PEJA s`kualifion Pojanakun, një poetët me më tepër çmime vlerësime ne arrenen ndërkombëtare
Poeti i njohur shqiptar Pojanaku, fitues i Pendës së Argjendtë në poezi, në Shqipëri si edhe me mbi 20 trofe ndërkombëtare, është s`kualifikuar në Pejë, në takimet letrare Azem Shkreli.
Një tjetër çudi shqiptare.
Jo vetëm kaq, por poeti i madh Azem Shkreli, siç ua kemi bërë të njohur , në emër të të cilit mbahet ky aktivitet , ka vlerësuar me nota të larta krijimtarinë e Pojanakut që në fillimet e para.
I pyetur për këtë moskualifikim nga Shtëpia botuese Sfida për Fjalën e lire, Pojanaku u shpreh:
“Gjithnjë ka qënë e vështirë për poetët të vlerësohen në vendin e tyre.
Nuk di pse.
Madje ende quaj surprizë çmimin prestigjioz "Penda e argjente" në Poezi,në Shqipëri për vitin 2003.
Në Pejë konkurrova me poezinë " Puthja tragjike e muajit shkurt". Ndoshta juritë tona janë më skrupuloze se ato të huajat,ndoshta...
Por një vështrim që ju hodha poezive për takimin Azem Shkreli, pashë që shumë poezi të ndjera janë lënë jashtë finales. Kam lexuar diku se edhe dështimet të çojnë në fitore, mbase edhe juria e nderuar e Pejës, ka patur parasysh këtë postulat në finalizimet e Saj.
Më tej poeti shqiptar buzëqesh lehtë dhe flet me anth dhe emocion për pritshmërinë në daljen e rezultateve të ëmimit ndërkombëtar Migelanxhelo Buanarroti, në Milano.
Eris Pojanaku
Shtëpia botuese Sfida,Tiranë.
Poezia konkuruese
PUTHJA TRAGJIKE E MUAJIT SHKURT
I shkurtoi ditët për të afruar çastin e puthjes me pranverën.
E ka pritur atë puthje si dashnori më i zjarrtë.
E ka ëndërruar edhe në më të ashpërin acar.
E do atë puthje edhe pse zgjat sa vesa mbi një petal.
Edhe pse ajo puthje magji
Do sjellë vetëm të tijën tragjedi,
Vdekjen e tij,
Por
Është aq e ëmbël ajo puthje, aq...
Sa edhe theror të biesh,
Është pak,
Shumë pak...
Pas puthjes,
Flijimi i tij,
Sjell një perandori dashurie...
Comments