top of page

Peizazh jugor


Vaso Papa

Peizazh jugor

E zuri reja Llogoranë, Për qafe, s’e lëshon. Me erën pika shiu vanë, Gjer poshtë, te bregu Jon.


E bredhat nisën të vallzojnë, Mbërthyer me ullinj. U fshehën zogjt nën strehën tonë, Gjinkallat në qetësi.


E tundu-shkundu këta ullinj, Si t’ishin balerinë. S’di ç’po shikonin sytë e mi: Peisazh apo vegim?


Mbi supe pika shiu ranë, Nis era të buisë. I mbyllëm çadrat, brënda vamë, Me freskun mbi kurriz.


Po dielli reve u shpëtoi, Anuar përmbi det. Ca rreze si shigjetë lëshoi, Ia puthi faqet qetë.


E dalim. Çadrat hapen prap, Ky deti si pasqyrë. Na lidhin rrezet në çdo hap, Kemi ndryshuar ngjyrë.


Nuk ndërrohen këto ditë këtu, Me muaj nëpër botë. Gjithçka lëviz mbi një skenë blu, Të kemi afër, Zot.

14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page