![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_ff9acb984ba44722ad9f4907661d570e~mv2.jpg/v1/fill/w_143,h_144,al_c,q_80,usm_0.66_1.00_0.01,blur_2,enc_auto/a48dbc_ff9acb984ba44722ad9f4907661d570e~mv2.jpg)
FALL HALITI
PËR ATË FLAMUR KUQEZI
Babait tim
Xhandarët, të ndërsyer nģa kryebashkiaku vetë Ullinjtë e mitur, Të sapo mbjellë, Natën nëpër shi, i prenë, I shkulën në errësirë. Heret Në mëndjes Ende pa aguar mirë.
Kryebashkiaku thërret Kryeplakun, Babanë Tim. Pa e përshëndetur e pyet
Duke bërtitur: Kush ishin ata xhelatë Që natëni nëpër shi prenë ullinjtē e mitur ?
M'i sill këtu tani, në këtë çast,
Ata egërsira, kriminelë
Xhelatë ...
Kryebashkiaku Ngriti dorën, grushtin lart, Për të goditur me grusht, Me pëllmbë, Babanë.
Ule Atë dorë, Po të them ! Mos m'i nxi thinjat Për atë flamur KuqeZi, Sepse të gjitha rrufetë e qiejve,
Bubullimat e qiellit do të shkarkohen mbi ty...
Ata ullinj të mitur, foshnjë i preve mbrëmë natën vetë ti, nëpër shi...!
Qershor 2019
#FALL #HALITI