top of page

Nexhbedin Basha: ODA DIBRANE SI INSTITUCION VLERASH NË POEZINË E HALIL RAMËS

ree

Në ditëlindjen e 65-të promovonon librin e 30-të me poezi dhe tregime të zgjedhura

 

ODA DIBRANE SI INSTITUCION VLERASH NË POEZINË E HALIL RAMËS

 

Nga Nexhbedin Basha

Gazetar & poet, kritik letrar

 

 

·      Autori i 30 librave vlerësohet me titujt “FISNIKËRIA E BASHKËSISË DIBRANE” dhe “MIRËNJOHJA TIRANASE”… Halil Rama – “Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetar Nderi i Bulqizës”, profili krijues i të cilit është botuar edhe në veprat madhorë të shkrimtarit filozf Zekeria Idrizi “Portrete shkrimtarësh” (fq.195-199) dhe  “Jetëshkrime dhe vepra miqsh e shokësh të shquar” (fq.126-129) të Prof. dr. Hajri Shehut, në librat e tij të fundit “40 vepra letrare të 40 autorëve të skaner” dhe “Dibra dhe dibranët në panteonin e vlerave”, vjen si promovuesi më i mirë i veprës letrare të shkrimtarëve dhe artistëve dibranë që renditen me elitën krijuese të kombit, si: Haki Stërmilli,  Muharrem Xhediku, Hazis Ndreu, Prof. dr. Bujar Kapexhiu, prof. dr. Fatmir Terziu, Ahmet Prençi e Lutfi Hanku, Hysen Dervishi, si dhe të poetëve dibranë: Sakip Cami, Barie Cupi, Avni Ndreu, Demir Rusi, e Hamdi Skeja dhe të monografive për Naim Plakun e Musa Riçkun të autorit Shaqir Skarra


Në ditëlindjen e tij të 65-të, më 28 Tetor 2025, gazetari dhe shkrimtari Halil Rama përjetoi dy gëzime: promovimin e librit të tij të 30-të “ODA DIBRANE” (me poezi dhe tregimet të zgjedhura dhe vlerësimin me titujt “MIRËNJOHJA TIRANASE” dhe “FISNIKËRIA E BASHKËSISË DIBRANE”, nga dy shoqatata përkatëse, më të mëdhatë e më dinjitozet në metropolin shqiptar.

Qoftë dhe vetë motivacionet e dy titujve:

Në vlerësim të kontributit të dalluar në evidentimin e figurave dhe personaliteteve të jetës artistike, patriotike dhe atdhetare të trevës së Dibrës, shkrimtarit, publicistit, gazetarit dhe poetit, si dhe lëvruesit të mjaft skenarëve, programeve dhe dokumentarëve televizivë.” (Nga Bashkësia Dibrane) dhe “Gazetar, shkrimtar me vlera të veçanta. Me një aktivitet të gjatë e të çmuar në fushën e gazetarisë, publicistikës dhe më gjërë, për kontribut të veçantë ndaj komunitetit dhe Shoqatës ‘Tirana’ në pasqyrimin dhe promovimin e kulturës dhe traditës tiranse. Për pasqyrimin me profesionalizëm nëpërmjet mediave të shkruara dhe elektronike, të shumë aktiviteteve të shoqatës” (nga Shoqata “Tirana”) që u publikuan në këtë event mbresëlënës nga kryetarët e dy shoqatve: Prof. asoc. dr. Saimir Shatku dhe Prof. Dr. Ruzhdi Keçi,  reflektojnë produktin mediatik dhe letrar të Halil Ramës në ruajtjen e kujtesës historike dhe dokumentimin e vlerave kombëtare.


Autori i libri poetik
Autori i libri poetik

Po në këtë linjë qe edhe vlerësimi i Halil Ramës nga OBVLP me CERTIFIKATË MIRËNJOHJE” me motivacionin: “Për drejtimin prej 25 vitesh me kompetencë e profesionalizëm të faqes ‘VETERANI’, duke e bërë atë konkurruese dhe dinjitoze në tregun mediatik shqiptar, si evidentuese dhe promovuese më e mirë e vlerave të LANÇL dhe të historisë sonë kombëtare në tërësi, dhe të personaliteteve të saj të të gjitha kohërave.”, që ju dorëzua nga kryetarja e kësaj organizate Tatjana Parllaku Çarkaxhiu.

Në takimin promovues që u mbajt në Kinema “Maks Velo” Tiranë, mes qindra miqve, familjarëve e të afërmëve të këtij autori qenë dhjetra personalitete akademikë e të letrave që vlerësuan krijimtarinë e tij dhe veçanërisht librin “ODA DIBRANE”.

Vetë autori Rama, ndër të tjera tha se: “Në këto 35 vite të shoqërisë së lirë ka një fluks të madh potetësh, të vjetër e të rinj, poezinë e të cilëve e ndeshim thuajse çdo ditë në rrjetet sociale.., por mua, nga dilema për t’u bërë ose jo pjesë e kësaj oqeanopoezie, më ‘shpëtuan’ miqtë mi: Dr. Mujë Buçpapaj – ndër poetët dhe analistët shqiptarë më të vlerësuar nga intitucione e media prestigjioze ndërkombëtare; miku dhe bashkëpunëtori im i ngushtë Sakip Cami prej më se katër dekada, bashkëautorë i 6 monografive letare dhe zëvedëskryeredator i gazetës “Veterani”, ndër poetët, prozatorët dhe publicistët e mirënjohur tashmë; Emmy Krosi – poete, prozatore dhe ndër zërat më të spikatur të kritikës së sotme letrare,  Shpendi Topollaj – publicist, poet, prozator dhe kritik i njohur letrar; poeti dhe poublicisti i njohur Nexhbedin Basha redaktorja e këtij libri – zonja fisnike e me inteligjencë të rrallë Nadire Kadaraku, si dhe kuadri dhe drejtuesi ekselente Irfan Dashi, etalon i ndershmërisë dhe përkushtimit qytetar (auror i dy librave),  të cilët me ekspertizën e tyre më krijuan besimin për ta botuar këtë libër me poezitë dhe tregimet e mia të zgjedhura”.

Dhe ja disa nga vlerësimet e tyre:

MUJO BUÇPAPAJ: “Halil Rama është zëri që mban gjallë kujtesën dhe dinjitetin shqiptar përmes fuqisë së fjalës. Pena e tij ka ruajtur dinjitetin e fjalës shqiptare. Ai është ndër ata krijues që në një kohë kur fjala shpesh humbet, e ka ngritur penën në kult të kujtesës dhe të ndershmërisë kombëtare. Me mbi tridhjetë libra në poezi, prozë, publicistikë e monografi, ai përfaqëson tipin e rrallë të intelektualit që ndërthur artin me përgjegjësinë qytetare dhe dashurinë e thellë për Atdheun. Në 65-vjetorin e tij dhe me rastin e botimit të librit më të ri “Oda Dibrane”, Halil Rama dëshmon sërish se për të letërsia nuk është zbukurim fjale, por akt shpirtëror dhe identitar…Në këtë vepër, fjala merr aromën e Dibrës – vendlindjes së tij – ku mikpritja, besa, burrëria dhe dashuria për njeriun janë rrënjë të thella të shpirtit shqiptar”.

PROF.DR. SAIMIR SHATKU: “Ky libër bart vlera shumëdimensionale, jo vetëm për lëndën tejet të pasur e të larmishme, por parasëgjithash për stilistikën e veçantë të këtij autori, gjuhën e pasur dhe mjetet shprehëse domethënëse. Kësisoj mund të konkludojmë se ky është një libër sa intrigues aq edhe mbresëlënës. Mesazhi këtu përcillet qartë sidomos tek poezia “ODA DIBRANE”: “Oda dibrane:/ Besa e burrit/, Qëndresa e trimit/, Përkrahja e mikut/, Çerdhe e patriotizmit/…. Oda dibrane/ Mençuria e fjalës/ Urtësia e të moshuarve/ Fundi i armiqësive/ Kënaqësia e muhabetit/ Burim i humorit/ Shpërthimi i këngës/ Sheshi i kërcimit…/ Jehona e të qeshurit…” Në këtë poezi që autori e ka vendosur jo pa qëllim titull të librit evidentohen qartazi variacionet poetike në formë mozaiku që shkrihen në kodet nëntekstuale nëpërmjet të cilave ai i ngre një kult botës dibrane, nderit, dinjitetit, virtytit, arketipit social, etik dhe filozofik të dibranit që motivohet nga zgjuarsia, maturia, etj”.

SHPENDI TOPOLLAJ: Halil Rama, mbetet një nga zërat më të fuqishëm dhe më të spikatur në evidentimin e vendit që Dibra dhe dibranët zënë në rrjedhat historike të Shqipërisë. I urtë dhe i thjeshtë në sjellje, dhe pa kurrfarë dëshire për t`u dukur, gazetari, poeti dhe shkrimtari i plot 30 librave, dhe do të shtoja; veprimtari Halil Rama, Mjeshtër i Madh, gjithë dijet, kulturën dhe përvojën e tij, i ka vënë gjithmonë në shërbim të çështjeve madhore të Kombit tonë dhe domosdoshmërisë së instalimit të demokracisë të vërtetë. Është e njohur për lexuesin qysh herët veprimtaria e tij, si letrare, ashtu dhe publicistike, e cila pasqyrohet edhe te libri i tij me poezi dhe tregime që po paraqitet sot, me titullin ‘Oda Dibrane”.

EMMY KROSI: “Halil Rama është një krijues me mendim e individualitet të spikatur…Libri i tij i 30-të ‘Oda Dibrane’ është një zbritje në ‘terrenin e fjalës magjike’ – poezinë, si një hap të ri krijues pas veprës së tij publicistike. Përmes poezisë dhe prozës kërkon të gjejë dimensionin më shpirtëror të vetvetes. Libri ‘ODA DIBRANE’ ka strukturë të qartë dhe të menduar, i ndarë në gjashtë cikle tematike që përfshijnë historinë, vendlindjen, familjen, personalitetet, motivet popullore dhe meditimet. Kjo ndarje tregon një krijues të ndërgjegjshëm për materialin e vet poetik, që kërkon të shprehë jetën, kujtesën dhe ndjenjën kombëtare në shumë drejtime. Në të gjenden motive baritore dhe folklorike që e lidhin me traditën e Dibrës dhe me poezinë e Naim Frashërit. Vargjet kanë ngrohtësi shpirtërore dhe tingëllimë melodike, që mbartin sinqeritet e dritë brenda fjalës. Kështu Halil Rama arrin të bashkojë penën e publicistit me ndjeshmërinë e poetit, duke ndërtuar një univers ku bashkëjetojnë historia, familja, dashuria, atdheu dhe meditimi.  Ai e ngre Odën Dibrane në institucion vlerash, duke sjellë një pasuri të re për letërsinë bashkëkohore shqiptare, që ruan rrënjët e traditës, por i flet me gjuhë të ndjeshme dhe moderne shpirtit të sotëm”.

NADIRE KARADAKU: “Libri ‘Oda Dibrane’ është kurorë e pjekurisë krijuese të autorit Halil Rama. Është një vepër e larmishme në tematikë dhe formë, që bashkon traditën me risinë, duke e bërë poezinë e tij të jetë e kuptueshme, e pastër dhe me ritëm të gjallë. Poezia e tij dallohet për gjuhën e thjeshtë, por të ngrohtë, që e bën librin të lexohet me një frymë dhe të lërë mbresa të thella tek lexuesi. Sidomos te poezitë familjare (“Nëna ime më e mira”, “Fjalëpak e punëshumë babai im”) dhe te ato kushtuar personaliteteve të njohura shqiptare si “Haki Stërmilli”, “Margarita Xhepa”, “Shefki Karadaku”, “Teodor Laço”, “Sokol Olldashi” e “Hazis Ndreu”.  Në këto poezi shfaqet respekti i thellë i autorit ndaj figurave që kanë lënë gjurmë, duke gërshetuar frymën e poezisë shqiptare me elementë të poezisë botërore. Lirikat e tij  mbështeten në filozofi jete, të ndërtuara mbi kultin e së bukurës dhe të përjetimit njerëzor. Në librin ‘Oda Dibrane’ Halil Rama shfaqet si poet i ndjenjës, i respektit dhe i përkushtimit, duke i dhuruar lexuesit një vepër që ndërthur dashurinë për familjen, traditën dhe artin.”

SAKIP CAMI: “Halil Rama, vjen me këtë libër si poeti i ndjenjës, kujtesës dhe dashurisë që kthen jetën në poezi. Libri ‘Oda dibrane’ është një mozaik ndjenjash njerëzore dhe një pasqyrë e shpirtit krijues dibran, më shumë se një objekt kritik akademik. Në të dallohet dimensioni njerëzor i poezisë, ku dashuria për nënën, bashkëshorten, fëmijët, miqtë dhe idealet atdhetare formojnë boshtin tematik të veprës. Kjo tregon që  poeti këndon me shpirt dhe e ndërton botën e tij poetike mbi ndjenjën, kujtesën dhe përkushtimin. Poezia e Ramës është intime dhe universale njëkohësisht, sepse lind nga përjetimet personale, por prek ndjenja që u përkasin të gjithëve”.

IRFAN DASHI: “Si dëshmitar në vetë të parë i procesit të ngjizjes e krijimit të pothuajse të gjithë krijimtarisë së Halilit, që nga monografitë dhe deri tek libri që promovojmë sot “Oda Dibrane”, dua të veçoj se në qendër të tij është poezia, kjo gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat e frymëzimi shprehen në vargje që dëshmojnë për pasionin, zellin e përkushtimin me të cilin Halili punon”.

Si autori i këtij reportazhi unë do të thoja se poezitë dhe tregimet e zgjedhura të autorit Halil Rama (“Dashuri të stuhishme në plazhin e gjeneralit”,  Zonja me tri shtetësi dhe tri shtëoi”,  “Rebelimi i qenit mavis”), etj nuk janë thjesht kombinim tingujsh apo shkrimesh, por trashëgimi, dritë dhe udhërrëfyes i shpirtit. Në 30 librat e Halil Ramës, fjala bëhet mbajtëse e kujtesës kolektive, përmbledh histori, ndjenja, heroizma dhe dhimbje të brezave të kaluar, duke jetuar dhe fluturuar tek lexuesi si një pasqyrë e së kaluarës dhe një dritë për të ardhmen.

Si autori i 30 librave ai uvlerësua edhe me titujt “FISNIKËRIA E BASHKËSISË DIBRANE” dhe “MIRËNJOHJA TIRANASE”… Ndryshe nga ndonjë skeptik autodidakt që nga xhelozia e shfrenuar e akuzon dhe fyen në rrjetet sociale, unë dua të pohoj dhe vlerësoj se Halil Rama – “Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetar Nderi i Bulqizës”, profili krijues i të cilit është botuar edhe në veprat madhorë të shkrimtarit filozf Zekeria Idrizi “Portrete shkrimtarësh” (fq.195-199) dhe  “Jetëshkrime dhe vepra miqsh e shokësh të shquar” (fq.126-129) të Prof. dr. Hajri Shehut, në librat e tij të fundit “40 vepra letrare të 40 autorëve të skaner” dhe “Dibra dhe dibranët në panteonin e vlerave”, vjen si promovuesi më i mirë i veprës letrare të shkrimtarëve dhe artistëve dibranë që renditen me elitën krijuese të kombit, si: Haki Stërmilli,  Muharrem Xhediku, Hazis Ndreu, Prof. dr. Bujar Kapexhiu, prof. dr. Fatmir Terziu, Ahmet Prençi e Lutfi Hanku, Hysen Dervishi, si dhe të poetëve dibranë: Sakip Cami, Barie Cupi, Avni Ndreu, Demir Rusi, e Hamdi Skeja dhe të monografive për Naim Plakun e Musa Riçkun të autorit Shaqir Skarra. Ndërsa në disa poezi të librit të tij të 30-të përcjell vlerat e Odës dibrane si institucion më vehte.

Me intuitë profesionale dhe ndjenjë artistike, moderator i këtij eventi Dëfrim Met’hasani i dha këtij momenti gjallëri, emocion dhe dinjitet. Ai nuk ishte thjesht moderator i një aktiviteti, por bashkëudhëtar në rrugën e kujtesës së Halil Ramës, duke i dhënë fjalës ritëm, zë dhe shpirt. Në atë paradreke, dy Mjeshtra të Mëdhenj – Halil Rama dhe Dëfrim Met’hasani – u bashkuan në një fjalë të përbashkët: dashurinë për njeriun, për artin dhe për Shqipërinë.

Po ashtu Kryetarja e Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, u bë pjesë e një momenti domethënës për kulturën dibrane dhe mbarëshqiptare – promovimit të librit “Oda Dibrane” të poetit e studiuesit Halil Rama. Ajo tha se ky vëllim, i botuar në 65-vjetorin e autorit, është një himn ndaj njerëzve të shpirtit, miqësisë dhe rrënjëve tona kulturore.

Veteë autori H.Rama shprehu mirënjohje për zërat që e ngritën në kult ndjenjën – Liri Rasha, Bledar Kaca, si këngëtar dhe aktori Llesh Nikolla si interpretues i disa poezive të librit “ODA DIBRANE”.

 

 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page