top of page

Përkujtim dashurie


Përkujtim dashurie

Sipas bërjes zakon në më shumë vite, unë në kopshtin e vogel në formësim për bukur, ti në karrigën me ulëse të butë nën te, me bryl mbështetur në tavolinë të zezë. Ngritur brylit ajo dora yte e bukur skalitur nga Zoti në disponime të mira, e në gishtin e unazes, unaza me portret që ta kisha dhurruar kur të mbaja mbretëreshë. Aty, mbi tavolinë, para dritares, lule karajfili rose e në vazo braon dhe luleflaka thellë të kuqe, sfond i dukjes sate. Në vete një gjallëri e ndjenjë lumturie që nuk ta thoja, por ti-tek më përcillje dhe dije se ç’po gjezdisë në imagjinaten time, e lumtur për dashurinë ndaj teje të një njeriu, të burrit, i cili sikur në rrëfime romaneske të njohura, do jipte frymen e fundit si prove emocioni, mu pranë këmbëve tua, më shikoje e lumtur. Veshur me fustanin mavi që ta solla dhurratë për diten e lindjes së dashurisë sonë dhe floket brune çeltë me një trendafil të bardhë në të majtë e në kraharor karficë luleje të bukur-më duket jasmine-sikur në vitet e gëzuara të paramarteses sonë, jipje një pamje harmonike dhe dukeshe mahnitëse. Kur të shikoja tek qëndroja pranë trendafilit të kopshtit të guft që kisha mbjellur të të simbolizoj ty, më dukej se, nuk ishte ai një kopsht i vogel, se nuk ishte veç një lulishte, por parrajsa vetë dhe nga vetja hedhja kuptimin të quajtur vdekja. Jo! Kjo është e pavdekshme. Vinte nga lashtësi, në përhere do bëjë jetë! Bashkë, në përqafim! Nëse Zoti zotëron në gjithësi, kjo me këte qeshje pushtuese zotëron këte shtëpi dhe këte zemer.Ndriçon si dritë nuri! Zoti është i madhërishem dhe i gjithëdijshëm dhe ka trajtat të cilat dashurinë e qiftit e bënë të jetoj pa fund kohe.

Sot! Sot një vërshellimë e fuqishme e kohes së ikur! Dridhëtuese!

Sot! Është ditë më rreze të fuqishme dielli dhe nuk dalloj nëse më shumë shndërritin ato apo ti, syt tu jeshil tek më përcjellin në lëvizje pune. Të shikoj. Në frymëzim! Përpelitem si një gjallesë e vockel, të mbërthej madhështinë tënde, driten që perhapë ti, rrugen e gjatë me nisje të padijtur që bëre për të ardhur tek mua, tani, këtu në oborrin e ëndërrave, të vogel, me fikun si ombrellë që ti, e dashura ime, tek adhurroje shtëpinë, familjen, e solle nga bregdeti jonë dhe me duart tua të bukura, e mbolle për të jetuar në gëzime se mbiu ai, jeta dhe për tu gjetur sa është jeta, nën hijen freskuese të tij.

Sot, tek imagjinoj se i bëjë grim kremteje fytyres sate-këtu në oborr, në këte parrajsën tone,do mbjellë lulet që këte dhe këte shtëpi, që ballkonin nga sodisje bukurinë mahnitëse të të gjithave që ti shihte syri, anise e dijë mirë, se bukuri ytja dhe tani kur mosha të shtriu rrudhat në fytyren tënde, je njësoj mahnitshem e bukur dhe e patejkalueshme.

Sot, do ujis e shikoj krizantemat e lara bojnash-tek të mendoj ty! Sot, do ujis e shikoj jasminin dhe t’i ndjejë aromen dehëse-sikur e kishe ti e sikur e ndjeja tek vëja koken përskaj tëndes në jastekun tonë virgjin! Sot, do ujis e shikoj, trëndafilat ngjyra-ngjyra-e do të mendoj se të shoh ty! Do shoh ato luleshtrydhkat e vockla të bukura që të gëzonin si një kalama sheqerkat kur ti sollja tek shtrati tek mbërthente acari! Sot, e përherë, do jesh në pamjen time engjëllushe e qeshur çiltër, e qeshur ndritëshem, e çelur lule e bukur, muzikë që bënë jeten njësoj sikur je vetë. Dje, sot dhe përherë, në këte universum, me bekimin e të Madhrishmit ti me atë dukjen magjike e atë qeshjen pushtuese, do më japesh frymë sa të bëjë rrugen deri në takimin tonë të sërishem. Se dashuri jonë nuk këputë asnjë force.

Shpirtërat jetojnë përherë! Në cast duket sikur u fiken, por, ata, në një trajtë vetem për të Madhrishmin të dijtur, jetojnë në dashuri përherëshem! Hapsirë e të Madhrishmit është pa kufi dhe aty gjenë vendin e vetë çdo shpirtë, çdo dashuri. Dhe jona

47 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page