top of page

Ose skanimi i një spetakli madhor


Nga Majlinda Sota Mullaj


Big Brother Vip dhe jo vetëm.

(Ose skanimi i një spetakli madhor )

Katër muaj përpara sapo filloi një spetakël i veçantë me emrin “Vëllai i madh VIP”. Pjestarët e këtij formati janë persona me një bekraund të njohur njerëzor dhe njëkohësisht personazhe me një gjurmë artistike të njohur nga shoqëria. Pa dyshim që stafi i programit së bashku me kondutriçen kanë bërë një punë të mirë duke studiuar zgjedhjen e konkurrentëve. Ajo që bije në sy që nga dita e parë e programit është dëshira, stërmundimi, pjesmarrja dhe angazhimi, për secilin prej tyre, i shpirtit inovativ të shqiptarit të sotëm.

Përpara se të shkoj më tej në këtë analizë, e cila vjen pas publikimit të disa artikujve të mi të karakterit socio-psikologjik, të cilët janë okupuar në ato argomente që kanë pushtuar në pafundësi shoqërinë tonë, përqëndrimi tek ky format, të cilin e kam ndjekur me shumë interes, është paksa tërheqës për faktin se shërben si motiv konfrontues për atë çka përjeton realiteti shqiptar.

Formati përfshinte, në radhë të parë, të gjitha prejardhjet kulturore të viseve shqiptare, duke nisur nga Kosova, Maqedonia duke hyrë nëpër Tropojë për të zbritur më pas në Tiranën tonë të mrekullueshme për të kalur më vonë në Vlorën tonë të paparë. Thënë kështu kuptojmë që ashtu sikurse këto vënde kanë çdo njëri veçantinë në pamje, kulturë po ashtu dhe njerëzit të cilët i kanë jetuar duke ju dhënur jetë atyre, kanë qënur, në mënyrën e tyre, sponsorizuesit e veçantive që ata mbartin pikërishtë prej këtyre viseve. Jo më kot themi që: “ U kthye atje ku i kishte bërë koka bam”. Kthimi gjatë programit, në këto vende, është një kthim figurativ, nuk ka të bëjë me një kthimin real por ka të bëjë me mënyrën e veçantë të të folurit, me dialektin, me mënyrën e të sjellurit. Ka të bëjë me repertorin sentimental, artistik, historik dhe tek e fundit me mënyrën e të reaguarit në një ambjent transitiv- politik dhe shoqëror.

Në këtë momente largësia nga vëndi im, shënon një motiv më shumë, i cili i shton këtij formati meritën e vënies në dukje të atyre nuancave që opinioni i një publiku të gjërë, i cili ndodhet larg viseve shqiptare, me siguri i ka dhënur. Sepse tek ky format, ky publik me emrin emigrant, në bazë të komenteve të shkruajtur në rrjetet sociale, ka gjetur edhe atë shkëndi që me siguri filloj t’i ndezë atë shpresën e humbur të një kthim të mundshëm ose dhe të shpejt, pse jo, në atdheun e tij. Pra, atë çka, kush për detyrë është i ngarkuar ta bëjë dhe derimë tani nuk ja ka arritur, një format televiziv, me nuanca shoqërore të pafundme e rindezi mirë. Ky format ka bërë të mundur të rindezë tek emigranti atë që quhet shpresë, duke i thënë: “Beso dhe vetëm beso sepse dëshira jote ende ka shpresë, ende ka jetë”.

Pra kjo ngarkes emocionale dhe mbi të gjitha sentimentale, në këtë format, u ndihmua shumë nga ata persona që në një farë mënyre dolën nga sub-kultura e tyre ose më mirë të themi e shëtitën këtë të fundit për 136 ditë në shtëpinë e vëllait të madh, duke e mbartur tashmë atë jo brënda vetes por duke e ndarë me të tjerë dhe duke bërë të mundur që ajo si përbërëse e secilit të triunfoj mbi atë të secilit. Pra çdonjëri prej konkurrentëve demostroi të ishte domosdoshmëria e ekzistencës të së gjithës. Pse jo brenda së gjithës, pra brenda kësaj kulture secili prej nesh ka familjen, ka rrethin shoqëror, ka rrethin e punës, pra ka gjithçka që e ka ndihmuar të formohet për të qënur ai që është sot.

Nga një vëzhgim i shpejt i bërë nuk duhen harruar karakteret gjinor të secilit prej konkurentëve. “Vëllai i madh” do të thotë, mënyra e të folurit pa kushtëzim, duke respektuar, me anë të vëzhgimit dhe dëgjimit konsistent, opinionin, pozicionin dhe bindjet e secilit prej konkurrentëve. Ai i ka ndjekur me vëmëndje dhe i ka respektuar duke i dëgjuar të flisin për vetveten dhe duke spjeguar secili vetveten. Këtë vëllai i madh e ka bërë pa ndërhyrë edhe se personazhi i përket asaj gjinisë, në thojza femërore. Një motiv grindjeje, midis një vajze dhe një djali, edhe pse e ashpër dinamika, por kur të dy personat demostrojnë barazinë e fjalës, barazin e bekraund-it, barazinë e pjesmarrjes, ashtu sikur ne i kemi parë, përfundoi ashtu sikur duhej të përfundonte. Dikush që vë në pah parregullsitë që shteti krijon, lejon, tejkalon ose kondicionon, ja del njëkohësisht të mundësojë besimin e vërtetësisë që arrin të përcjell me anë të këtij programi. Në fakt dhe batuta e bërë me krahasim edhe me figurat e parlamentit ishte një demostrim i pjekurisë që kalon cakun e interesave vetiake, ashtu sikur ishte një dikotomi sjellore e goditur për situatën e diteve të sotme.

Gjatë gjithë rrugëtimit formati u shoqërua me momente ose fragmente të jetës së përditëshme të secilit prej tyre. Presenca e familjes; për dikë prindët, për dikë fëmijët, për dikë bashkëshortët, për dikë motrat, vëllezërit për dikë nipërit, mbesat, për dikë gjyshërit e për dikë tjetër kushërinjtë, tregoj gamën e gjërë fantastike të familjes shqiptare dhe të kulturës shqiptare. Kjo gjithashtu ndodhi sepse e bëtë të mundur ju si program por dhe kampjoni prej jush i zgjedhur. Kjo për të theksuar që atë që nuk ka mundur dot të bëjë politika shoqërore e të gjithë transicionit e bëri në pak muaj një program televiziv. Ky ishte gjithashtu një tregues që na ndihmoi të kuptojmë që tesuti shoqëror shqiptar është mjaft i pasur dhe me shpresë, por ai është një tesut i cili ka thjeshtë nevojën të trajtohet.

Spikatin gjithashtu zgjedhjet e bëra për prezantimin e familjes shqiptare. Ajo është e shumë llojshme dhe me preferenca të shumta ashtu sikurse vetë kultura shqiptare. Pamë familje që u pritën me sekuenca ose fragmente kulturore klasike, sikurse pamë atë me preferenca muzikore melodike ose siç mund ta quajmë ndryshe muzik e lehtë dhe së fundmi pamë se si shija muzikore popullore gllabëroi të gjithë pjesmarrsit sikurse të gjitha familjet. Pra këto jane shijet e popullit tonë me këngët që i këndohen familjes, dashurisē, humorit, patriotizmit, heroizmit e shumë elementëve të tjerë.

Pamë se si çdo gjini ose preferencë artistike muzikore plotësoi atë “puzzle” e përbërjes së larmishme muzikore-kulturore ku çdo pjesë që të funksiononte ose të merrte kuptim kishte nevojë për tërësinë e tij. Dhe këtu, gjithashtu, u pa një thirrje tjetër dhe e drejt për drejtë për politikën. Nuk mundet politika të funksionoj veç për vetëm sepse kështu puna e saj jep frut veç për atë. Ajo kryen funksionin e saj duke marrë para sysh të gjithë përbërësit: fshatarin, katundarin, malsorin, qytetarin; intelektualin, artistin, emigrantin dhe imigrantin. Politika jo vetëm të mendoj ose të shprehet duke thënë se po punon për të mirën e shoqërisë por, në radhë të parë, ta dëgjoj atë dhe të identifikoj të mirat që ajo ëndrron, don dhe pret prej saj.

Prezantimi i familjes shqiptare, si përbërëse ose mbartëse e të gjitha sfumaturave shoqërore, në këtë format, demonstroi dhe njëherë vuajtjen, skamjen, sakrificën që çdo njëri prej pjesmarrësve ka jetuar pothuajse në të gjithë kohën e tranzicionit. Në shoqërinë shqiptare sikurse ai i interrnuari dhe ai më i preferuari, sikurse ai i studiuari dhe ai i pa studiuari, sikurse ai nga qyteti dhe ai nga fshati apo malësia të gjithëve pa përjashtim ju është dashur të prekin me dorë vuajtjen më të thellë me emrin mungesë; mungesa për ushqim, për shtëpi, për punë, për mardhënie familiare sa më koherente, për shëndet, për shkollim dhe tek e fundit mungesa e identitetit është treguesi i të gjithë mungesave. Dhe me këtë mesazh politikës ju dha mundësia që të kuptoj që mungesa krijon veç probleme. Problemet e krijuara nga mungesa fillojnë dhe krijojnë probleme të tjera të cilat bëhen akoma më të veshtira për tu zgjidhur.

Nuk duhet lënur pas dore inteligjenca, pasioni, krjimtaria dhe ëndrrat që secili prej tyre demonstroi. Kjo është e nevojshme të bëhet pa bërë asnjë dallim moshe apo gjinie sepse të gjithë protagonistët e “Vëllait të Madhë VIP” morën pjesë në këtë format duke shpalosur të gjitha dimnsionet e personit të tyre, duke treguar gjithashtu që prania e secilit ishte një domosdoshmëri për funksionimin e së gjithës.

Ky format pati atë kompletec me pjesmarrjen e Monikës sikur pati atë dëgjim prej pjesmarrjes së Donaldit. Pra në jetën e përditshme nuk mundet të edukohet mosha e re pa pasur afër saj prezencën e moshës më të rritur. Nuk justifikohet humbja e njërit si fitore për tjetrin por justifikohet fitorja si e merituar nga më i pëlqyeshmi për publikun. Dhe në fakt të gjithë televotuesit dhanë një spjegim me votën e tyre të shembullit apo modelit që ata duan të ndjekin. Publiku vlerësoj të katër finalistët për moshën, pasionin, kulturën, aspiratat por dhe për ëndrrat e secilit prej tyre. Nëse do të pyesni finalistin e finalistëve me siguri që do t’ju thotë që ëndrrat e tij sapo kanë filluar sepse tek emigranti ndodh një fenomen i çuditshëm.

Kur një emigrant kthehet në vëndin e tij, ai kërkon ta jetoj veten, jetën duke e filluar pikërisht atje ku ai e ka lënur atë që nga dita e largimit. Se do të pyesni fituesin e dytë ai pa dyshim që do të thotë që ka një dëshirë të jashtëzakonëshme të punoj projektet e tij të sapo krijuara. Ndërsa fituesja e tretë që ka thyer tashmë çdo hendek të një shoqërie patriarkale me siguri do të tregojë në pafundësi realizimet e jetës së saj duke i bërë ato tashmë ëndërra të mundura për shumë e shumë vajza e gra të tjera. Tashmë fituesja e katërt i jep shpresë të gjitha atyre vajzave që qeshin e luajnë si ajo që të mendojnë se çdo moment në jetë, sado i vështirë qoftë ai, është i kapërcyeshëm kur ne jemi në gjëndje të thyejmë të gjitha paranojat që mendimi konservator i shumë e shumë të tjerëve shpesh herë na vë përpara si penges.

Duhet një punë e vazhdueshme dhe dëshirë e madhe për të bërë por, njëkohësisht, dhe për të vlerësuar mesazhet që ky format televiziv cliroi duke na bërë të mundur që nē çdo njërin prej konkurrentëve të gjejmë sado pak vetveten. Mos ngurroni të thoni që:” unë jam si ajo ose si ai ose modeli im është ajo vajzë ose ai duale”. Jeta e tyre nisi nga normalja por vetëm dëshira, këmbēngulja dhe thyerja e shumë tabuve i bëri të realizojnë atë çfarë kishin si piksynim për të realizuar.

66 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page