PERSE NUK KA DEMOKRACI NE SHQIPERI?


Muharrem Xhydollari-Hudenishti

Qeverite shqiptare mbas vitit 1920, me boten i hapen udhet. Dhe atehere prej Shqiperise dolen “te paudhet”. Ata qe t’i thoshin kominternit, jemi te vlefshem per ju, shkuan ne Spanje ne 1936 te mesonin si beheshe vrases, dhe sesi mbyteshe bota ne gjak. Nga rreth 200 shpirtera te paditur qe shkuan, vetem Mehmet Shehu mundi te diplomoheshe si kriminel, e gjakatar kryesisht per – dhe ne kombin e tij. Qe kete gjakderdhje se fundimi e provoi dhe mbi vetveten.

Por, ne kete kohe qe ishin hapur udhet, jo pak djallezore shkuan dhe ne Parisin e Robespjerit, ku mesuan shume nga e kaluara Jakobine se si ndertoheshin dhe si funksiononin Revolucionet, per te cilat me vone Robespjeri i kishte quajtur te gabuara. Enver Hoxha vetem per keto mesime “u diplomua”, sa kur u kthye ne Shqiperine e varfer e te pushtuar, beri te pamunduren qe keshilltaret sllave te ishin me te suksesshem ne politiken e tyre kunder Shqiperise e shqiptareve, sesa ata keshilltare Angleze qe vepronin ne vendin tone gjate luftes. Shqiperine e mbasluftes e coi ne ate katrahure, sa shqiptaret arriten te mos e njihnin me njeri-tjetrin. E megjithate, jeta e tij perfundoi nen thirrjet e shqiptareve fatkeqe “Marsh nga ditet tona”.

Eh sa nxuarren jashte keto udhe te hapura… Kostandin (Koco) Pashko dhe Sejfulla Maleshova studiuan e studiuan ne Mosken bolshevike dhe mesuan se derdhja e gjak-vellait kish pas qene e ligjshme. Ata mesuan se si shkaktoheshe varferia, si organizoheshin festat, dhe se si funksiononte litari per te siguruar pushtetin e diktatures leniniste-staliniste. Dhe keta personalitete studioze perfunduan rrugeve dhe burgjeve, vetkuptohet per ate ideal qe vet e kishin injektuar.

Ne vendin tone fatkeq mbas vitit 1944, te paudhet, formuan pushtetin e tyre dhe gjate ketij pushteti ata u “nderzyen” me sllavo-kinezerine. Shtatzania e tyre shkoi gjate, afro gjysme shekulli. Krizat e lindjes ne fillimin e dekades se fundit te shekullit te njezet, nuk u shkaktuan lendime. Ata qete-qete linden Binjaket qe ua vune emrin PS dhe PD. Keta Binjake u rriten nen kujdesin e atij prindi shpirteror te diktatures, I cili u injektoi virusin e variantit shqiptar te Katovices, qe duke thirrur parullen “Poshte Komunizimi!”, te ngrinin lart komunistet me ekonomi te paligjshme, dhe si rezultat me nje pushtet ilegjitim. Ky pushtet ishte dhe eshte jashte standarteve perendimore, qe formalisht keta Binjake kerkojne te futen.

Binjaket ashtu sic I kane mesuar, hiqen sikur jane kunder njeri-tjetrit, por ideja e tyre eshte e njejte. Binjaket nuk I marrin per gjykim bemat anti-kombetare te njeri-tjetrit, por bejne cdo gje per tu siguruar imunitetet penale te secilit prej tyre.

Eee, shqiptaret mbeten turme, ku instikti eshte gjithandej e mendimi asgjekundi… Binjaket turpshem e deshtuan tranzicionin e pretenduar. Ata nuk ndertojne demokraci, sepse nuk jane demokrate…

6 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif