Astrit Lulushi
Pas 3 dekadash kur diktatura ndryshoi kozmetikë, tani duket se cikli po mbyllet. Shqipëria, nuk është më nuse pasdiktature, po kthehet në gjendjen e më parëshme për t’u nisur në rrugëtime “të reja”.
Njerëzit po ushqehen me ide absurde, duke iu kujtuar se s’janë tjetër veç pacientë të pashërueshëm. Pas anatemimit të opozitës, tani u gjet edhe “armiku i jashtëm”. Koha e bunkerëve po kthehet, nostalgjia nuk ka munguar. Analistë i frynë zjarrit për rrezik në Ballkan, duke parashikuar edhe skenarë. Ata sikur u kujtojnë qeverive se ka ardhur koha për zbrazjen e arsenalit të vjetëruar të armeve në fusha rajonale.
Në këtë rast nuk ka simptomë më të përshtatëshme se paranoja, e cila në Shqipëri s’ka pse të nxitet, ajo ekziston. Një studim botëror i bërë në vitin 2013 gjeti se sa e zakonshme ishte paranoja në popullatën e përgjithshme, ku deri në 30 përqind kishin simptoma të saj. Mendoni se çfarë shkalle të lartë të popullsise zë paranoja në një vend, i cili 50 për qind të ekzistencës së tij e ka kaluar në vetëizolim të plotë nga rreziku i “armikut të jashtëm”.
Comments