OPINIONI DHE REALITETI


ALI TONUZI

OPINIONI DHE REALITETI

Mirënjohje, për DOKTORIN OKULIST, ALI TONUZI!

(ese)


Nga Përparim HYSI

Opinioni është një mendim që,kur zotëron vlera të epërme, bëhet mbizotërues apo kategorik. SHEKSPRI e ka quajtur opinionin"zonjë të suksesit" dhe BLAISE PASKAL"mbretëreshë e botës". Meqë po futem në këto"hulli" ku nuk është fort e lehtë për të shkelur, do mundohem për të dhënë ndonjë mendim që,sado pak, të cekë një opinion. * * * Parabol Ka historianë që janë orvatur që ndonjë mendim të tyre ta "shesin" si opinion. Po historia është mëdyshur e ka pranuar dhe nuk e ka pranuar atë. Kur them kështu, e kam fjalën për CEZARIN. Ditën kur i bën puçin,- tregojnë,- një grua,andej nga fundi i turmës,i bërtiti:-CEZAR,kjo letër ëshë për ty. CEZARI,-thonë,- e mori letrën dhe tha:- CEZARI hallet e tij, i shikon në fund. Mendimi që shetiti si opinion,por nuk u bë"mbretëreshë e botës",është:Nëse CEZARI do lexonte letrën (aty informohej për puçin që i mori jetën), jo vetëm do kishte shpëtuar, por dhe historia nuk do kish qenë ashtu siç ndodhi pas vrasjes së tij. Po nga historia e largët një mendim që nuk vuri dot domenin si opinion. Ka historianë që hodhën mendmin që,nëse RASPUTINI, do kishte shpëtuar, REVOLUCIONI I TETORIT nuk do kish ndodhur.Mendim pak radikal dhe,po kaq hipotetik. Sidoqoftë, ka mendime individësh që kthehen në opinione. Ka individë që krijojnë një opinion dhe ky opinion kthehet në një"kështjellë" që është zor ta rrëzosh. Kështu ndodh,pak a shumë, me opinione për shkrimtarë,poetë, shkencëtarë,për burrështetash,për mjekë,artistë dhe lista është paksa e gjatë. Natyrisht, opinioni për individë që gjallojnë krahas nesh, nuk është gjithmonë në shkallë të epërme si çdo lloj vlerësimi që,në fund të fundit, është relativ. Por para se të jap ndonjë shembull konkret e të jetuar, vlen të theksohet se opinioni për iks apo ypsilon në fusha të ndyshme të jetës,kurrë nuk është i "palakueshëm" apo si"mbretëreshë e botës". Njeriu fiksohet pas një opinioni dhe e sheh"mbretëreshën e botës së tij",gati si shenjt dhe të pacënueshëm. Individi është kthyer në"opinion" se në fushën ku operon,ka dhënë prova të mëdha suksesi. Dhe kështu,pak nga pak,krijohet një opinion i mirë për të dhe,që të gjithë rreken që,edhe kur e lakojnë si emër, të mbushen mirë me frymë me shenjë respekti. Pak më afër: Në vitin 1965,duke qenë ushtar me shërbimin e detyrueshëm ushtarak,m'u desh të operohesha në SPITALIN USHTARAK TË TIRANËS. SPITALI USHTARAK me një kontigjent të zgjedhur mjekësh specialistë të dorës së parë,të gjithë të specializuar jashtë shtetit. STAFI i mrekullueshëm i këtyre mjekëve,kishte në krye një mjek duarartë si KOLONEL JUL KOLIQI. Ai qe OPINIONI! Mua më operoi,po një duarartë.si KOLONELI,DOKTOR NAZMI SHEHU dhe nuk harroj as atë dhe as dy doktorët që vinin pas tyre:PETRAQ XOXE dhe ISMAIL FETA! Të gjithë këta dhe shto dhe mjekun SELFO BATALLI qenë një ekip që meritonin t'u shkruaje poezi. Dhe jo veç për njërin,por për secilin. Por,sidoqoftë, DOKTOR JUL KOLIQI qe shefi që krjonte opinion. Dhe opinioni,ndonjëherë,kthehet në"ilaç" apo dhe të mbushë me shpresë Dhe më afër; në vitin 1966, HEROI i Popullit,Kolonel MYSLIM KETA, në afërsi të FUSHË_ARRËSIT u aksidentua me makinë.Qeveria dërgoi një elikopter me MJEKUN KIRURG,KOLONEL NAZMI SHEHU,për t'i ardhur në ndihmë të plagosurit që mezi priste. Treguan, mandej,që ashtu gjallë e keq, ka hapur sytë dhe ka thënë:- Nuk paska ardhur JULI?! Dhe dha shpirt. * * * Përsiata ca si larg,vetëm e vetëm për të "shitur" një opinion timin. Jam duke "shitur" një ndodhi të vërtetë që më ka lënë mbresa.Eseja ime ka në epiqendër një mjek të ri,okulist. MJEKU OKULIST quhet ALI TONUZI dhe është jo vetëm duarartë, por të shëron jo vetëm me shërbimin aq të kujdeshëm,por dhe trajtimin aq njerëzor që i bën çdo pacienti. Imeshoqe po mbush 80-vjeç dhe i qe dobësuar aq shikimi,sa mund të verbohej. Rasti dhe fati sikur u bënë si ata "binjakët siamezë" dhe më shtytën që një listë specialistësh,pa e njohur fare,zgjodha këtë:ALI TONUZIN. E operoi timeshoqe nga të dy sytë dhe, kur pashë që imeshoqe shkonte perin në gjëlpërë, ndjeva aq gëzim,sa,po ta kisha doktorin afër, do e përqafoja ngrohtësisht. Kam filluar që në mars dhe vazhdoj me ilaçe e rivizitime dhe,kur shoh që rishikimi i saj është i plotë, nuk kam si mos e "shes" mendimin tim si"aspirant" për opinion:-Nuk ka si DOKTOR ALI TONUZI dhe stafi special i tij, tek KLINIKA"HALILI" në TIRANË

Pa modesti të rreme, unë jam paksa poet dhe me vargje,dua ta falnderoj,DOKTORIN OKULIST ALI TONUZi: " SYTË e gruas sime,janë në terezi Mirënjohe të thellë, o DOKTOR ALI! Po humbnin shikimin, Ju u dhatë dritë Unë e imeshoqe ju urojmë me shpirt. Dhe si një mendim që dua të kthehet në opinion, dua të"vjedh" pak MAJAKOVSKIN që dikur tha:-Shkoni ku të doni,unë do shkoj tek ARKA E KURSIMIT!" Unë do thosha:-Ju që kini nevojë për të mjekuar apo operuar sytë,shkoni tek DOKTOR ALI TONUZI!

Tiranë,8 qershor 2021

26 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif