top of page

Panajot Zoto: NJË EVENT PËR MEDJAT DHE GAZETARINË  I KALUAR NË HESHTJE

  • 28 minutes ago
  • 3 min read

 

Kolegu im gazetari Muharem Meko, kishte postuar  një ditë më parë, në  faqen e tij të fb ,një  status-koment për  3  majin , ditë e përcaktuar si “Dita  Botërore e  lirisë së Shtypit”. Si një ish gazetar, që ushtronte profesionin  e nderuar në  gazetën   “Zëri i popullit” ,ai, me të drejtë,  e konsideronte si cënim , madje  si  “mosmirnjohje “ për të gjithë ata gazetarë që kanë punuar e kontriubuar në këtë gazetë , mbylljen  pa “paralajmërim” të këtij organi  shtypi  ,thjesht me një urdhër  “nga lart”.

Do ta shikoja këtë   “mosvlerësim” (sipas  Meko-s) në një kontekst më të gjerë.

Është rasti sot që ne, brezi i vjetër i gazetarëve ,dhe jo  vetëm, të urojmë njeri- tjetrin por edhe të vazhdojmë të ngremë zërin për simtoma “sëmundjesh”,deri padrejtësi  dhe  shkelje  të lirisë së shtypit , që herrë hapur dhe herë  në forma të kamufluara  shfaqen  ende sot.

Ajo që mua më bën përshtypje lidhet me faktin   e  heshtjes  së autoriteteve të medias  (AMA) ,madje dhe shtypit  në përgjithësi për përkujtimin me aktivitete a  shënime redaksionale etj, të kësaj date historike për  shtypin, gazetarinë dhe profesionin e gazetarit në një vend demokratik.  Ndodh  kështu sikur shtypi  në këtë vënd  të jetë  totalisht i lirë dhe i pavarur,  të konsiderohen si të panevojta  nderimi i punës ,përpjekjet dhe sakrificat e  shumë  gazetarëve, që janë përballur, ndër vite, me rreziqe (shumë  edhe janë burgosur) gjatë ushtrimit të profesionit.

 “Dita Botërore e Lirisë së Shtypit” (shpallur zyrtarisht në vitin 1993 nga  Asambleja e Përgjithshme e Kombeve tëBashkuara), në  thelb është një kujtesë  dhe apel ,se një shoqëri  demokratike nuk mund të funksionojë pa një shtyp të lirë dhe të pavarur.

 Fakti që tek ne vihen re deformacione në të dyja këto koncepte(  “I lirë” dhe  i “pavarur”), kërkohet reflektim.  Them “deformacione” pasi ,kur  nga njëra anë  ndodh që tejkalohet,keqinterpretohet e keqpërdoret  “liria” , duke  abuzuar  me të, në anën tjetër  vihet re se “pavarsia” e medjas mbetet të jetë një  sllogan, një  temë shumë e diskutueshme.Është  “vetëm fjalë”,  jo  praktikë.

 Shtypi dhe  fjala e lirë kanë një rol të pazëvendësueshëm në një shoqëri demokratike dhe kjo  është një realitet kur  bëhet fjalë për një informim të saktë e të paanshëm ,si një e drejtë që u takon qytetarëve. Ndërkaq dhe përgjegjësi e madhe për ata që ushtrojnë  profesionin e gazetarit.  A  e  shohim  të zbatuar  në mënyrë korrekte këtë parim?  Them  jo! Jo, sepse  shpesh keqiformimi, mashtrimi mediatik,  lajmet e stisura politikisht ,dalin  nga korniza e  “lirisë” së shprehjes, e lirisë mediatike dhe  duke kaluar nëpër shinat e interesave të caktuara politike, humbasin pavarsinë  si një  aspekt  që duhet të karakterizojë  shtypin  dhe lirinëe shtypit në një vend demokratik.

 Shtypi  si një urë lidhëse mes  ngjarjeve dhe publikut ndriçon vetëm të vërtetën ,duke denoncuar padrejtësitë dhe duke nxitur debat të shëndetshëm shoqëror. Tek  ne  ky aspekt nuk  përbënë një normë, përkundrazi. Shpesh e vërteta  kondicionohet  përputhshmërisht me  anësinë politike të medjave të caktuara, kur ndodh  që  faqe të tëra u kushtohen  shkrimeve  me të pavërteta , gjysëm të vërteta,apo  transmetohen  fjalime, konferenca shtypi  të liderëve të caktuar politik, që  zbrazin  para opinionit  thesin e mashtrimeve,fyerjeve  dhe  denigrimeve krejt pa , apo në dëm të interesit  publik.

 Në këto raste  vjen  edhe justifikimi se  në kohët moderne, kur informacioni qarkullon me shpejtësi të madhe, nuk ke se si t’u shmngesh këtyre  aspekteve negative  dhe se mund të ndodh që  informacioni të përzihet shpesh me dizinformacionin. Dakort. Por, pikërisht për këtë shkak duhet  insistuar për një shtyp profesional dhe etik. Dhe me që ra fjala, mungesa e etikës profesionale  është një nga “sëmundjet” e  gazetarisë dhe medjave të sotme te ne. Për ngjarrjen e ndodhur në Durrës. psh. ku humbën jetën dy fëmijë  për shkak të një çmëndurie “të fortësh”,për të cilën ngjarje rreagoi edhe kryetarja e AMA-s  e cila e konsideroi  jo profesionale dhe etike  publikimin e vidios së aksidentit, është një konfirmim i faktit që ato medja dhe ata gazetarë  kanë defiçensë etike gazezareske. Dhe nuk kemi të bëjmë thjesht me një rast.

Për shkak se  këto “sëmundje” ekzistojnë  dhe shërimi i tyre nuk kërkon vetëm konstatime, nevoitet zëri i fortë i profesionistëve dhe ,“Dita  Botërore e  Lirë  së  Shtypit” ishte një rast për të apeluar për përgjegjësi, integritet dhe përkushtim ndaj së vërtetës.Për të vlerësuar punën e gazetarëve dhe kërkuar prej tyre cilësi në informim, ndershmëri e përkushtim  si kontributorë në forcimin e  demokracisë dhe të vetëdijes qytetare.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page