PANAJOT BOLI: NDOFTA JAM I LODHUR UNË...
- 3 hours ago
- 1 min read

NDOFTA JAM I LODHUR UNË...
NGA PANAJOT BOLI
Sa i bukur më dukej në qiell i miri diell
Si një fëmjë i qeshur terë gaz
E agu si shtojzovalle përmbi lumë...
Pse më ngjan tani i mënduar dielli
E agun e shoh terë merzi?
...Ndofta jam lodhur unë
Stinët si vajza kalëronin hënën e yjet
Ah, ajo pranvera me lule në buzë
Si e marrë më dashuronte shumë...
Si m’u lodhen tani stinët e mira
E pranvera si e trembur më rri?
...Ndofta jam lodhur unë.
Buzëqeshje të ëmbël kishin sytë e njerezve
Hambar shprese me shpirtin në blerim
Gjethe dafine hidhnin mbi dhunë...
Si u zvenit tani buzëqeshja e tyre
E ngeli shpresa e shastisur?
....Ndofta jam i lodhur unë








Comments