PARRËNJËSI
- Mar 5, 2023
- 1 min read

PARRËNJËSI
Mua më janë sosur mendimet
Ngase e zeza mbetet e zezë
Sado që mundohem ta mendoj të bardhë?
Falja nuk bëhet me vetdëshirë
Kur e ndërron atdheun për më shumë lodra.
Merrë parrënjësinë dhe shumë varre për të vizituar.
Lodrat nuk ngushëllojnë netëve
kur mendimet fermentohen, e g.u.f.O.J.n.ë
Kurrë nuk kam zgjedhur vend për vete,
dhe as që kam menduar ndonjëherë
se çfarë do të ndodhte sikur të isha mbytur
në afërsi të detit Mesdhe.
Heret a vonë njeriu e gjen rrënjën e vet,
por kur e ke humbur garën në vrapim gjashtëdhjetëmetërsh drejt së ardhmes,
atëherë e kupton se kjo gjë është goxha e pashpresë.
Mua më janë sosur ndjenjat
Një hartë në dorë
Dhe nuk e gjej dot shtëpinë.
©Yllka Sheqiri








Comments