
Pedalimi mbrapa
Nënë Shqipëri, nënë e kuqe gjaku, na mbaj afër dhe larg skuqjeve dhe përskuqjeve të reja e të vjetra. Lëreni dhimbjen të kalojë në cepin e grisur të Historisë dhe të vetë histerisë. Na mbaj. Mbajini ato lotë, mbajini ato grushta, mbajini ato skuqje, ato përskuqje. Kur budallenjtë luten që të vdekurit të ringjallen. Na mbro nga gënjeshtrat e tyre. Lërini të pushojnë. Le të gjejnë paqen viktimat e aksidentit propagandistik.
Nënë e kuqe gjaku, na mbaj fort. Kur brothma e armatës irrituese takon shiritin e papagallit dhe kafka e dehur e përshëndet gjithashtu. Rubinë iu derdh nga koka. Gjak u mbush koha, historia, jeta, rruga, e djeshmja, e sotmja, e ardhmja. Gjak! Gjak edhe nga ai ku pikojnë lotët e tij. Unë mendoj se ai mendoi se kishte vdekur. Mbajeni atë me një himn. Ftojeni panikun të shkojë në këndin e vetë. Një kurorë xhevahirësh. Mjeku ndihmës…
Shenjtore e kuqe gjaku, na mbaj fort. Mos e urreni të ardhmen e fëmijëve, ose mos e romantizoni të kaluarën mes gjakut. Barku juaj, ai na bekoi. A ka mbetur ndonjë bekim për ne? Një djalë që nuk është djali yt? Një djalë që vendos kokën në një gomë të fryrë, që media e quan gomone?! Gjakderdhje në hapësirë propagandistike. Lëre të jetë të paktën një e vërtetë. Lëre në jetë! Mos ia trego rrugën e paudhë për hir të një kafshate. Mos! Mos! Mos! Nënë Shqipëri, nënë e kuqe gjaku, na mbaj afër dhe larg skuqjeve dhe përskuqjeve të reja e të vjetra.
A nuk është ky Pedalimi mbrapa?! Ti më the se nuk pe gjak? A ka gjak më të kuq se ai kur të prishin gjakun aventura të tilla? Jo. Ky është pedalimi mbrapa. Nuk është thjesht aksident historik…