PËR HIR TË SË VËRTETËS


Frank Shkreli

PËR HIR TË SË VËRTETËS – NË LIDHJE ME DEBATIN PËR TË

ASHTUQUAJTURIN PROJEKTLIGJ I “ANTISHPIFJES”

Nga Frank Shkreli

Komisioni i Parlamentit të Shqipërisë për Median zhvilloi javën e kaluar një seancë dëgjimore me disa profesorë të Fakultetit të Gazetarisë për projektligjet e Qeverisë shqiptare që njihen me emrin “paketa antishpifje”. Në atë seancë u zhvilluan debate të ashpra, pothuaj deri në përplasje midis profesorëve të gazetarisë që kundërshtojnë miratimin e atij projektligji dhe disa deputetëve të Komisionit të medias, duke shkaktuar kështu që disa pjesëmarrës të ftuar si dhe deputetë, të largoheshin nga seanca. Qëllimi im sot nuk është të flas për meritat ose jo të këtij projektligji, pasi jam përcaktuar, me kohë, kundër kësaj nisme anti-demokratike, siç janë shprehur edhe shumica e organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare nga mbarë Evropa. Unë jam me gazetarët dhe për lirinë e tyre të fjalës dhe të të ushtrimit të profesionit të tyre pa ndërhyrje nga qeveria!

Por ajo që më bëri përshtypje dhe që më la një shije të idhët në gojë, ishte deklarata e njërit prej deputetëve socialistë, Z. Musa Ulqini, i cili u shpreh gjatë seancës se, “Ky projekt-ligj nuk ka të bëjë fare me shtypin e shkruar. Ju bëjë thirrje të gjithëve që jeni këtu të m