top of page

Pa titull


Pa titull Nga Fatmir Terziu


Joni dehet Joni pi sa s’bëhet ndonjëherë ai godet brigjet Saranda falet Saranda falet.


Dallga e tij ka tërhequr zvarë anijen dallga ka humbur vetëdijen Saranda bën kryq Saranda bën kryq.


Stërkala godet guralecët stërkala tretet … nuk ecën Lëkurrësi lutet Lëkurrësi lutet.


Qafa e Gjashtës flet me yjet Qafa e Gjashtës i zbret në periferi Deti përmallet Joni përmallet.


Vurgu lutet për shpirtin që thahet se Bistrica ka djegur trupin Deti flet me retë Retë humbin.


Jam me Shenjtorët dhe jam në gjunjë pena dhe letra janë pranë meje dhe ne lutemi dhe ne shkruajmë.


Dhe ne shënojmë të mbushim Historinë përmes kësaj stuhie dhe ne lutemi të jemi të mbështjellë në krahët e strukur dhe ne lutemi dhe ne lutemi.


E kështu na shfaqet Ali Pashai në vegim të parë Kisha e Vasiliqisë në Himarë e shkruara s’ndalet e shkuara falet…

… falet për atë që kemi humbur një barrë të saj por të mos harrojmë se ku po shkojmë oh le të lutemi oh le të kuptojmë.


Ndërsa Llogaraja na qëndron si shapkë mbi krye lëvizin retë si çafkë shpirti ulet tashmë pa frikë lutjet janë bërë një në Adriatik.

38 views5 comments

5 Comments


mich.maska
Aug 19, 2022

Nje poezi e mrekullueshme! Flet vet, s'ka nevoje per komente... E denje si "ZONJE E RENDE",

hyn pa trokitur ne poezine brilante shqipe...Urime, me arritje te tjera, Myslim Maska.

Like

Eqerem Canaj

Ndonese mjaft bukur, nuk dime ku te te kerkojme miku i vyer, ne Britanine e Madhe apo ne Bistricen e vogel, ne Elbasan a ne Sarende apo te Kristo Cipa qe ben kenge, pa permendur Pano Hallkon e rende, qe ngre Vranishtin ne kembe... Pra, na ke munduar, e prape ne te mbajme ne pjesen me te nxehte te shpirtit, sepse je i vlershem sa s'ka me. Respekte per keto vargje brilante, kaq thjesht e po aq bukur, Urime!

Like

Valbona Ahmeti

"Joni dehet Saranda falet Se Bistrica ka djegur trupin Dhe ne shënojmë të mbushim Historinë Lutjet janë bërë një në Adriatik" Poezi e bukur e thellë sa vet Adriatiku! Ju lumt poet Fatmir Terziu!

Like

Thani Naqo

Joni dehet Joni pi sa s’bëhet ndonjëherë ai godet brigjet Saranda falet Saranda falet.!!!! Kur dehen detet godasin me dallgë!

Like

Pano Hallko

Shumë bukur! ... "Se Bistrica, ka djegur trupin"... E madhe!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page