top of page

PANAJOT  BOLI: Ç'MË THOSHJE NË ENDËRR?

Ç'MË THOSHJE NË ENDËRR?

 

Ç'më thoshje në endërr dhe unë buzëqeshja

Tek më hidhje grushta uji aty në breg,në lumë?

Nuk dija si t'i përgjigesha nënës kur më pyeste

Më thuaj: Ti, diçka të bukur ke parë në gjumë

 

Mbyllja sytë dhe endrrën ftoja të vinte prapë

Të kapja dorën që zgjaste nimfa e mrekulluar

Të turresha në ujërat kristal të Bistricës sime

Të hipja në varkën e buzëqeshjes së gurgulluar

 

Nëna më sheh duke buzëqeshur teksa  unë hesht

Thellëzat zbresin e pinë ujë në lumë,tani që agon

Endrra më thotë të zbres edhe unë,pa i thenë nënës

Mos takoj buzëqeshjen aty në breg  e sime gorgonë

PËR TY...

U mpiks malli në një pikë loti

Në cep të syrit

Si mjalti i korrikut

Në hojet e bletëve

 

Lengje që nuk treten lehtë

E shijohen deri në ekstazë

Njeri i dhimbjes

Tjetri i embëlsisë

 

Zhegun, gjinkalla e tret me këngë

Malli i varur në degët e shpirtit

Dihat me zor

Kullon ngadalë...

 

Malli im , një leng i mpiksur

Me ca pika durimi po e tres

Herë me shije dhimbje

Herë me shije embëlsie

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page