Panajot Zoto: Kujtesa historike e një qyteti
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 3 hours ago
- 7 min read

Vitet, shekujt, etapat historike, kanë kaluar duke ia lënë vendin (në kohë dhe hapsirë) njera tjetres.
Në këtë vështrim ,kujtesa historike ka qënë dhe mbetet një proces përmes të cilit një shoqëri interpreton dhe trasmeton përvojat e kaluara,duke u dhënë atyre kuptim dhe funksionin e identitetit dhe të vetëdijes kolektive
Sot, më shumë se dje, evidentimi, njohja dhe përkujtimi i ngjarrjeve historike si dhe i figurave që kanë lënë gjurmë në zhvillimet historike, të arsimit, kulturës arteve etj, është më shumë se një nevojë për të mbajtur gjallë traditën,por dhe një misjon për të ndriçuar vetëdijen kolektive të brezave të rinj.
Zhvillimet demografike të dekadave të fundit. Largimet e shumta në emigracion. Mungesa e institucioneve kulturore adekuate si dhe indiferentizmi apo largimi i shkollës (dhe mësimdhënies) nga misjoni për njohjen e brezit të ri, (sidomos) me të kaluarën,me ngjarrjet historike që kanë shenjuar identitetin e qytetit dhe figurat që i kanë dhënë atij “ftyrën” dhe shpirtin e tyre..., të gjitha këto i kanë zhytur disa qytete e treva (jo vetëm periferike) në një rrutinë indiferentizmi të përditshëm, ku njerëzit vrasin kohën duke u endur si sonnambul në një hapsirë kohe të pa kuptimtë e që nuk e kuptojnë se e sotmja, pa të djeshmen dhe njohjen e saj, është thjesht një amnezi sociale, me pasoja identitare.
Gjashmërisht ndodh kjo në Delvinë, në një nga qytetet me tradita të thella historike dhe kulturore në jug të shqipërisë.
Ky qytet e kjo trevë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm jo vetëm në lëvizjet patriotike të Rilindjes Kombëtare, por dhe në fushën e artit, të kulturës dhe letrave, duke nxjerrë personalitete të shquara patriotike dhe intelektualë,kontribues në fushat e mësipërme.
Klubi i krijuesve “Let- Art” Delvinë, i themeluar tre vite më parë, ka filluar dhe po bën pjesën e vet të “detyrave” në këtë kërkesë të kohës. Në statutin e këtij klubi krijuesish thuhet qartë se një ndër synimet e veprimtarisë së tij është “Puna në vijimësi për të mbushur boshllëqet që na çojnë te tradita dhe për ta rimarrë atë në këtë formë organizimi përmes aktiviteteve dhe botimeve të ndryshme...”. Dhe jo pa qëllim është përcaktuar, që në “ANTOLOGJI”,( një botim i përvitshëm me krijime të krijuesve Delvinjot) të ketë jetëshkrime kushtuar figurave historike të fushave të ndryshme të përfshira në rubrikën “KUJTESË”, e cila “i dedikohet emrave që nuk mund të fshihen nga kujtesa qytetare...”
Delvina, sikundër cituam më lart, është një nga trevat historimbushur dhe që ka nxjerrë nga gjiri i vet figura me kontribute të rëndësishme në fusha të ndryshme. Shumë nga këto figura njihen dhe për to është folur në vijimësi.Janë bërë, si të thuash , jo thjesht pjesë e identitetit por dhe vetëdijes qytetare. Familja “Delvina”, me Namikun, Astritin, Sulejmanin..., është pasqyra ku ky qytet shikon “fytrën” e vet traditëmbajtës dhe ndjehet krenar. Është shkruar dhe është folur edhe për figura të tjera,tashmë të njohura, e që qëndrojnë në ballë të historisë kulturore të këtij qyteti dhe janë krenaria e tij. Këtu mund të përmendim:
Panajot Kanaçi, një nga themeluesit e koreografisë shqiptare.
Shaban Hadëri, skulptori me emër, një nga kryesorët për veprat monumentale. Artisti që kontriuboi në formësimin e estetikës të monumentit shqiptar.
Razi Brahimi, një nga kritikët e mirfilltë letrar, studjues me titull profesor, themelues i kritikës letrare shqiptare të pas luftës së dytë botërore.
Javer Malo, diplomati shqiptar nga më të rëndësishëm të kohës, i përfshirë në delegacione shqiptare për në Organizatën e Kombeve të Bashkuara mes viteve ’60-’70. Njëherësh dhe njeri i letrave me disa vepra të botuara.
Sabri Godo, një nga prozatorët më të njohur të letërsisë shqiptare të pas Luftës së Dytë Botërore. Autor i shumë romaneve, novelave dhe tregimeve me temë historike e shoqërore.
Xhelal Berberi, “Mësues i popullit”,Konsiderohet një figurë e rëndësishme e arsimit në Shqipëri, veçanërisht në zonën e Delvinës.
Zinxhiri i artë me emra që i bëjnë nder Delvinës është edhe më i gjatë nga ç’mund të mendohet e njihet. Ka personalitete dhe figura historike me kontribute të pa cituara ndonjëherë në veprimtari të ndyrshme promovuese apo veprimtari për ngjarje historike. Sot,psh delvinjotët nuk njohin shumë prej tyre, ndaj dhe synimi i këtij shkrimi është prezantimi i tyre, edhe si një obligim për historinë e këtij qyteti.
Ja disa nga emrat, figura patriotike dhe të shquar në fushën e letrave dhe të kulturës,me vendlindje Delvinën.
Jani Vreto (1822-1900), shkrimtar, patriot, rilindës dhe publicist. Një nga antarët kryesorë të shoqërisë së të shtypurit shkronja Shqip dhe mbështetës i alfabetit të shqipes. Kontribues në zhvillimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë patriotike të kohës dhe Rilindjes Kombëtare.
Thoma Çami, (1855-1912).Mësues, veprimtar patriot dhe hartues i teksteve në gjuhën shqipe.Është një ndër themeluesit e shkollës shqipe në zonën e Çamërisë dhe më gjerë.
Thanas Floqi,(1884-1945).Mësues patriot.Është një nga firmëtarët e Aktit të Pamvarsisë më 1912. Kontributor në fushën e arsimit dhe kulturës kombëtare.
Famila Dino.është një nga familjet më të njohura nga Delvina, me ndikim të madh politik, ushtarak dhe diplomatik gjatë shekujve XIX – XX. Familja Dino ka qënë e lidhur ngushtë me zhvillimet politike të jugut të shqipërisë dhe me përpjekjet për afirmimin e çështjes kombëtare shqiptare, si në periudhën osmane, ashtu edhe në vitet e para të shtetit shqiptar.Dy nga figurat më të spikatura të saj janë: Abedin Dino (1843-1906)- njëri ndër themeluesit e lidhjes së Prizrenit ( 1878) dhe përfaqësues i çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare. Ai shërbeu edhe si ministër i jashtëm i Perandorisë Osmane për një periudhë të shkurtër dhe ishte i njohur për veprimtarinë e tij patriotike. Rexhep Dino,(1865-1928), pasardhës i familjes Dino ,gjithashtu me rol të rëndësishëm politik. Morri pjesë në pavarësinë e Shqipërisë (1912) dhe ishte një ndër figurat e shquara të administratës dhe diplomacisë shqiptare në fillimet e shtetit të ri.
Në kohët moderne nga Delvina dhe rrethinat e saj kanë dalë edhe artistë të njohur në fushën e muzikës, kinemasë dhe arteve pamore. Por kontributi më i rëndësishëm dhe historikisht më i madh i shumë emrave është në fushën e arsimit, letrave dhe patriotizmit kulturor.
Në fushën earsimit , letërsisë,poezisë
Ahmet Muça(1930-1997) Poet i ndjeshëm dhe mësues i përkushtuar. Poezitë e tij përshkohen nga dashuria për vendlindjen, për natyrën e jugut dhe për jetën njerëzore të thjeshtë. Vepra e tij poetike është përfshirë në disa antologji lokale dhe mbetet një dëshmi e poezisë së ndershme dhe lirike të pasluftës.
Në fushën arsim,kulturë
Murat Hoxha (1925-1988) Ka qënë një ndër organizatorët e parë të jetës kulturore në Delvinë pas Luftës së Dytë Botërore. U angazhua në ngritjen e shtëpisë së kulturës dhe në themelimin e grupeve artistike amatore. Edukoi breza të rinj me dashurinë për artin dhe teatrin.
Në fushën e arteve pamore dhe skenografi
Musa Hoxha (1930-1980) Ka qënë piktor dhe dekorator, autor i punimeve murale dhe peisazheve me motive të trevës së Delvinës.Punoi për disa institucione kulturore në Sarandë e Gjirokastër. Kujtohet si artist që bashkoi ndjeshmërinë popullore me gjuhën realiste të artit figurativ shqiptar të kohës.
Në fushën e teatrit dhe të humorit
Haxhi Pashaj (1944-2020) Ka qënë drejtues i estradës së Delvinës për shumë vite. Autor dhe aktor në dhjetëra skeçe e pjesë humoristike që trajtonin jetën e përditshme dhe problemet shoqërore me gjuhë të thjeshtë dhe të mençur. Ishte nxitës i zhvillimit të humorit dhe i edukimit artistik të të rinjve.
Emra të tjerë patriotësh dhe personalitete në fusha të ndryshme të artit, kulturës, letërsisë, diplomacisë,që kanë një lidhje me Delvinën ,me origjinë familjare apo që kanë punuar e jetuar në këtë qytet mund të përmendim:
Së pari Naim Frashëri,,me lidhje familjare në Delvinë, Dhe të tjerë si: Zhaneta Çabej, me lidhje familjare nga Delvina. Ka punuar në fushën e arsimit dhe studimeve gjuhësore duke vijuar traditën e familjes Çabej. Hysen Çela,(1930-2005).Studjues dhe pedagog i njohur i gjuhës shqipe. Ka dhënë një ndihmë të çmuar në përatitjen e teksteve mësimore dhe në formimin e mësuesve në jug të vendit. Punimet e tij në fushën e fonetikës dhe morfologjisë janë përdorur në shkollat e mesme dhe të larta. Fatos Arapi, (1930-2018), i mirënjohur në fushën e letërsisë dhe të poezisë moderne, Është konsideruar si poet i madh i poezisë bashkohore shqiptare. Edhe pse me origjinë nga Vlora, ka jetuar për disa vite në Delvinë dhe Sarandë,ku krijoi disa nga poezitë e tij më të ndjera për detin dhe dashurinë. Skënder Sallaku (1926-2004) Edhe pse i lindur në Tiranë, familja e tij ishte me origjinë nga Delvina.Njihet si një nga humoristët dhe aktorët më të dashur të skenës shqiptare.Lefter Çipa,(1949-2021).Edhe pse nga Piluri i Himarës, bashkëpunimet e tij kulturore dhe folklorike me rrethin e Delvinës janë të shumta. Njihet si poet dhe rapsod që ndikoi në zhvillimin e poezisë polifonike që përfshin edhe trevën e Delvinës.
Ja dhe disa figura që kanë bërë emër dhe kanë kontribuar në fushat e artit , kulturës ,letërsisë të pas viteve ’90 e që janë me origjinë nga Delvina.
Ilir Hoxha, piktor dhe grafist. Erion Dosti,shkrimtar dhe eseist. Dritan Boriçi, aktor dhe regjizor teatri. Artur Hoxha, muzikant dhe kompozitor. Jonida Dervishi, poete e re, fituese çmimesh lokale dhe kombëtare.
Dhe lista e personaliteteve në fusha të tilla të artit, kulturs ,letërsisë etj, lindur në këtë qytet dhe që ,me punën dhe veprimtarinë e tyre,i kanë lënë qytetit një trashëgimi të vyer, është edhe më e gjatë.
Janë të njohur delvinjotët e këtyre dekadave të fundit (lindur në këtë qytet) që janë shquar në fushat përkatëse të veprimtarisë,duke kapërxyer kufijtë lokal me një kontribut të veçantë në fushën e letrave, artit dhe kulturë si shkrimtarë, poetë, kompozitorë, muzikantë,aktorë,etj me të cilët brezi më i ri ka pse krenohet. Ndërt ta përmendim: Limoz Dizdari , kompozitor i shquar. Enver Isufi, mësues i dalluar, shkrimtar kryesisht në fushën e humorit.Myrteza Leka, muzikant dhe kompozitor. Theofil Haxhijani, aktor i skenës dhe i kinemasë, një nga humoristët më në zë të dekadave të fundit të shekullit të kaluar. Vojsava Nelo, poete.Natasha Xhelili, poete. Si dhe një numur artistësh të artit pamor, si Aristidh Loli, Arqile Donato në artin e pikturës dhe në skulpturë, Arqile Vasili
Gjith sa më sipër është një pasuri e vlerë që ndriçon traditën e këtij qyteti, që edhe pse i vogël, në skajin më jugor të vendit ,mbetet një vatër (hera herës e heshtur) e kulturës dhe arsimit.Nga mësuesit e pasluftës te artistët bashkohorë, nga poetët e ndjeshëm të artit te aktorët e humorit,piktorët e muzikantët, Delvina ka dhënë përherë figura që kanë pasuruar shpirtin qytetar dhe identitetin kulturor të saj.









Comments