Pa koment... dashurie (ndoshta jo për të gjithë ia vlen ky tekst) Fatmir Terziu
I zbritëm me sy të gjitha yjet në minderin tonë të parë ku netëve të gjata të dimrave tartabiqet kishin ngritur dinastinë e tyre të gjallë.
Në sytë tanë kishim Brixhid Bardonë atë copë të përvjedhur prej revistës me këngët e bulkthave në ballkon zhvishnim dashurinë e huazuar tinëz.
Përmes netëve për ne e dashur puthjet vinin nga një botë memece trupi si një rol busti të shtangur faqet si prushi i dimrit mbi teneqe.
E kështu memorjet mbi këta fotografi udhëtonin si blloqe të harruara kujtimesh jashtë një të zverdhure mbi bardhë e zi vetëm dashuria jonë e dashur rritesh…
…ishte kohë ëndërrash në varfëri ku dhe dashuritë i arnonim me fije por gjithnjë e dashur me zemër e me sy jemi dashuruar si në hotel me pesë yje.
Janar 1990-2020
Nexhi Baushi
Një e vërtetë e thurur çiltër e thjeshtë, plot mall e nostalgji. Të tilla ishin dashuritë tona në atë botë. Komplimente
Thani Naqo
Hej Fatmir, mirë do bësh të shkruash edhe të tjera, si kjo e sotmja! Flladon të shkuarën dhe të tashmen. D,mth. është nga ato të "sojit lirik" që do ta gjurmojnë kudo që ti ta kesh fshehur...Dhe do ta gjejnë!
Hysen Ruspi
Si gjithmone, perfect Dr. Dite te bukur ne vazhdim.
Ildije Xhemali
"…ishte kohë ëndërrash në varfëri ku dhe dashuritë i arnonim me fije por gjithnjë e dashur me zemër e me sy jemi dashuruar si në hotel me pesë yje. "
Hiqmet Mehmetaj
I nderuar Prof. Terziu ,faleminderit që me kaq orgjinalitet ,me këto vargje të gdhëndur nga dora jote ,na rikthen në një të vërtetë të shkuar ! Varfëria e kohës kur mendonim se ishim të pasur .Një boshllëk i pa riparueshëm .Dashuria nuk vdes . Respekte ,miku im !