top of page

Palipsestët e mi/4


Palipsestët e mi/4 :-Burra të mëdhenj, me"cene të vogla".

                          JOSIF   STALIN

                              (1879-1953)

                                   (ese)


Nga   Përparim   Hysi


             Ka qenë aty nga viti 1950-të (atëherë isha vetëm  7-vjeç), kur ndjeva  emrin e Stalinit. Ndodhi në një dasmë,kur fare rastësisht dikush ia tha këngës: "Një letër dërgoi Stalini/ erdh haberi në Shqipëri/ ta marr vesh vetëm Enveri/dhe asnjë nga shokët e tij./ Kënga si kënga,por plaku që drejtonte dasmën qe pirë,qe bërë karroqe dhe ashtu, tym siç qe, bërtiti:- Pa ma ndalni atë këngën dhe çapuni urgjent në Moskov dhe ma sillni BABA STALININ njimëni këtu. I dhanë  dhe i morën që t'i mbushnin mendjen që Moskovi qe "hane bir, larg", po pse hante pyka ai ?! O BABA STALINI në dasmë,o s'ka as drekë dhe as dasmë. Ne, fëmijtë sytë kllap,por më keq e patën burrat se u mbeti koka në tra. Vetëm ndërsa ndiqnim sy e veshë,se si do ishte ai BABA STALINI nga MOSKOVI, kur shohim që mbrriti,sikur të ishte aty, prapa gardhit. Pak çehrezi, me mustaqe, veshur ushtarak: me kapotë ushtarake dhe me çizme. Dinaku që pruri,sipas porosisë "Stalinin nga Moskovi", i ra përpara "Stalinit" dhe, pasi hyri brenda, tha:- Xha Qazim (kështu quhej plaku që drejtonte dasmën), e solla. Dhe,ndërkaq, u kthye nga "Stalini" duke i thënë:-Baba Stalin ky është Xha Qazimi dhe,ndërsa takuan duarët,xha Qazimi iku në të tejmet. Duke iu referuar ksaj ndodhie apo shpotie,unë kam shkruar tregimin"  Stalini në Shqipëri",sado që e di mirë që Stalini veç gjer në Jalltë ka qenë dhe kurrë s'ka lëvizur jashtë shtetit. Por ky qe veç një "Stalin" i sajuar, se ky, i sajuari,qe Sadiku nga Petova,polic aso  kohe. Me atë vërtetin, u "takova" virtualisht më 5 mars 1953.E mbaj mend sikur të ketë qenë sot. Isha nxënës në klasën e pestë. Aso kohe banoja pranë xhaxhait në Lushnje dhe,pasi dilja nga shtëpia  për në shkollë, për t'i rënë shkurt,  i bija jo xhades,por në një rrugë pa rrugë dhe një copëherë, pranë ca zyrave(quheshin të konsumit apo ku të di unë), unë ndiqja me qejf një lojë  voleibolli nga punonjësit e kësaj zyre, pa para orës  tetë që fillonin punën. Dhe, tek po ndiqja këtë lojë, shoh që erdhi një grua nga ato të zyrave:- Lërini lojën dhe vrap se pret drejtori: ka vdekur shoku STALIN! Ata kush e kush të vishej më shpejt dhe unë nxitova për në shkollë. Së pari,dëgjova shoku Stalin! Unë e dija për"baba" dhe,megjithatë,kur mbrrita në shkollë,i gjeta shokët të rreshtuar. Tërë personeli para shkollës dhe drejtoresha na ftoi që të mbanim zi dhe jo vetëm kaq: qe e premte dhe në shkollë do vinim të hënën tjetër. Ç'është e drejta, nuk mbaj mend në u brengosa për vdekjen e Stalinit,po,së brendshmi, u gëzova: do kënaqeshim duke lozur me top për gati 10-ditë.

                                                      *    *   *  Dalëngadalë, për Stalinin e vërtetë, unë do dëgjoja,kur qeshë nxënës në Pedagogjiken "Luigj Gurakuqi" në Elbasan. Filma si"Mbrojtja e Caricinit","Beteja e Stalingradit", " Rënia e Berlinit", sa vinin e më formonin me një bindje tjetër për  Stalinin e vërtetë. Po më bëhej trim legjendar, i zgjuar, i guximshëm,tmerr i gjermanëve. Ua hodhi atje në Jalltë edhe ROOZVELTIT,por dhe ÇURÇILLIT! Pastaj mësimet e historisë, të marksizmit,po se po,por dhe në Metodën e Rusishtes nga e famshmja NINA POTAPOVA,pothuaj kishim mësuar përmendësh,faqe të tëra heroizima të STALINIT. Dhe sot më vjen ndrmend heoizimi i ZOJA KOSMEDEMJANSKAJA:"Stalin s'nami/Stalin pridjot". E si mos ta doje vërtet këtë njeri kaq të zot që, në gjykimin tim prej adoleshenti, ishte fat i madh për popujt sovjetikë,  po se po, edhe për gjithë botën?  Ke parë që kisha filluar ta doja. Epo mendjeaxhamiu! Pse kot nuk thonë:- Rrushi i papjekur nuk hahet! Më vonë, përsëri në shkollë të mesme,kur Hrushovi filloi të nxjerë ca"cene" për BABA STALININ, unë u nxeha shumë dhe thashë:- Ke hair nga "qerozi",se më kujtoheshin qerozët e përrallave tona. Goja asnjëherë nuk më lë rehat dhe ndodhi një ngjarje që,sado nuk ka lidhje me Stalinin,por unë nuk kam se si e harroj. Në Elbasan erdhi për një takim një staf artistësh rus. Qe JURI OZEROV ai,regjisori i filmit "Furtuna". Qeshë në grupin që do e takonim dhe takimi u bë tek"Shtëpia e kulturës". Nuk kish protokoll  do flisnin apo do pyesnim. Unë e doja OZEROVIN se qe regjisor i filmit"Shtegtojnë krillat" dhe qeshë dashuruar sa me TATJANA SAMOILLOVËN aq dhe me ALEKS BALATOVIN dhe, impulsiv si qeshë, shpërtheva:- Pse e vratë BALATOVIN? Më dukej vetja si më i mençmi i gjithë shokëve,por OZEROVI qe burrë i mençëm dhe ma priti:- Në luftë s'ka se si mos vritesh dhe kur e pa se takimi mund të ndiqej edhe nga ndonjë tjetër,rrëfeu:- Mos kujtoni se vrasjet janë të vërteta dhe,sa për dijeni,kur xhironim"Furtuna",sadoqë në xhirime përdoren fishekëmanovre,qëlloi që dikush kish harruar në pushkë një fishek luftarak. Për fat të keq, ky fshekluftarak goditi mu në rrëzë të veshit aktorin NAIM FRASHËRI që,si shqiptar i vërtetë, e kaloi plagosjen me heroizëm. Na tregoi dhe shumë të fshehta rreth filmave dhe,kur mbledhja do mbaronte, unë prapë shpërtheva:- Pse e kritikoni STALININ? Sa  thashë kështu, tek sa OZEROVI po mendohej, u ngrit një grua që e shoqëronte  ( me sa mbaj mend ka qenë KATINA STARJA që punonte në komitet të partisë,por ndoshta dhe gaboj se ka mbi 60-vjet që u bë ky takim),që tha:- Ky takim është vetëm për filmin. Ika i brengosur,por në shkollë profesori i marksizmit më bëri për ujë të ftohtë. -Ke nevojë për lavazh truri, më tha.                                                               *    *    * Dhe tani STALINI i vërtetë. Them që nuk kam lënë gjë,të përkthyer shqip, pa lexuar për Stalinin. Dhe në memorien time, gjatë kohës, pak nga pak  filloi dhe të zhbëhej. Në qëndrimin ndaj miqëve; në qëndrimin si familjar; në qëndrimin për luftën e klasave; në qendrimin ndaj pakicave apo kombësive të tjera. Ndërsa  më parë më dukej i ditur, i drejtë, njerëzor, i pajisur me kulturë ( sa më pëlqente libri i shkruaar nga ai për MARKSIZMIN e gjuhësinë).Mundoja  si ai të këndoja këngën gjeorgjiane:"Seliko".Pse  ta mohoj: për mua qe BABA STALIN!!! Por...                                                             *     *    * Por si mund ta duash këtë JOSIF STALININ që shokët  intimë (ata qenë të paktë se i qëroi një nga një) i thërrisnin "KOBA". Gjithmonë flas dhe shkruaj vetëm për gjëra që di. Stalini:- Nuk ka rëndësi se kush voton dhe për kë voton. Rëndësi ka kush i numëron!!! - Në zyrë kish instaluar një telefon të fshehtë që përgjonte shokët e tij.Kuptohet që kushdo që fliste keq,e paguante me kokë. Telefonin e kish montuar një  inxhinier çek (komunist,sgurisht) që, për të ruajtur skeretin, u ezekutua. - Qe antisemit i sëmurë, kishte urrejtje patologjike kundër çifutëve dhe,sado në byro,dy të tretat qenë çifutë, ai u mundua që t'i qërojë një nga një: duke ftlliuar me Trockin ( e dëboi nga Rusia dhe qe dora e tij që i mori jetën në ekzil në MEKSIKO). E dëboi me votat e çifutëve të tjerë,si ZINOVIEVI e KAMENIEVI. -Me ZINOVIEVIN e KAMENIEVIN pati miqësi. Qe pragmatist i kulluar: iu lipsën kur qe rrezik të përjashtohej nga BYROJA,sipas amanetit të LENINIT dhe, pasi u bë sekretar i përgjithshëm, i vuri para togës së pushkatimit, Kamenievi:- KOBA,e njeh mirënjohjen ti? KOBA:- E njoh: është ajo sëmundja e ligë e qenit!!! Bënte politikë individuali për kuadrot. Kuadrot për të qenë si figura prej plastelini që mund të lozte me ta siç donte. E terrorizoi antarin e Byros Poliltike,çifutin KANGANOVIÇ, që të mohonte prejardhjje prej hebreu,sa të thoshte:- Unë nuk jam çifut. Unë jam komunist!!! MOLOTOVIT,byroistit tjetër, ia internoi të shoqen. Po kështu ia internoi dhe KALININIT. Dhe që të dy këta qëndruan para KOBËS si pula të lagura. Sa e propozoi çifutin SHLIANSKI për "atashe tregtar" në SHBA, pa filluar nga puna,pësoi aksident në det. E kishte dorën të gjatë për t'u hakmarrë dhe nuk harronte,edhe po të kalonin 20-vjet. SIMON BUDJONIN nga nënoficer carist  e shpërbelu me një automobil dhe i dhuroi testën e  partisë. Ai arriti deri në marshall. Despot aziatik në familje. Ia hëngri së gjalli mëlçitë gruas së dytë,NADIAS. Djalin,Jakovin, me gruan e parë e tallte, nuk e shkolloi,dhe,kur ra rob tek gjermanët,  e la që ta pushkatonin,duke deklaruar:-Nuk kam djalë. E shoqja tek e shihte se sa mizor qe, mundohej që ta zbuste. Por a zbutet bisha? NADIA tek vazhdonte institutin qe njohur me shumë shokë që vinin  nga baza dhe ata i qaheshin për politikën e ashpër që ndiqej me popullatën, por ai quante veprimtari armiqësore. Dhe ajo zuri dhe lakoi një sërë emrash (KOBA mbante shënim). Si bashkëshorte e sinqertë që qe i thotë:-Kova vetëm drejtori nuk ankohet. - Po si quhet ai?-NIKITA HRUSHOV,- tha jo me zë të dlirë. Po ku ta dinte ajo që,pas ca ditësh, ankuesit u ekzekutuna,kurse HRUSHOVI  u bë sekretar për Moskën.Nadia kur mori vesh që i vrau fatkeqët me dorën e saj,bëri vetvrasje. Dhe me drama  e kaluan jetën vajza e tij ,SVjetllana dhe djali, Vasili. Dhe mund të vazhdoja dhe me  cene të tjera.Them "cene" se fajet e tij,sa malet të larta. Ka bërë genocid mbi pakicat; ka mbytur në gjak popujt e republikave balltike dhe ka qenë ai që"pagëzoi" gulagët famkeqe.

                                    Tiranë, 28 prill 2020

34 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page