top of page

Frank Shkrei: NJË ZË I RI NË SHËRBIM TË KUJTESËS HISTORIKE

  • 3 hours ago
  • 5 min read

NJË ZË I RI NË SHËRBIM TË KUJTESËS HISTORIKE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT

                      

Shqiptaro-amerikania, Dr. Elida Dakoli i bashkohet Bordit të Fondacionit për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit me qëndër në Uashington.  Këtë lajm e njoftoi Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit --Victims of Communism Memorial Foundation (VOC) -- duke thënë se “Është krenar të njoftojë zgjedhjen e Dr. Elida Dakolit në Bordin e këtij Fondacioni. VOC Welcomes Dr. Elida Dakoli to Board of Trustees.  “Dr. Dakoli është një zë udhëheqës në përpjekjet në mbrotje të lirisë, një edukatore, dhe një mbijetuese e përndjekjes totalitare në Shqipërinë komuniste për shkak të besimit të zjarrtë të familjes së saj në liri dhe demokraci”, thuhet mëtej në njoftimin e javës së kaluar, duke shënuar kështu një shtesë të rëndësishme në drejtimin e organizatës.

Dr Elida Dakoli është një udhëheqëse në fushën e të drejtave civile, diplomate kulturore, akademike dhe pianiste koncertesh.  Puna e saj përqendrohet në ruajtjen e kujtesës historike dhe promovimin e vlerave demokratike. E lindur në Durrës, gjatë viteve të fundit të regjimit komunist, ajo vjen nga një familje e ngulitur thellë në lëvizjen e hershme demokratike të Shqipërisë, një familje shqiptare që është prekur thellësisht nga përndjekja politike e komunizmit të regjimit të Enver Hoxhës.  Gjyshi i saj, Hysen Myshketa, avokat dhe pjesëmarrës në përpjekjet e hershme të ndërtimit të shtetit shqiptar, u vra nën regjimin komunist. Gjyshi i saj, Sadik Dakoli, vdiq në sistemin burgjar komunist, dhe eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë. Anëtarët e familjes së saj janë burgosën dhe përndjekur për veprimtarinë e tyre pro-demokratike.
Dr Elida Dakoli është një udhëheqëse në fushën e të drejtave civile, diplomate kulturore, akademike dhe pianiste koncertesh.  Puna e saj përqendrohet në ruajtjen e kujtesës historike dhe promovimin e vlerave demokratike. E lindur në Durrës, gjatë viteve të fundit të regjimit komunist, ajo vjen nga një familje e ngulitur thellë në lëvizjen e hershme demokratike të Shqipërisë, një familje shqiptare që është prekur thellësisht nga përndjekja politike e komunizmit të regjimit të Enver Hoxhës.  Gjyshi i saj, Hysen Myshketa, avokat dhe pjesëmarrës në përpjekjet e hershme të ndërtimit të shtetit shqiptar, u vra nën regjimin komunist. Gjyshi i saj, Sadik Dakoli, vdiq në sistemin burgjar komunist, dhe eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë. Anëtarët e familjes së saj janë burgosën dhe përndjekur për veprimtarinë e tyre pro-demokratike.

Shqiptaro-Amerikania Elida Dakoli, D.M.A.Dr,  rrjedhë nga një familje, me origjinë nga Durrësi, politikikisht, e përsekutuar nga regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhës.  Ajo është stërmbesa e Avokatit Hysen Myshketa, një nga themeluesit e Parlamentit të parë Shqiptar në vitin 1921 dhe një mbështetës i flaktë i demokracisë shqiptare, në kohën kur ai jetoi e veproi. Pas vrasjes së tij nga regjimi komunist, familja e Elida Dakolit u persekutua për bindjet e tyre politike anti-komuniste pro-demokracisë. Sadik Dakoli, gjyshi i saj nga babai, është vrarë edhe ai në kampet komuniste. Elida ka deklaruar se persekutimet ndaj anëtarëve të familjes së saj kanë vazhduar me dekada dhe ndonëse kanë kaluar 35-vite të ashtuquajturit tranzicion nga regjimi komunist në “demokraci”, ende nuk dihet se ku i kanë varret familjarët e saj, të vrarë nga komunizmi. Ashtuqë angazhimi i saj pritet të kontribuoj në forcimin e bashkëpunimit me komunitete të ndryshme dhe në thellimin e dialogut mbi të kaluarën komuniste dhe mësimet që ajo sjell, përfshir Shqipërinë.  Ekspertiza dhe kontributi i saj pritet të forcojnë më tej misionin e Fondacionit për të edukuar publikun mbi historinë, ideologjinë dhe pasojat e komunizmit.

Duke komentuar rolin e saj të ri, Dr. Elida Dakoli tha: “Me mirënjohje të thellë, hyj në një rol të ri si Anëtare e Bordit të Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit. Kjo është më shumë se një pozicion; është një përgjegjësi për të nderuar të vërtetën, për të mbrojtur lirinë dhe për tu dhënë zë tregimeve të viktimave që nuk duhet të fshihen kurrë nga kujtesa.”

Në këtë kontekst, përfshirja e figurave të reja me integritet dhe përvojë të gjerë, si Dr. Elida Dakoli me prejardhje nga Shqipëria, është thelbësore për të vazhduar këtë mision me seriozitet dhe përkushtim.  Duke mirëpritur Dr. Dakolin në bordin e saj, (VOC) theksoi gjithashtu rëndësinë e vigjilencës së vazhdueshme ndaj ideologjive totalitare dhe nevojën për të angazhuar brezat e rinj në njohjen e të vërtetave historike të shekullit XX.  Dr. Elida Dakoli sjell në këtë detyrë një profil të pasur akademik dhe një angazhim të spikatur në çështje që lidhen me historinë, identitetin dhe të drejtat e njeriut. Frank Shkreli: Dhoma e Përfaqësuesve e Shtetit Teksas, dënon komunizmin dhe kërkon miratimin e ligjit që në shkollat e shtetit të mësohet mbi krimet e komunizmit | Gazeta Telegraf. Me një karrierë të ndërtuar mbi kërkimin shkencor dhe pjesëmarrjen aktive në diskursin publik, ajo përfaqëson një zë të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kujtesës kolektive, veçanërisht në kontekstin e vendeve që kanë përjetuar regjime diktatoriale komuniste.

Dr. Eric Patterson, President dhe CEO i VOC, theksoi: “Antarësimi i Dr. Elida Dakolit në Bordin e VOC-së shënon një epokë të re për Fondacionin Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit. Mezi pres të punoj me Dr. Dakolin për të forcuar misionin e VOC-së dhe për të treguar historinë e rëndësishme, por shpesh të injoruar të shtypjes komuniste në Shqipëri.”
Dr. Eric Patterson, President dhe CEO i VOC, theksoi: “Antarësimi i Dr. Elida Dakolit në Bordin e VOC-së shënon një epokë të re për Fondacionin Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit. Mezi pres të punoj me Dr. Dakolin për të forcuar misionin e VOC-së dhe për të treguar historinë e rëndësishme, por shpesh të injoruar të shtypjes komuniste në Shqipëri.”

Emërimi i saj vjen gjithashtu edhe në një moment kur nevoja për të reflektuar mbi të kaluarën është thelbësore për ndërtimin e së ardhmes, sidomos në Shqipëri por edhe në Kosovë e trojet tjera shqiptare, kudo ku ka shkelur këmba kriminale e komunizmit ndërkombëtar anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Kujtesa historike nuk është thjesht një akt përkujtimi, por një mjet i fuqishëm për të kuptuar rreziqet e ideologjive shtypëse dhe për të forcuar vlerat demokratike, tani dhe në të ardhmen. Në këtë drejtim, Fondacioni vazhdon të luaj një rol kyç përmes programeve edukative, ekspozitave, kërkimeve dhe aktiviteteve publike që synojnë ndërgjegjësimin e shoqërisë ndaj krimeve monstruoze të regjimeve komuniste. Duke mirëpritur Dr. Dakolin, drejtuesit e Fondacionit kanë theksuar se përvoja dhe vizioni i saj do të ndihmojnë në zgjerimin e ndikimit të organizatës, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Angazhimi i saj pritet të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit me komunitete të ndryshme dhe në thellimin e dialogut mbi të kaluarën dhe mësimet që ajo sjell, përfshir Shqipërinë, e cila ndonëse kanë kaluar 35-vjetë të ashtuquajturit “tranzicion demokratik”, Tirana zyrtare dhe qeveritë e ndryshme të kësaj periudhe nuk janë ballafaquar, zyrtarisht, me të kaluarën komuniste dhe nuk kanë dënuar krimet e komunizmit.

Ndërkaq, nga ana e saj, Dr. Dakoli ka shprehur mirënjohjen për këtë besim dhe përgjegjësi, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike si një detyrim moral ndaj viktimave dhe një investim për të ardhmen. Ajo ka nënvizuar se përpjekjet për edukim dhe ndërgjegjësim duhet të jenë të vazhdueshme, në mënyrë që brezat e rinj, të kuptojnë më mirë historinë dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të lirë.  Ky emërim shënon jo vetëm një arritje personale për Dr. Dakoli, por edhe një moment të rëndësishëm për komunitetin më të gjerë që beson në rëndësinë e së vërtetës historike dhe në domosdoshmërinë e kujtesës si themel i lirisë, demokracisë dhe drejëtsisë për të gjithë, pa dallim. Në një botë ku sfidat ndaj lirisë, demokraacaaisë dhe drejtave të njeriut vazhdojnë të shfaqen në forma të ndryshme, roli i institucioneve si “Victims of Communism Memorial Foundation”, mbetet i pazëvendësueshëm, duke shprehur besimin se prania e shqiptaro-amerikanes Dr Elida në Bordin e VOC do të kontribuoj në ndriçimin dhe dokumentimin e historisë së rëndësishme, por shpesh të lënë në harresë, të shtypjes komuniste në Shqipëri, pëer pothuaj një gjysëm shekulli.


Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.

Shkrimet e fundit

bottom of page