top of page

Personaliteti i eruditit Eshref Ymeri



Personaliteti i eruditit Eshref Ymeri rrit prestigjin e Akademisë së Shkencave Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup


Në mbështetje të propozimit të akademik Flori Bruqi dhe akademik, Kujtim Mateli për vlerësimin e Prof dr. Eshref Ymerit.

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj


Personaliteti i shquar i kulturës kombëtare, eruditi, përkthyesi, frazeologu i veçantë dhe publicisti i shquar, akademik Prof.dr. Eshref Ymeri, i ka dhuruar kombit dhjetëra vepra studimore dhe përkthime. Akademik Ymeri, si një vlerë e kulturës kombëtare ka pasuruar fondin e artë shkencor të katedrës së gjuhësisë me përgatitje tekstesh mësimore, lëndë studimore praktike dhe kurse leksionesh që iu vijnë në ndihmë studentëve. Ai është i njohur në botën diplomatike rajonale, kontinentale dhe nd/kombëtare pasi ka qenë përkthyes gojor i gjithë delegacineve shqiptare apo të huaja gjatë periudhës së tranzicionit. Një gjini tjetër që ai lëvron është publicistika dhe analizat e tij politike të brilante që i vijnë në ndihmë politikës në vend dhe analistëve shqiptarë.

Individualiteti, studimet shkencore, krijimtaria shumëdimenionale dhe e pakundërshtueshme e Prof. Ymerit, sot shërben si një shkollë apo udhërrëfyese e të nxënit dhe dijes për gjithë studentët, studiuesit apo krijuesit dhe lexuesit .

Mbi të gjitha ai është një vlerë e pamohueshme sepse e ka pasuruar fjalorin e gjuhës shqipe, leksikografinë, me disa fjalorë frazeologjik që pa dyshim janë vepra madhore. Vitet më të bukura dhe më prodhimtare të jetës së tij, Eshref Ymeri ua kushtoi përpilimit të fjalorëve.



Duke filluar nga 1990 e deri në vitin, 2021, Eshref Ymeri ka botuar me bashkautorë, ose i vetëm 11 fjalorë, por unë do të veçoja katër fjalorët e mëdhenj frazeologjik, Italisht -shqip, Rusisht-shqip, Anglisht shqip dhe Frëngjisht-shqip, që vijojnë nga 34-35 000 deri në 40 200 shprehje frazeologjike. Është një punë e çmuar që duhet të përballohet nga një Akademi e tërë. Klurse Eshref Ymeri i përballoi i vetëm. Puna me fjalorët frazeologjik e Prof. Eshrefit është e çmuar në pasurimin e fondit të artë të kulturës kombëtare. Të tillë janë:

*Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore (me bashkautorë) (Botim i Akademisë Ushtarake, Tiranë,1990)

*Fjalor frazeologjik italisht-shqip (me bashkautor) Tiranë,1997).

*Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (me bashkautorë, Tiranë 2002).

*Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2007).

*Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (i pasuruar dhe i ripunuar) (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2007).

Redaktime fjalorësh :

*Fjalor rusisht-shqip (grup autoresh) Tiranë‰2005).

*Fjalor shqip-rusisht (autore prof. as. Mukades Mançe,Tiranë,2007).


Hartim dhe botim fjalorësh frazeologjik.

Puna e vyer me fjalorët frazeologjik, autorit të nderuar i jep një emërtim të veçantë, “Frazeolog” Eshref Ymeri.

*Fjalori frazeologjik rusisht-shqip, me 25160 shpehje, botim, 2015.

*Fjalor frazeologjik anglisht-shqip”, me 25 440 shprehje.

*Fjalor frazeologjik italisht shqip,

*Fjalor frazeologjik frëngjisht - shqip me 40 200 shprehje frazeologjike.

Ky fjalor u arrit nga puna me bashkautorë dy korifejtë të gjuhësisë, Eshref Ymeri dhe Sefulla Kata. Korrektorë letrar, Hava Ymeri, redaktor konsulent Prof.dr. Rami Memushi. Fjalori me 40 200 shprehje frazeologjike është një pasuri e çmuar e letërsisë ( leksikografisë) një vepër e rrallë e frazeologjisë së gjuhës shqipe, si dhe një vlerë e kolanës së kulturës kombëtare.

Prof,dr,Eshref Ymeri është duke punuar fjalorin frazeologjik shqip-shqip.

Për punën e tij studimore, pçr përkushtimin shkencor dhe profesional Eshref Ymeri, më 27 prill 2017, është pranuar anëtar Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve në ShBA, Prishtinç, Tiranë dhe Shkup, me seli në New York.

Eruditi Eshref Ymeri dallohet si një nga figurat e ndritura dhe me shumë vlera të kombit. Qysh kur u shpall Personalitetei Shquar i Labërisë më, 2019, i propozova Shoqatës Adhetare Kulturore Labëria, si institucion të propozonin për vlerësimin e Prof.dr.Eshref Ymerit.

Akademia e Shkencave vlerësimet mos t’i bëjë me partishmëri as me miltantizëm e Realizmit Socialist por për njerëzit e vlerave kulturore apo shkencore në dobi të kombit.

Si anëtare e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve po u drejtohem tri Akademive të Shkencave, Tiranë, Kosovë dhe Shkup për vlerësimin maksimal të Prof, dr. Eshref Ymerit.

Profesor Eshrefit i uroj shëndet dhe realizoftë veprat që ka në duar.

Respekte, Vilhelme

Vlorë, 28.1.2023

43 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page