top of page

PANAJOT  BOLI: MËNGJES I LAGËSHT

  • 5h
  • 1 min read

NGA PANAJOT  BOLI

 

MËNGJES I LAGËSHT

 

Në dëgën e bajamës me lule rozë të porsaçelura

Një harabel rri i vetmuar e sytë e vegjel picëron

Ca pika vese ylbërizojnë në gjethet e mandarinës

Dhe poshtë,jehonë e perroit që duket sikur rënkon

 

Mëngjesi i lagësht po çmpin këmbët e sytë fërkon

Nga shpina e maleve po zbret ngadalë  një dritë hi

Bletët akoma s’kanë hapur  derën e tyre të pallatit

Zgjon heshtjen një duet blegerime kec e mëmëdhi

 

Nata këndoi një serenatë shiu me shumë melankoli

Tastjerën e reve se luajturi e braktisi aty në të gdhirë

 Ndjen agu akoma normica prej se ftohti,diellin pret

T’ia ngroh pak kurrizin e t’i çelë pak buzët e ngrirë

 

Dhe perroi nisi të qetësohet, gurgullon tani me ëmbël

Harabeli shkund sqepin dhe kujtohet për shokët e vet

Frymon lugina si azmatike me avullin e përhimtë afsh

Bletët i thonë mirëmengjes diellit e falemnderojnë retë 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page