top of page

Pano Boli: PO TI, EJA...

  • May 1
  • 1 min read

 

Psherëtin në prehrin e melankolisë shtëpia në fshat

Kam kohë pa e parë,s'kam lajme,asgjë të re

Një rrjet të bardhë end mbi portë një merimangë

Dallëndyshet u bënë zotër dhe meremetojnë një fole

 

Paçka pleqërisë, pjergulla akoma merr frymë

-Mos u merzit,i thotë oborrit,jam ende gjallë

Me zinxhirin e ndryshkur të Balos,era bën zhurmë

Të tremb heshtjen ,akoma roje si besnik rri në ballë

 

Kam kohë pa e parë,s'kam lajme,asgjë të re

Si harrohem ashtu.e natën perpilitem në ëndërr?

Dora e ëmës më qetëson: -S'ka gjë bir,kur të kesh kohë

Vetem mos harro,ndërro ftonjtë në sendukun,zemër

 

Një rrjet të bardhë mbi portë end një merimangë

Qendis fëmininë mbi hartën e gishtave të mia

Në tavanin e rrudhosur i ngjitur një yll fosforent

Si Yll Polar e ndiqja në udhëtimet e gjata te gjithësia

 

Dallëndyshet u bënë zotër e meremetojnë një fole

-Jemi ne këtu,më thonë,pa merak i bëjmë ne shoqëri

Me cicërimat tona vallëzojnë me kujtimet më vatër

Po ti eja,të presim me mall, të presim edhe ti. 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page