PER GJYKATEN SPECIALE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Aug 22, 2020
- 2 min read

Faji per gjykaten speciale, kryesisht bie mbi ne.
Ajo qe me se shumti ju ka munguar Shqiptareve gjate gjithe historise, eshte unifikimi apo siq thote populli te qenit "me nje goje". Thuajse kurr nuk kemi pasur unifikim, edhe kur kemi pasur te bejme me rrethanat specifike dhe jetike per shtetin dhe kombin tone, kakofonia ka qene prezente ne vend te unifikimit. Po te kishim pasur unifikim te faktorit luftarak dhe atij paqesor, para lufte, gjate luftes dhe pas saj, Kosova tash do te ishte shume me e avancuar ne rrugen e saj shtetformuese, zhvillimore dhe prosperuese. Mos unifikimi na ka sjellur pasoja te cilat edhe sot nuk po mund ti eliminojme.
Me aprovimin e raportit te Martit ne parlamentin evropian, ka qene e ditur qe do te vijme deri te kjo situate. Poashtu me votimin ne parlamentin tone, eshte ditur se ata qe jane permendur ne raport do te thirren ne gjykate. Eshte per tu pershendetur veprimi i Hashim Thaqit, Kadri Veselit dhe te tjereve, qe e kane vendosur interesin e shtetit para atij personal, duke e votuar gjykaten qe te mos na e imponohej keshilli i sigurimit i OKB-es.
"Asnjehere nuk ka pasur lufte te mire, ose paqe te keqe", thote Benxhamin Frenklin, por lufta e jone çlirimtare te ciles i ka prirë UÇK-ja ka qene e drejte, duke i sjellur lirine e pritur me shekuj kosovareve qe kane perjetuar shume vuajtje te tmerrshme.
Gjykata speciale dhe asnje tjeter nuk mund ta njollosin luften tone çlirimtare.
Ne çdo lufte ka gabime, e te ne ka pasur edhe menjehere pas lufte, andaj po te kishte funksionuar shteti ligjor duke i zbardh dhe gjykuar shume vrasje qe kane ndodhur, nuk do ta kishim fare kete gjykate.
Individet, pa marr parasysh kush jane, nuk jane UÇK-ja e as populli, se ne luften tone te lavdishme çlirimtare ka qene i kyqur ne forma te ndryshme i tere populli i Kosoves.
Shpresojme qe gjykata te jete e drejte dhe te akuzuarit eventual te shpallen te pafajshem, pasi qe lufta e jone ka qene e drejte, e paster dhe çlirimtare.
Kjo gjykate do ti hedh posht shume rrena e insinuata nga raporti i Dik Marit, duke e vertetuar pastertine dhe vleren çlirimtare te luftes sone, te udhehequr nga UÇK-ja.
Comments