top of page

Përparim   Hysi: Unë u dashurova me Profesorin tim



"Të dashurosh, është më shumë se të jetosh" (VICTOR   HYGO)

(tregim)

 

Nga  Përparim   Hysi

 

   Unë që po rrëfehem, jam Elisabeta. Shkurt jam BETA, siç më njohin. Tani jam gjyshe,i kam kaluar, kur thonë "me li e me fruth" dhe nuk më zë gërshëra made in moral. Puritanët do mbledhin buzët, kurse gratë, ca më tepër: do zënë e do shkulin faqet duke më shënuar me gisht: e paska lënë mendja! Nuk më ka lënë fare mendja,por nuk më skuqet faqja fare kur tregoj. Jam transparente si xham. Sa për puritanët dhe ato"që shkulin faqet", dua t'u kujtoj atë thënien proverbiale të KRISHTIT: "Gurin e parë ta hedhë ai që nuk ka bërë mëkate". Natyrisht, për moralin e "rrezikuar" më shumë e ngrenë zërin të pamoralshmit.

E, nëse kini pak durim, më ndiqni, tek rrëfej:

                                               *

Isha në vitin e tretë në gjimnazin e qytetit tim. Në këtë moshën tim,gjyshja ime,Katja,ndjesë pastë,thoshte:-Hap sytë se je me këmbë mbi yzengji. E  gjyshja ime që qe aq e mirë, maste me kohën e rinisë saj. Po unë qeshë një çupë(vërtet me këmbë mbi yzengji),por harlisja nga shëndeti dhe,tek ecja,sikur bubulloja. Tundej vendi,kur i thonë. Por pse t'u lodhë se si qeshë, se ... (eh sa herë  më kujtohet gjyshja!) ajo thoshte:-Vetëm litari duhet i gjatë,kurse biseda sa më e shkurtër. Pra, isha në vit të tretë,në gjimnaz. Me mësime shkoja shumë mirë dhe e pasionuar qeshë pas letërsisë.Lexoja shumë dhe ,pikërisht në vitin e tretë,letërsinë na i jepte një Profesor që nuk ishte vetëm mësues,por artist. Ta dëgjoje,kur shpjegonte, mbesje me gojë hapur. Sidomos,kur recitonte poezi të ndryshme si një aktor i vërtetë. Unë  bëhesha sy e veshë. Çuditesha me vete:nuk është as shumë i ri,por dhe as i vjetër. Si e llogaris unë,duhet të ketë aty nga 20-vjet punë,por si është e mundur që të mbajë mend kaq shumë vargje përmendësh. Zura ta shikoja në sy dhe(eh,sa inat!) ai sikur mos isha fare i gjallë. Na dha në një nga orët temën e hartimit:"Glorifikimi i punës tke "Fausti" i GËTES". Më erdhi "gjahu" në derë. U bëra Margaritë dhe shkuar Margaritës. Prisja orën e koregjimit. "Hajmalia" ime kishte zënë. Profesori e lexoj para klasës dhe unë,në ato çaste,u bëra zog   me krahë gati për fluturim. Që atë orë.fillova ta dua Profesorin tim. Po vallë a do ta vinte re ai seç fshihte zemra ime që dridhej si zokth,sa herë futej në klasë? Doja që t'i bija në sy,si: me demek,unë  jam Margarita dhe ti je Fausti. MIrëpo ky,"Fausti im",nga mosha qe sa babi im. Punë e madhe:unë qeshë e"kënduar" dhe kisha lexuar shumë për dashurinë. Dhe ngisja anijen e ëndrrave në detin tim,të mbushur me shpresë.Thosha:-A nuk qe GËTE 75-vjeç,kur i propozoi asaj ruses rioshe? Dhe ky"Fausti im"(kështu po e quaj këtej e tutje, është mesoburrë dhe,o ZOT,vallë do më dojë ai mua)? Është i martuar. Le të jetë;unë nuk pres që të prishë familjen. Dua të jem e dashura e tij dhe pikë.

Me këtë dëshirë  bija të flija dhe tërë natës veç me të. Dita,ndaj dhe rimon me drita, t'i prishë ëndrrat fluturuese dhe t'i vendosë këmbët mbi tokë.

                                       *

Faji është i lexueshëm dhe, kur më ftoi në bibliotekë, i  hapëm "kartrat". Që atë ditë filloi ajo"poema e dashurisë" mes meje e profesorit. Pa lënduar a cënuar njeri. E kujtoj me mall gjithçka dhe, nëse PROFESORI rron, i uroj të mbushë një shekull!

Po ku të lënë këmborët e botës,që të dëgjosh zilet e tua. Profesori,sa doli nga salla e personelit dhe,ndërsa po kaloja pranë sallës me derë të hapur,dëgjova Profesore Afërditën të thotë:- Sa i bukur që është! Lum ajo që e ka! Kurse tjetra,një lëneshë,tha:-Ndonjë ditë kam për t'ia rrufitur ato buzë:me hir apo pahir! I dëgjova ato dhe i mora inat. Epo kot nuk thonë:- Do të prishet një grua,lëre të punojë me gratë. Nëse punon mes burrave,morali i saj është i ruajtur.

Por,në fund t fundit,kështu ndodh me tërë shoqërinë,se në jetë luhet teatër si në"ballot me maska". Kisha dal me  maman time tek tregu ku shiteshin perimet e frutat. Laj-thaj  ky treg ësht e vetmja"kishë" ku falemi.  Befas shoh Profesorin tim që vjen dhe unë,hapu dhe ku të futem. Kuqu e skuqu si një kungull i pjekur dhe qeshë fare pa faj. Po ajo"iskra" diku e fshehur,sujkur kish dalë nga unë dhe të tërë po e shihnin. Epo një fshat që duket.nuk do  kallaus. Profesori as që e kish mendjen nga unë dhe jo të m'i shtinte sytë siç shpresoja. Kur shoh që mbrriti teto Kristina,gjitonia jonë, që kish dhe çupën me vete. Ndërsa unë isha në gjimnaz,çupa e saj qe në pedagogjike. Epo erdhi,punë e saj,po kur dëgjoj që t'i thotë Profesorit:- E,Profesor, e kam çupën të bukur? Të lërë tjetra kokrrën e namit.Profesori do blinte fruta dhe kjo i vë"në pazar" të bijën. Isha gati t'u hidhesha në kokë që  të dyjave,por thashë:po luajmë me maska. Profesori,sikur i bëri bisht pyetjes,por (unë them për ta hequr qafe,domosdo),me politesë,i thotë:- Si e ëma dhe e bija!!! Një tjetër që i njihte dy palët,shtoi si me shpoti:" Si e ëma dhe e bija/o usta Murat".Plasi të qeshurit,por mua më vinte për të qarë. Po mua si nuk më vuri re,Profesori? Apo ashtu ia donte mushka drutë.

                                                        *

   Bëja, çbëja, mundohesha  t' i bija  në sy Profesorit. I thaja pjesët përmendësh dhe në hartime notën më të lartë. Adoleshente qeshë dhe rrushi i papjekur nuk hahet. Si t'i thosha që e doja? Por erdhi çasti. Po vinte viti i ri.Koha e kartolinave. Po unë nuk shkrova kartolinë që qenë në modë asikohe,si:"Era frynte që përjashta/rrihte perdet e mëndafshta.Ose,si:"Mos pandeh se të harrova/katolinën ta dërgova". Pse e rëndomtë qeshë unë? A nuk haja bukë veçan? Dhe ja se si i shkrova:" Ca pika shiu ranë mbi xham/Jetojmë të dy në të njëtën shkollë/A e di se të kam shumë xhan/Sa të shoh ty/më mbyt një kollë.

Por nuk e lahë me kaq: me gërma kapitale shkrova:

"NXËNËSE MË KE

PROFEOR TË KAM

PËRDITË MË SHEH

A E GJEN DOT SE CILA JAM?

Me gërma kapitale, se mësuesit e letërsisë e njohin shkrimin e nxënësve të tyre. Dhe prisja aq e shqetësuar,sa ç'pret një i burgosur një vendim gjykate. Kur erdhi PROFESORI dhe, sa hodhi shikimin për të gjetur"fajtorin",unë futa kokën si struci poshtë bankës. Faji është i lexueshëm dhe, kur më ftoi në bibliotekë, i  hapëm "kartrat". Që atë ditë filloi ajo"poema e dashurisë" mes meje e profesorit. Pa lënduar a cënuar njeri. E kujtoj me mall gjithçka dhe, nëse PROFESORI rron,i uroj të mbushë një shekull!

Tiranë, 4 tetor 2024

41 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page