top of page

  PATRIOTIT  QAZIM GJANA 




Bajame Hoxha (Çeliku)

  PATRIOTIT 

QAZIM GJANA 

Në t’naltat male o Luma trime,     

Ke pas njoftë besë e burrërinë.          

T’ka pas kalue bajagi moti             

Ku ty  t’u dha ajo bes’ e vocit.       

Mos me harrue kurr besën e dheut      

Që u pat lindë n’majat e nalta,              

E mbajti ndez’ dhe larg atdheut           

Hej, trim Lumjanin Qazim gjana!        

Nuk ishte lojë ajo besa e trimit          

Që i ushtoi zani ndër shqiptari.                   

Ishte dritë - qielli e atij mërgimit           

Për t’shtrenjtën Nanën Shqipni.                    

Qazim Gjana, o shqiponjë me fletë       

Ti për at’ mbret e për at’ shtet,              

Eh, sa ka hjekë popull’ i shkretë             

Pa një strategë e për njëri t’ drejtë!          

Ndër fusha e mal deri në Dri t’ Zi           

Me i zbardhun faqen asaj Shqipni!                

Me trima e mbret të Shqiptarisë

Moti kisht ndritë nën dritë t’ lirisë.

Për besë burri t’ kish lind ty nana

Me faqe t’ bardhë e për trimni.

Veç ndera yte o Qazim Gjana, 

Asht flamur sot për ket Shqiptari.

Fisnikisht ajo marshon xhenetit

Plot nder’ e gjithkah n’ lavdi,

Për at’ besë që i dhe ti mbretit                  

Gjanajt përjetësohen në histori.

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page