top of page

PAFUNDËSIA


Giakomo Leopardi 1798-1837

Giakomo Leopardi 1798-1837,poet,filozof,eseist, konsiderohet si poeti me i madh romantic italian i shekullitXIX.Poezia L’infinito( Pafundësia) vlerësohet si kryevepër e tij.Po e sjell per lexuesit te perkthyer në dy variante.

Giacomo Leopardi

PAFUNDËSIA

Variantii parë

Përherë e dashur për mua kjo kodrinë e vetmuar,

Edhe ky gardh, që m’ia pengon shikimit,

Më t’ madhen pjesë të horizontit të fundëm.

Por duke qëndruar e vrojtuar të pambaruarën

Hapësirë, përtej saj , dhe heshtjen mbinjerëzore,

Me një qetësi shum e shumë të thellë,

Un sjell në mendje. E prej saj zemra, disi për pak më stepet.

Meqënse erën ndiej, duke shushuritur

gjetheve ndër këto pemë,

Krahasoj gjithë atë heshtje të pasosur,me këtë zë

Dhe më kujtohet përjetësia,

Stinët e shkuara, të vdekura dhe të sotmet,

të gjalla e të potershme. Kështu, midis tyre mendimi,

Në atë pafundësi, krejtësisht m’ zhytet:

E mbytja më është e ëmbël në këtë det.

PAFUNDËSIA

Varianti I dytë

Gjithmon e pëlqeva këtë kodrinë vetmitare

Edhe këtë gardh,që ia pengon shikimit

Pjesën më të madhe të horizontit të fundëm.

Por ,duke ndenjur e vrojtuar, të pambaruarat

hapsira përtej saj dhe heshtjen

mbinjerëzore dhe qetësinë, shum e shum t’ thellë,

përfytyroj me mend. E n’to mua zemra

disi m’ friksohet. E duke qen se erën

dëgjoj duke frushulluar nëpër këto pemë,

Un rri e krahasoj gjith atë heshtje

të pasosur, me këtë zë dhe më përkujtohet

Amshimi, stinët e vdekura dhe koha e sotme,

e gjallë dhe zhurma e saj.Kësisoj mendimi,

Mua n’at pamatësi tërësisht më mbytet:

E mbytja më ësht e ëmbël në këtë det.

Tiranë,20.11.2019

Solli në shqip #Resmi #Osmani #giacomo

53 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page