NËN BUTËSI...
Jun 25, 2023
1 min read

Dhimitër Pojanaku
NËN BUTËSI... Muzgu zbret ngadalë, vjen me zor, I drojtur e i pa fjalë si fëmijë në faj. Nga ankthi, Pezull rri, Se e di që brenda tij, Nën të rremen butësi, Si në barkun e Kalit të Trojës, Fshihet nata.








Comments