top of page

NËNË TEREZA VLERËSOHET ...


NËNË TEREZA VLERSOHET ME NJË PULLË POSTARE NGA-ADMINISTRATA POSTARE E KOMBEVE TË BASHKUARA (UNPA)

----------------------------------------------------------------------------------------------------

NGA: Hysen S. Dizdari

Studjues i Historisë dhe Filatelisë  // Tirane me,02.02.2024

----------------------------------------------------------------------------------------------------

Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara ,(UNPA) me daten 12 .08.2021 ,

Emetoi një me pullë  postare kushtuar  shqiptares së  njohur Nëna Tereza.

Pulla postare ka një  vlerë  monetare 1.80 $ dhe është futur për përdorim nga zyra postare e kësaj organizate në selinë e saj në OKB -së në New  York .

Gonxhe Bojaxhiu (Nënë  Tereza) u lind ne qytetin e Shkupit më , 26 gusht 1910 në një familje shqiptare, e cila kishte ardhur nga qyteti i Prizerenit.




Prindërit e saj ishin, Nikollë dhe Drande Bojaxhiu .Babai rridhte nga një familje patriotike shqiptare  dhe kishte  lindur  në qytetin e Prizerenit dhe  vdiq në vitin 1919 kur ajo ishte vetem 8 vjeç.Nëna e saj rridhte nga një  familje shqiptare nga   një fshat afër qytetit Gjakovës. Nënë  Tereza u largua nga shtëpia në vitin 1928 në moshën 18 vjeçare për t'u bashkuar me Motrat e Loretos në Irlandë, për të mësuar anglisht me synimin për t'u bërë misionare.Familja e saj jetoi në qytetin e Shkup deri në vitin 1934, më pas u vendosë  në  qytetin e Tiranës. Në Tiranë familja e saj, nëna Dranja, motra Age dhe vëllau Lazri jetuan në rrugën "Hajdar Hidi" 41 pranë katedrales katolike në rrugën e Kavajës në shtëpinë e Avni Zajmit.

Nënë Tereza, ja kushtoi jetën e saj, jetimët, të varfëritë e të sëmurët për më shumë se  45 vjet, përmes Misionarëve të Bamirësisë, të  një bashkësi katolike që ajo e themeloi në vitin 1950 në Kalkuta të  Indisë .



Në vitin 1979, mori Çmimin  Nobel për Paqën në  vlersim të  punës e saj.

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, dhe më 4 shtator 2016, Nënë Tereza u kanonizua nga Kisha Katolike Romake,ku Papa Françesku e shpalli ,shqiptaren e njohur  në  gjithë  botën,Nënë Terezen, Shën Tereza e Kalkutës  në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan ,Romë ,Itali.

Pulla postare kushtuar , Nënë Terezës,përmban një portret  të gdhendur të Nënë Terezës, ku në të djathtë të portretit ka të  shkruar në anglisht,një  citatë  :

 “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. ”



Shqipetaret kudo ndodhen duhet,të  falenderojmë, Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara (UNPA)  dhe  autorët e kësaj pulle postare si artistin: Martin Morck, një gdhendës i pullës dhe projektuesja Rorie Katz e Kombeve të Bashkuara.

Nënë Tereza i kanë  kushtuar, pulla postare shumë  mbi 60 shtete në  gjithë  botën dhe ajo me portretin e saj rrezaton,hijeshi ,bukuri ,humanizëm dhe ju jep,vlerë  të  lartë  monetare pullave postare në  të  katër kontinentet e botës.

155 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page