top of page

Peja lexon romanin “Blirët e Pejës”



Peja ka kohë që ka në duar romanin “Blirët e Pejës” të autorit Fatmir Terziu. Këtë ma njoftuan kohë më parë e përditë e më shumë, që nga koha kur kopjet e para mbërritën atje në mesin e intelektualëve të tillë që janë përditë e më shumë në listën e kërkesave, si lexues të mirëfilltë, intelektualë me emër dhe njerëz që mirëpresin këtë roman të veçantë, që kushtoi vite të tëra kërkimesh në arkivat britanikë dhe australiane. Janë ata që tashmë përcjellin mesazhet e tyre nga Peja, të respektuari intelektualë me vite si:

1. Mustafa Radoniqi-avokat

2. Mr. Mustafa Maloku-prof. universitar dhe avokat

3.Xhelal Radoniqi, avokat,

4. Arch. Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunes i Pejes

5. Xheral Ibrahimit ing.dipl. i ndertimtarise,

6. Agim Jaka, prof. i gjuhes dhe letersise shqipe,

7. Muhamet Kelmendi-drejtor i Depart. te pergjitheshem,

8. Kaqusha Jashari- piktore dhe inxh. i ndertimtarise,

8. Prof.Dr. Mazllum Belegu, prof. universitar, perkethyes i Hematologjise me te njohur angleze.

9. Minush Hoxha, poet, publicist, analist dhe avokat.

Dhe lista e gjatë vazhdon përditë të shtohet me më të riun Fabian Bardh Hoxha.

Kjo kërkesë e madhe e leximit të romanit më ka detyruar të flak tej modestinë shprehet autori i romanit dhe të detyrohem të shpreh atë që në fakt e ndjej si obligim për përkushtimin, kohën, mundin dhe realizimin ekëtij romani me rëndësi tejet të mëdha e fakte të panjohura më parë. Në këtë rast jetëudha e romanit është vetë rruga e tij ... Lexuesit janë ata që e zgjasin, ose e ngushtojnë këtë jetëudhë.


Shënim ditari pas leximit të romanit ,,Blirët e Pejes" të prof.dr. Fatmir Terziut:

Shënim-insert /i pafiltruar ende nga një analizë / nga romani ”Bliret e Pejes” të shkrimtarit Fatmir Terziu.

…Si preokupim për një shkrimtarë (Peja e v.1036), patjetër që është i pazakonshëm, por që të ketë depërtuar aqë në thellësi sa për të identifikuar mahnitëshem saktësisht kohën, hapësirën dhe karakteret e personazheve, është vërtetë një eveniment i rrallë. Po gjuha me të cilën u fletë personazheve dhe gjuha të cilën e fletë me personazhet, me opinionin, me lexuesit, ajo fjalia e kondenzuar për tu shpërfaqë nepërmjet një filosofie në dukje të pare vështirë e kuptueshme, e sa ta lexosh njëherë /se fraza e Z. Terziut ka kapërcyer skalitjen e mundimshme të gjatë të çekanit të skulptorit gjuhësor bravuroz për ta mare trajtën shprehëse zotëriçe, trajtën me një zotësi të pakufizuar të të shprehurit të kuptimeve, ngjarjeve, gjëndjeve e kohërave dhe, po dashti lexuesi ta ndjejë magjinë dhe ëmbëlsimin e kuptimit, ta lexoj më shumë se njëherë dhe fare vëmendshem/. Dialogu midis personazheve është i shkurtër por i thellë, me një lirizim jo gjithaqë të dukshëm e megjithate të pranishëm, i thënë nepërmjet një leksiku rrallë aqë të begatshëm /z. Terziu është kampion i fjalëformimit/ , me një zhargon zhurnalistik e megjithate romanesk, me faktografi historike, megjithate jo kronikë e mërzitshme, një kundërthenshmëri si parim procedural i jurisprudences megjithate jo inskenim i ndonjë çështjeje penale juridike dhe veçori të tjera. Dhe ç’është për tu habitur dhe menjëherë me këte për tu mahnitur, të gjitha këto të sakta, si vlera të ngjizura e të dalura nga përvojë e gjatë dhe nga studim serioz.

Dhe këtyre që u dhanë më lartë, çfarë t’u shtohet që tabllo të jetë më e plotë, më bindëse dhe më e pashme. Natyra-kuptohet. Gjërat. Ato funksionojnë për bukuri bashkë me personazhet dhe strukturen e romanit e bëjnë të plotë ashtu çfarë asaj i duhet që të jetë normale. Besoj se nuk gaboj po përdora këtu një thënie të Gete-s për Shekspirin që tingullon kështu: ”Natyrë, natyrë! Askund sikur tek Shekspiri!”

31 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page