top of page

Pano Boli: KESULËKUQI I LEGJENDAVE

1 hour ago
1 min read

NGA PANAJOT  BOLI

Short hodhen tri malet e fshatit tim

Se kush do të mbaj legjendat

Si Olimpi perënditë

 

Malit me gurë të kuqe  mbi krye i ra

Si kesulë mbi kokë, shtatlart

I bëshën në gjoks

 

Fortikatë i ngriten me shkembinjtë e Mujit

Ku dy gjarperinj gjigantë të ruanin

Floririn e Monastirit

 

Ustai Argjili magjik pastronte qypat

Ku qumeshti i treqind kopeve

Ngopte barkun e Foinikes

 

Legjenda shark kujton natën me henë

Kur barinjtë e hodhen për pritë

E lumi iku pas malit

 

Hijërendë bariu kolos me fyellin magjik

Tre mijë dhi shuta e degjonin

Të magjepsur në melodi

 

Mbi njëmijë bute me verë të kuqe  merakli

Legjenda e Dionisit rrokulliste

Dhe dehte fshatin

 

Kuçendra e Syrit të Kaltër bën sikur fle

Dhe tund bishtin e zjarrtë ngadalë

Krenare për bëmat e saj

 

Legjendat aty janë mbledhur e kuvendojnë

Në malin shtatlart e të beshëm

Me kesulë të kuqe

Dhe thonë:

Kesulëkuqi i legjendave

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page