Sot ,më 18 maj të vitit 1048, ka lindur i Madhërishmi Omar Khajam.Këtë datë ma kujtoi miku im ,poeti brilant ,Pullumb Ahmeti në kushtimin e tij me vargjet e tij brilante . Po e rikujtoj edhe unë poetin e Madh persian.
Mbrëmjeve prehem mbi vargjet e tua, Nga brigje të tjera ti zë e më flet, Për verën brusko dhe çupëzat mua, Më bën ziliqar dhe në atë jetë.
S'paska kuptim jeta pa dashuri, Pa kopshte e vreshta dehjesh, o mik, Zemra drithërohet e rreh me furi, Kur muzgjet vasha t'i çel si dritë.
Në prehër mbaj vashën dhe kupën në dorë, Dy lulëkuqe a s'të dehin vërtetë?! Të ulin në fron, të veshin kurorë, Të mbytin me dhele e puthin si mbret .
Eh, dashnor i ngjyer në çupa, Vaditur me poçen e verës Azi, Më ndez dhe mua, " të shuarin" me kupa Mbi varr do të vi të t' ndez një qiri .
H. Mehmetaj ,nga vëllimi poetik " Ëndrrat e trëndafilit", 1996.
Comments