Një poezi me aromë adoleshence: ........................................
OBELISK NDARJES
(Sepse vijnë e ikin stinët, sepse blerojnë, zverdhen dhe bien gjethet, sepse na jepet dhe e shpërfillim rininë. Ndoshta, edhe jetën)
U ndamë,
si nga nëna,
si nga dashuria,
si nga jeta,
u ndamë.
*
Erdhën pas meje;
ngrohtësia e dorës vajzërore,
njomështia e brishtë e buzëve,
rrezatimi thëngjillor i syve,
përskuqja e turpshme e mollëzave,
bardhësia e virgjër e lëkurës,
trokitjet e shqetësuara të zemrës,
ofshamat ndjellëse të shpirtit,
drithërimat e papërmbajtura të kurmit,
dy lotët që rrodhën mbi mollëza,
fëshfërima e flokëve në rrotullim
dhe rënkimi i hapave që largohen,
...që largohen...
...rënkimi i hapave -troku i zemrës sime.
****
Fal ndarjes!
Dora jote s'u rreshk kurrë më,
buzët mbetën të brishta përgjithnjë,
thëngjijt’ e syve u shndërruan në yje,
zbehtësia s'u ul mbi mollëza,
lëkura rrudhën s'e provoi,
troku i zemrës mbeti aq rinor,
ofshamat e shpirtit ftojnë e ftojnë,
kurmi akoma drithërohet si bisk i njomë,
dallgët e flokëve më rrahin fytyrën në çdo zgjim,
rënkimi i hapave më jehon,
më sulmon pa kthim troku i tyre.
Ndarja…
përjetësoi dashurinë tonë.
1996
Poezi e thjeshte, brilante, me enigmen e jetes perqafuar. Pa ndarje, dashuria do
lengonte...Nderim, obeliskut te ndarjes. Myslim Maska
Obelisk ndarjes,ngritur me mermerin e lamtumires, lartesuar me dritherimet e zemres, me ndijimet dashurore qe mbajne vulen e dashurise se perjetshme e te paharruar.Une do te ve nje buqete me trëndafila te kuq ne kete obelisk ne diten e te dashuruarve.