
Kjo poezi me mer per dore e kujtesa merr udhe...
Varrezat në Montmartrit në Paris.
Gjethe nëntori në Paris Qiell i varur në Montmartre Harruar mes pritjes, mes lodhjes, mërzisë Ata lartësohen atje.
Shpesh disa gjëra më sjellin frikë, Po pse s'po e ndjej edhe sot Po prehem mu në prehër të qetësisë Në heshtjen që e mbart vec një lot.
Rrethuar jam nga përjetësia Nga mesha e tingujve dhe e fjalëve Ketu fle e Francës krenaria Që kohën tonë e bënë kaq të madhe.
Ata të pavdekshmit që veten E ngjizën në fjalë, ngjyra, melodi Tashmë capitjen e hapave ndjellin Dhe ngrejnë nëpër ajër simfoni.
Balzaku prapë i vijon shëtitjet Kërkimet e tij nëpër Paris Vështrimi i tij i ftohtë mbi pritjet Na vë një roman midis.
Ashtu i ftohtë dhe i vetmuar Në udhë më kërkon me vete Përballë tij ndjehem e hutuar E druhem t'i them jam poete.
Në Cimitirion Montmartre S'ka trishtim ,por ka Eden Përmbi një bahce me trëndafila Derdhen ujvarë një kor bilbilash.
Sikur ti shtyjë dikush me dorë Pranë varrit të tij këmbët më shtynë Me sytë të ngrirë si perandor Chopeni luan një Nocturn.
Tingujt e tij përkëdhel era Parisi i tërë zë e mban vesh Vec kesaj jete nuk ka të tjera, Sado para e fron të kesh.
Varrezat në Montmartre,dremisin Prej gjethesh anembanë mbuluar Përtej qiellin ndez Parisi Më fton drejt tij si pa kuptuar.
PARIS 27 NENTOR