top of page

Pas vizite



Astrit Lulushi


-Mos u fut pa rradhë?!

-Rradha jote është?, erdhi përgjigjia. E re ishte. Shoqëronte të atin, i cili me siguri e kishte mësuar të ndërhynte, duke menduar se e edukonte. Por si? A nuk ishte marrja e përgjegjësisë për pronën që e shtyu një regjim të bëhej vjedhës e vrasës. Kolektivizmi ishte rezultativ për ‘ta. Dhe kjo ndjenjë trashëgohet edhe pse njeriu ka 30 vjet i liriua nga dora e rëndë përçarëse e ndyrë, apo nga përgjimet e informatorëve e nga shefat me kollare nëpër zyrat e errëta të bodrumeve.

Metoda të ngjashme më të stërholluara shteti më shumë i friksuar se i frikshëm praktikon edhe sot.

Nisur nga Washington DC, çdo gjë shkoi mirë. Mbërrin në TIA. Çudia e parë është kalimi në dushin “dezinfektant”. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, përveç aty ku burgjet e kampet e përqëndrimit kanë qenë më të shumta dhe prekja nga “ideologjia borgjeze” ndalohej. Pastaj qëndrimi para policit që mban në duar pasaportën dhe për 10 minuta qëndron me sy të ngulura në faqen e parë, aty ku është fotografia, dhe pastaj vrazhdë thotë:

-Hiqe maskën!

-Pse?

-Për identifikim.

-Po virusi?!

-Hiqe, të thashë!

U tremb, urdhëri ishte i prerë.

Në kthim, një shenjë dixhitalizuese e pakuptueshme e vendosur diku në pasaportë nga punonjësit në TIA krijon shqetësim gjatë gjithë udhëtimit. Vizitorit të padëshirueshëm, në TIA i mbajnë arbitrarisht dhuratat, në Frankfurt e kontrollojnë në trup sepse vjen nga Tirana; vetëm në Washington i thonë “Welcome!” dhe ndjehet i lehtësuar.


Ligj e paligj

Astrit Lulushi


Çdo gjë kombëtare; tradita, veshje, zbukurime, heronj, janë të gjitha vlera bazuar në fshat, qytet e njerëz të thjeshtë, por këta janë të fundit që shpërblehen a i gëzohen atyre. Kombëtarishtja uzurpohet, bëhet kombtarizëm, shtetëzohet dhe përdoret a ushtrohet si kali që rrihet vazhdimisht në mënyrë të ligjshme nga karrocieri i dehur.

Socialistët dëshirojnë të praktikojnë plaçkitje ligjore, jo plaçkitje të paligjshme, shkruante Bastiat më 1848, menjëherë pas revolucionit francez. Ata si të gjithë monopolistët e tjerë, dëshirojnë ta bëjnë ligjin armën e tyre. Dhe kur plaçkitja mbështetet nga ligji, ajo nuk ka frikë as nga gjykatat, policët dhe burgjet. Përkundrazi, mund t'i thërrasë ata për ndihmë. Dhe Volteri shprehet më në esencë, kur thotë se ata që mund t'ju bëjnë të besoni në absurditete mund t'ju bëjnë të kryeni çdo mizori. Kjo është e vërteta.

23 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page