top of page

OLSI, MIDIS NESH


OLSI, MIDIS NESH

 

Nga Luan Çipi

 

 

 

Olsi erdhi sot te ne, në vizitë, si shoku i Anit*,

Kjo ndodhi pagdhirë, qysh herët në mëngjez.

I gjatë, sa preku me kokë poçin e tavanit,

Mbante, hedhur krahëve, xhaketën e zezë.

 

Shoqërohej nga Xhoi Luzaj, i biri Dalanit,

Poetit të shquar,  ish i burgosur politik,

I lidhi miqsia n’Amerikën e  shpirtit dhe xhanit,

Me tim bir prej vitesh është më shumë se mik.

 

 Kishin prurë , si peshqesh miqësie, një tortë,

Interesante ajo, si vetë të zot, gjithë shije e ëmbëlsi,

Olsi, jo vetëm trupgjatë, i pamshëm dhe i fortë,

Po i mbushur me dije, thjeshtësi e energji.

 

 Shkolluar këtu dhe plotësuar studimet në Amerikë,

Ka mbartur prej andej mirësi, dituri e arsim,

Gojë mjalt, guximtar, me fjalët plot kripë,

Të ngjall respekt, adhurim e nderim.

 

 -Po ç’kanë, që të baltosin me sharrje e shpoti?

Ne të shohim njeri të këndëshëm, krejt normal,

Të çmojmë për qëndrim në thjeshtësi e bujari,

Gjuhëmbël dhe veshjen e lehtë në trupin si mal.

 

-Lerini të çiren e të gromsijnë të palarët,

Unë do ngelem model si kryeqytetar,

I ndershëm, i thjeshtë, korrekt, si të parë

Të vërtetoj me vepra, se nga kam ngjarë!

 

Shënim: Ani*, djali im, mjek në Amerikë.

Tiranë, 25, janar, 2024

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page