PAK DRITË MBI PENTAGRAMIN E JETËS TË MUZIKOLOGUT SANDËR CEFA




SANDËR CEFA

Nga Abdurahim Ashiku

...Na dolën përpara maskat, hynë në autobuz, filluan grabitjen me radhë, na doli përpara nji postbllok, ata u tremben, unë lëviza nga vendi kur…pam…pam dhe unë rashë në shkallët e autobusit i mbytun në gjak. Më plagosën në të dyja kambët por jo për vdekje. Kam shpëtuar kot. Jo kot por vetëm pse hyna në Greqi shpejt…Nëpër spitale, në fillim në Janinë, pastaj në Artë pesë javë, në Athinë, operacione të vështira, heqje pjesësh të trupit nga nji vend e vendosje në vend tjetër, shih si e kam trupin, tan varra…