top of page

Pelegrinazhi i hijes


Nga F. Terziu


Përmes mikro-vrimës pi gjithnjë e më shumë gojëdhënat, mitet, legjendat, të dhënat e të padhënat, ashtu sikurse ndodh edhe me të sajuarat e të thënat … Të thënat, që e dinë se çdo hije, ka pas dhe një dhimbje. Pi dhe dehet. Dehet sikurse dehet e padukshmja. E vështrimi mbetet anonim. Shikon dhe dëshmon. Shikon dhe dikton rënien e parë të ujit. Sipërfaqe e shtriqme gjerë e gjatë atje lart. Sipërfaqe pa një bazë, pa çati në majë!

Pason me të vërtetën që di dhe që e ka në sy, si kopjen e origjinalit. E përcjell dhe mbjell si të korrat e fjalës. Dhe të korrat e fjalës mbillen butë e butë. Butë e urtë në një sy, që buron e buron rreth bojrave, që vetë syri ia larushon sipërfaqes së ujit të qetë. E butësia, në kundërshti me fjalën e sipërfaqen e saj të vrazhdë, na depërton përmes mikro-vrimës andej nga ku janë vetëm pritjet e heshtura, andej nga ku janë e ndodhin të gjitha çështjet, që do të krijohen nga kjo pikë e parë e ujtë. E ujtë si në atëmot. Si në atëkohë. Si në atëardhje.


Pelegrinazhi i hijes. Pelegrinazhi i hijes e shikon atë dhe tërheq perdet në reflektimin e saj. Trupi mbetet si një material. Si një material akoma në bërje. Zvarritja pelegrinazhe e parë dhe më e rëndësishmja jo-lumore bredh dhe rrjedha është një sfinks, që del nga zemra zjarr - brendshëm dhe zjarr – jashtë. The Fjala e bën fjalë. Fjalë-rrjedhë e përsosur në këndin më të mirë. Përtej nadirit deri në zenit. Pelegrinazhi i hijes hedh sytë mbi të, sikurse di vetëm vetëm Hija. Format dhe konstrukti i saj po depilojnë lirikisht fjalën e strukur leshtërisht në fytyrë: Kryevepër e pastër pa një pasqyrë!

Duke tërhequr kohën, përsëri dielli lind në korsinë mesatare të qelqtë e reflektive. Reflektivja bëhet një strukturë e fjalëtjetërsuar në atë ku mbetet kutia e saj e zezë. Kutia e zezë shënon se është vetëm një tabelë e errët në fund të ditës! Hëna është akoma në hënë mbi një gyp të sublimuar e të paprekur. Ajo i tërheq të gjithë, detin e fuqishëm, që toka nuk mund ta mbajë brenda xhelozisë së saj dhe sinkronizohet në ciklin e ujit femëror. Në këtë pikë Pelegrinazhi i hijes zbrapset. Fjalët mësyjnë dhe ato që luajnë janë ngjashëm si artet.


Sa miliona, pyesin veten se për ku është nisur Pelegrinazhi i hijes? Hapi i Pelegrinazhit të hijes shtrihet në rrethin 360 gradë. Skanon të gjitha gjërat në momentin e parë, ende nuk gjen fund! Mes këtij rrethi ujor noton ende toka e parë. Toka, që miliona vjet u përpoq shumë për të kafshuar udhën e tij, për të shtypur gjurmën e saj!

Pelegrinazhi i hijes ecën e pi si një model. Natyra nuk është kurrë e pabarabartë në dorën e fshehur ku pi. Pelegrinazhi i hijes ka ndëruar modë në fjalë, ligjësi, ligje të reja, izolime, mite. Pelgrinazhi i hijes nuk lindi sot, ai erdhi dhe u rrit në vite. Në mote e vite, e riktheu depilimin lirik me të tjera shtigje: Rroftë, rroftë karizma digjitale në rritje!

38 views1 comment

1 Comment


Muça Vladimir: Një këndvështrim filozofik i marëdhanjeve transhindente të njeriut dhe hijes së tijë si një paradigmë e cila e ndjek gjatë gjithë jetës si një amorfë kontraversit të subkoshiencës

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page