top of page

PER LIBRIN E RADIJE HOXHA


Nexhi Baushi

DISA SHENIME MODESTE PER LIBRIN E RADIJE HOXHA - DIJA “GJENIU pleqnon CMENDINE time”.


Që të bësh një analizë ose një recensë librit të Radije HOXHA * DIJA* “GJENIU pleqnon CMENDINE time”, kërkon një përgatitje të mirfilltë, duhet të jesh e asaj fushe dhe një gjuhëtare e sprovuar ,gjë të cilat mua më mungojnë, për shkak se jam e një profesioni tjetër.Por duke u nisur nga dëshira e madhe, mbresat impresionuese kur lexon këtë libër si dhe mbresat që të len personalisht Dija nuk mundesh pa shkruar diçka ,qoftë edhe thjeshtë, sipas mënyrës si e perceptoj unë këtë libër nga këndveshtrimi im.

50 poezitë dhe 6 skicat ose prozat e shkurtra poetike që përmblidhen në 90 faqet e këtij libri tejet simpatik janë të shtrira gjërësisht në kohë dhe thellësisht në shpirt të cilat lënë një gjurmë impresionuese. Dija me profesion mjeke,por është një gazetare me shumë përvojë në lëmin gazetaresk dhe si e tillë brumi i gatuar nga kjo përvojë ka bërë që kuzhina e saj poetike të na serviri një meny tepër të pasur për nga tematika, llojshmërija,përjetimet personale,ndjenjat të cilat përçohen në libër herë me dhimbje therëse, herë ironike dhe herë me humor të cilat asaj nuk i mungojnë.Në shkrimet e saj Dija është e ndërgjegjëshme për atë çka shkruan dhe nuk e ndal dot,ajo nuk hesht para asaj që sheh,por ngihet me vrull dhe guxim dhe është e sigurtë se së paku do të mund t’ja dalë mbanë.


Në librin e saj ne do të lexojmë me ëndje fabula të herëshme,fjalë të pa shprehura dashurie,do të gjejmë proza të shëndetëshme poetike herë herë me mjaft ironi,alegori,herë enigmatike dhe herë tepër moderne të pasuruara me fjalor shkencorë.Autorja me elegancë e imagjinatë, ka shpalosur me shumë kurrajo femërore poezinë e saj, e cila është pjesë e pandarë e shpirtit të saj fisnik ,ajo kërkon ngulmësisht “një gjykatë që të mbrojë të drejtat dhe liritë e fjalëve të pathëna për dashurinë ‘’.Arqile Gjata.

E tërë krijimtarija e saj është mjaft e lexueshme dhe e shijëshme.Por unë sic thashë edhe më lart nuk marr përsipër të bejë “Analizën letrare” të vlerave poetike dhe estetike të librit,por dua te nenvizoj nje vleresim te Dijes nga Kolec Traboini:

“Dija! E thjeshtë dhe e bukur si zambak Prizreni, e mistershme si fantazmë persiane. Ndaj të duket, ndoshta jo e gabueshme, se vet Dija është një poezi’’, dhe sic është shprehur z.Arqile.Gjata :

DIJA ËSHTË VETË NJË POEMË!

Ndërsa në libër Dija na vjen me vargje të sofistikuar,por të jetuara, kanë lënë gjurmë të thellë në ndërgjegjen e saj, e brengosin, por nuk e burgosin,mendimet i len te lira, shpërthyese e nxjerrin ne pah karakterin e saj ,ato cka ka përjetuar ajo si gazetare me pervojë.Në jetë Dija është tjetër, është e thjeshtë e dashur,me humor,është një grua tepër inteligjente dhe kulturë të gjërë,ndodhet pranë njerzve,halleve,brengave, e me zemër të madhe.

Nga i gjithë libri unë do të vecoja poezinë “Bëhu gruaja ime” si poezi tepër moderne,por që të lë një shije të mire sa nuk mundet ta heqesh nga mendja,kjo poezi ka mundur të tregojë që Dija është një poete e emancipuar dhe tepër femërore;

BEHU GRUAJA IME

Me t’i thënë të drejtën

Unë si Dija që jam

As vetë nuk di,jam burre a grua

Por ti sot

Më dukesh teper i bukur,femëror

Dhe dua të t’i falë të gjitha huqet

Që të bejnë ai që s’je.

……………………………………

Hajt,bëhu burrë dhe bëhu gruaja ime!

Mirë?

Por si adhuruese e poezive për nënën,mendoj se një vend të rëndësishëm midis poezive të Dijes zë poezia ‘’Nëna Është Inkarnimi i Zotit’’ ku paraqitet madhërishëm poetikisht figura e NËNËS.

‘’Çkado që të jesh; ateist, besimtar, poet,

shkencëtar a gomar

ti kurrë s’do kuptosh se nëna është një shkencë

laike.

mbi epokat, ligjet, ferret e parajsat e

mendjes sonë.

Nëna është pendimi(herët a vonë)

Është ndërgjegja e vonuar, faji

atëherë kur s’ bënë punë as

gazi as vaji.’’

Pa dyshim edhe poezija “GJENIU PLEQNON CMENDINE TIME”,me te cilen eshte pagezuar dhe vetë libri është tepër sinjifikativ sepse ekspozon me mjaft finesë figurën e madhe të këngëtares së madhe kosovare Nexhmije Pagarusha:

Sot

Gjeniu i Nexhmije Pagarushës

E zuri në flagrancë çmendine time.

Ia mbylli veshët me kufje

E uli para ekranit të kompjuterit

Dhe në mikrofon i tha;

-ja,kjo është ekspozita e parë

E organeve të tua të brendëshme,

Kërko!

Në intervistën dhënë gazetarit Sokol DEMAKU më 15 Nëntor 2012 pyetjes: Nga librat, cilin quani sukses, kë konsideroni suksesin tuaj më të madh?

Dija do ti pergjigjet në këtë mënyrë:

Të gjithë librat e mi janë sukses, sepse janë pjesë e jetës sime! Janë historia ime, frymëzimi im. Sot, në distancë kohore, shoh se kam poezi antologjike! Për dallim nga disa të tjera qe po ti kisha tani në dorë…(që thotë Driteroi) ‘do dija si do ti dhëndërroja”! Hehehe…

Në manifetimin poetik Ditët e poezisë Korçare në Shqipëri, libri “GJENIU pleqnon CMENDINE time” fitoi Çmimin e Kristaltë

Vetë Dija është një kristal , me plotë vlera,e mua nuk më mbetet gjë tjetër vetëm t’i uroj asaj suksese të vazhdueshme në jetë e në krijimtarinë e saj të mrekullueshme.

22 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page