top of page

PANAJOT BOLI: MOS  HARRO...



 

                         -sipas motiveve popullore-

 

Sonte ka henë të plotë... mos harro..mos harro , të pres

Si sumbullë buzeqeshja në buzët e saj mbin si një vesë

 

Sa ngadalë po i hedh hapat edhe dielli.More,ç’pati ky?

Flerton me detin e dashuruar dhe tinëz më shkel një sy.

 

Stolisesh akoma ti moj henë? Të pret qielli i hijeshuar

Bliri në fund të rrugicës hedh sytë nga mbremja e vonuar.

 

Edhe zogjtë i mblodhi,ato nanuriten ëmbël,ëmbël  në fole

Po kjo se nga na doli e ngjitet drejt qiellit e kuqeremta re?

 

Mos ma ngacmo hënën ,të përgjerohem, e kemi ftuar ne

Ti bridh pas maleve rrugaçe, për nesër mëndo  me   nge.

 

Romantik qenka sonte ky qiell,endërron me sy të yjësuar

Ku është kjo hënë? Po mbremja pse është kaq e vonuar?

 

Perpilitet ankthi, ah, pastaj pas malit një dritë  hënëson

Ka nxjerrë syrin vetullargjend  e na puth e mira hëna jonë.

 

Ca hapa sorkadheje,në brirët e saj të arta, fjala ‘mos harro’

Dritë hedh në buzët tona hëna hyjnore.. natën-o, vetëm -o

33 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page