Pellg
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 8, 2023
- 1 min read

Pellg
Astrit Lulushi
Buzë një rruge
Një pellg i errët
Agim i zbehtë
Shi i ftohtë bie.
Vetëm, një njeriu qëndron
Duke mbajtur tre monedha.
Ai i bie pellgut
Tri herë në shi
Dhe ofron monedhat
te një pemë e lashtë
Pastaj përkulet mbi ujë
Shikon veten, në sfond
Një qiell argjendi.
Agimi po godet pellgun
Një peshk në thellësi të tij?
Uji qetësohet përsëri
Qielli flakëron i kuq.
Njeriu ngrihet
Asgjë nuk ka ndryshuar
Por të nesërmen një erë
fryn ngrohtë nga deti.
Comments