top of page

NË VITIN E PARË TË PENSIONIT


I palodhur dhe kualitet intelektual: Qatip Mara

Në shtator të vitit 2011 u largova nga gjimnazi “Ismail Qemali “ dhe bëra dokumentat për pension. Nuk pranova jetën monotone të kaloja kohën nëpër bulevarde apo kafeneve..Kisha filluar më shpejt për të shkruar librin e kujtimeve të punës si mësues në vite. ,të cilin pasi ta mbaroja do ta promovoja në gjimnazin “Ismail Qemali”, për të bërë edhe cermoninë e largimit nga jeta mësimore shtetërore. Në këtë kohë po afrohej festa e madhe e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, e cila më motivoi të studioja në arkivin e shtetit Tiranë për të shkruar librin “Vlora Djepi I Pavarësisë “. E ndërpreva shkrimin e librit të kujtimeve të mësuesisë,për ta përfunduar pasi të botoja librin “Vlora Djepi I Pavarësisë”. Në fillim të vitit 2012 vazhdova intesivisht të shkruaja librin kushtuar Qeverisë së parë Kombëtare Shqiptare të viteve 28 nëntor 1912 – 22 janar 1914, të cilin e përfundova në mars 2012. Kisha vështirësi financiare për ta botuar,sepse me një pension mësuesi përballoja me kursime jetesën.Kisha një mik që punonte në ministrin e kulturës, i cili ma kërkoi që ta kalonte në komisionin e sponorizimit të ministrisë së kulturës që të botohej në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Më thirrën në ministrin e kulturës e më orientuan të takoja kryetarin e komisionit të miratimit. E takova e më premtoi se libri do të botohej sepse kishte vlera për diasporën shqiptare, por më rekomandoi që një kopjo ta dërgoja tek bashkia e qytetit Vlorë sepse do ishte më i sigurt botimi librit. Shkova në Vlorë, paraqita kërkesën për të botuar librin duke lënë në zyrën e kryetarit të bashkisë sidinë e kopjon e librit të printuar. Gjat kohës që isha në pritje të botohej libri shkoja nëpër gjimnazet e Tiranës për të zhvilluar biseda kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë.Festa e 100-Vjetorit të Pavarësisë po afrohej e libri nuk po botohej. Erdhi muaji nëntor 2012. Mësova se ministria e kulturës nuk kishte fonde për botimin e libriT.Shpresoja se libri do të botohej në qytetin e Flamurit të Pavarësisë. Por libri nuk u botua, Të gjithë më gënjyen. .Në këto ditë, i detyruar nga procedurat bashkimit familjar u largova në Nju Jork. U paraqita tek zyra e e doganës në aeroportin Xhon Kenedi New York ku dorëzova zarfin e dokumentave duke plotësuar edhe një formular.Pas një jave Grin Karta më erdhi me zarfë në adresën e banimit..E mora Grin Kartën dhe shpëtova nga mundimet për të marrë viza në ambasadën amerikane në Tiranë. Për pak ditë prita me gëzim lindjen e nipit , djalit të vahzës së shtrenjtë Brunilda..Që foshnje ishte i urtë, i bukur me një buzëqeshje të ëmbël. E merrja shpesh në duar dhe e zinte gjumi në krahët e mi.Të gjithë në shtëpi mbeteshim pas tij duke e përkëdhelur. Mbesa e madhe mërzitej e bëhej xheloze që ne përkëdhelnim më shumë nipin. Mbesën e shëtitja nëpër parqet e bukura me lulishte,i bëja shumë fotografi..Mbesa me buzëqeshje fëminore më jepte shumë gëzime. Kalova ditë shumë të bukura.Mbesën e shëtisja buzë oqeanit disa herë në ditë duke e argëtuar e i mësuar gjuhën shqipe.Kur mbesa mbushi dy vjeçe e shpija për të parë rosat që notonin në det. Shpesh herë rosat dilnin në tokë,mbesa sa i shikonte ecte drejt tyre me vrap.Rosat fluturonin tufa tufa mbi kokën e mbesës, të cilat i fiksoja në fotografi. .Një mbasdite kisha dalë për shëtitje nëpër sheshet e bukura të sistemuara të Queens New York. Dielli ndriçonte mbi lulishtet e rrugicat e zbukuruar me lule shumëngjyrëshe. Duke ecur disa kilometra me kënaqësinë që të jep mjedisi natyror i disiplinuar nga urbanistike e rreptë ligjore isha larguar shumë nga vila ku banojmë në Bayside Queens New York. Ecja duke medituar i kredhur në kujtimet e shekullit të kaluar duke shpresuar se edhe në atdheun tonë të dashur mjedisi i banimit do të disiplinohet nga urbanistika ligjore. Papritmas moti ndryshoi me shpejtësi,filloi sulmin një stuhi shiu i rrëmbyshëm që godiste si ujvarë në trup e të rrëzonte për tokë. Errësira mbuloi mjedisin e bukur duke e shndërruar atë buzëmbrëmje në një natë të zezë ku unë i hutuar nuk shikoja ku të hidhja hapat për të ecur.Duke ecur me ujin në trup mbrita tek një qendër tregtare. Midis shumë lokaleve zgjodha për të kërkuar ndihmë lokalin në një restorant italian.E zgjodha këtë lokal se mendoja se do të komunikoja italisht për të më ndihmuar të kthehesha në shtëpi. Hyra në hollin koridor të lokalit duke përshëndetur italisht. Më dridhej zëri nga uji që kisha në trup.Vajza nga meraku i kohës së keqe kishte dalë e më kërkonte në rrugicat afër shtëpisë ku banojmë. Kur do po prezantohesha me zërin e dridhur nga lagështia në trup edhe nga emocionet ,në mes të fjalisë anglisht u,fola edhe një fjalë shqip.Përballë hollit ishte banaku i barit të restorantit.Pronari biznesit, sapo dëgjoi fjalën shqip vrapoi drejt meje duke bërtitur fort shqip. Zoti bëri mrekulli.Më erdhi në ndihmë Atdheu ynë i shtrenjtë që ka shumë shqiptarë të shpërndarë nëpër botë,në kërkim të një jete më të mirë.Menjëherë më rrethoi ngrohtësia e kominikimit shqip. Personi që po komunikoja ishte shqiptaro-amerikani Ndoc Luli,një biznesmen i sukseshm në New York, por mbi të gjitha shqiptar dashamirës që me shumë dashuri vëllazërore më ofroi rroba për t’u veshur.U ula në banakun e barit e humba në bisedime.Më ofroi verë, raki shqiptare e ushqim. Nuk po u besoja syve të mi që kisha shpëtuar nga rrebeshi i shiut dhe po bisedoja me një vëlla shqiptar.Erdhi shumë shpejt vajza më mori në shtëpi, nuk munda ta merrja adresën e Ndoc Lulit, i cili duke më përcjellë me shumë ngrohtësi vëllazërore,më porositi të shkoja përsëri tek Bar Restorant Italiano.Pas një viti shkova tek Bar Restorant Italiano.Hyra në lokal,u befasova kur në banak ishte tjetër person, nuk ishte Ndoc Luli. Nuk u hutova për të folur sepse fola shqip duke pyetur : Ku është Ndoc Luli ? Një djalosh bukurosh tek banaku qeshi e me shumë ngrohtësi më thotë: -Ndoc Luli është larg që këtu, atje ku ka biznesin e tij.,.. -Kam ardhur për ta falnderuar, se para një viti ai më ndihmoi në një natë me stuhi shiu, por më thoni ku mund ta gjej, -shpreha me një frymë dëshirën time për ta takuar.Djaloshi më dëgjoi me vemendje e më tha me dashamirësi.: -Unë jam nipi i Ndoc Lulit, quhem Drini Asllani.Ejani uluni këtu tek banaku im. Më ofroi pije,kafe,çaj e ç’të doja unë.Më tregoi se dajua i tij Ndoc Luli, që më kishte ndihmuar natën e vështirë të vitit të kaluar kishte biznesin e tij : “ UNITED LAWN SPRINKLERS “, Kompania e shërbimit të lulishteve me sistemin automatik të ujitjes dhe kur largohej nipi tij , Drini Asllani në Shqipëri, vjen e menaxhon lokalin, siç kishte ndodhur atë natë të vitit të kaluar që e takova në këtë lokal. Drini Asllani me kulturë komunikoi me personelin e shërbimit të lokalit duke u kërkuar të më shërbenin sa më mirë se isha nga Shqipëria,Atdheu ynë i përbashkët.Zoti përsëri bëri mrekulli.Atdheu ynë i shtrenjtë është në zemrat e gjithë shqiptarëve të diasporës shqiptare. Shumë shpejt u miqësuam e u vëllazëruam me Drini Asllanin, i cili është nga Shkodra,ish gjimnazisti i gjimnazit “28 Nëntori” i qytetit Shkodër., ku lëndën e matematikes ia kishte dhënë kolegu im i nderuar shkodrani Muhamet Mesi, me të cilin kam punuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale të qytetit Tiranë. Drini Asllani kishte 12 vjet që jetonte e punonte në Amerikën e ëndërruar prej tij që kur ishte nxënës në bankat e shkollës.E tani në moshën 33- vjeçare është biznesmen i sukseshëm në Bayside Queens New York.Personeli i guzhinës kishte rritur interesimin e konsumatorëve ,që e frekuentonin vazhdimisht restorantin italiano,të cilin Drini e menaxhonte me shumë kujdes, duke qëndruar në krye të shërbimit me një kultur të lart komunikimi.Qëndroja tek poltroni afër banakut ku Drini Asllani me një shikim rrethor vrojtonte e me shumë shkathtësi shërbente tek bari duke ndjekur me shumë vemendje edhe proceset e tjera në restorant.Sapo shikonte në largësi që në hyrjen e lokalit afroheshin klientë,ai vraponte u dilte përpara gjithë mirësjellje duke folur shumë mirë gjuhën amerikane.Shumë zonja e zotrinj të moshuar e përqafonin si fëmijën e tyre duke e pershëndetur me shumë respekt. Sigurisht ndjen gëzim e krenari kur shikon një shqiptar të zotin si DriniAsllani,me biznes të sukseshëm,cili kishte hapur me guxim biznesin e tij, duke punësuar edhe shtetas amerikanë. Biznesi tij ishte i suksesshëm nga motivimi i punës së tij,punës së tij pasionante duke konkuruar denjësisht në tregun amerikan dhe duke realizuar me suksese fitimin financiar personal përballë taksave të larta të administratës së hekurt amerikane.Me inisiatvën e tij, duke punuar fillimisht në çdo punë kishte grumbulluar të ardhura financiare.Ai u shpreh se këtu nëAmerikë çelja e biznesit nuk ka pengesa burokratike,nuk ka klane farefisnore që të sulmojnë e pengojnë në proçesin e zhvillimit të biznesit.Kur e pyeta se cila ditë ishte më e gëzuara në këto 12 vite që punon e jeton në New York,duke folur embelsisht dialektin shkodran të gjuhës së bukur shqipe më tha “ “ Çdo ditë në Amerikë është e gëzuar, sepse punojmë e jetojmë në liri.Amerika është vend që të jep gëzim çdo ditë, po qe se punon me vullnet e këmbëngulje për realizimin e objektivave që vendos për të jetuar me punë dhe vetëm me punë. Jeta është shumë e shtrenjtë, me kosto të lartë.Shkodra më lindi e më rriti,Amerika më realizoi ëndrrën time,Lirinë, më burrëroi, më pasuroi shpirtin e jetën.Një vend i begatë, që të pranon të varfer,por një ditë të rikthen në shtëpi si një zotëri të madh.Duke u përkushtuar pas biznesit e shkollimit,ne shqiptarët e Amerikës, jemi nga kombësitë e përshtatura më mirë në jetën e re edhe pse pa ndonjë organizim në komunitet.Shumica e shqiptarëve të ardhur në moshe të vogël apo të re,kanë ditur të shfrytëzojnë të gjitha oportunitetet që të jep ky vend. Ruajtja dhe gjetja e klientëve të rinj është sfidë e madhe për ne pronarët e bizneseve të vogla.Dhe duhet të punojmë për marketingun e biznesit çdo ditë.” Ai me shumë modesti më falenderoi duke më ftuar që të shkoja më shpesh tek lokali tij,për të folur miqësisht gjuhën e bukur shqipe.Kur filloi pranvera u nisa nga aeroporti New Yorkut për në Tiranë. Në 17 prull 2013 shkova në vendlindje tek banesa e fundit e prindërve të mi Qëndrova në Vlorë dhe bëra vizitë në gjimnazin “Halim XHelo NË GJIMNAZIN HALIM XHELO VLORË Gjimnazi “ Halim Xhelo” është në hyrje të qytetit margaritar te bregdetit shqiptar, Vlora – perla e mesdheut, qyteti historik i Flamurit Kombëtar,qyteti i Kuvendit Kombëtar të Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912. Para disa viteve isha mësues në këtë gjimnaz . Duke ruajtur mbresat më të të mira për kolegët e nxënësit e mi, me mallin e të larguarit përtej oqeanit, shkova në këto ditë të bukura prilli pranveror në gjimnazin e dijes që ka kontribuar në arsimimin e edukimin e mijrave nxënësve të atdheut tonë të shtrenjtë. Në oborrin e gjimanzit më priti me respekt e mall kolegu, miku im i mirë, profesori talentuar i matematikës, autori teksteve të matematikës për gjimnazistët Ksenofon Bita. Atmosfera e gëzuar e festës madhështore të 100-vjetorit të Pavarësisë ishte ende e pranishme në fytyrat e ndricuara nga nuri lirisë,Flamurit Kombëtar Shqiptar tek gjimnazistët e stafi drejtues e mësimdhenës Mjedsi i brendshëm i shkollës ishte i zbukuruar me hijeshi. Kishte mbaruar ora e parë e mësimit dhe sinjali ziles lajmëroi fillimin e orës së dytë. Duke ngjitur shkallët për në katin e dytë u takova me atë pjesë të kolegeve që kishin mësim në katin e dytë. Disa nuk më njohën, ndoshta thinjat kishin ndikuar në harresë. Disa të tjera duke më parë që kisha fotografuar stendat e koridoreve më konsideruan gazetarë apo pjestar ekipi kontrolli. Me kujtesën time që është e freskët për të gjitha 45 vite që kam punuar në shkolla, u fola kolegeve me emrin e tyre. Ato u befasuan. Koha ishte e ndaluar të bisedonim se kishte filluar ora e mësimit. Me shpejtësi u prezantova emrin tim –Jam Qatip Mara. Ato shtangën.e nuk po u besonin fjalëve të mia të shprahuar me mall e dashamirësi. Takimi me koleget e mia të nderuara, më solli shumë emocione gëzimi. Takova drejtoreshën e gjimnazit” Halim Xhelo”, Majlinda Panozaqi, ish kolegia ime , mësuesja e talentuar që jepte lëndën e fizikës në klasën time kujdestari, matura 4-A e vitit shkollor 2000-2001, e cila kishte nxënës të shkëlqyer në mësime Duke biseduar me drejtoreshën Majlinda Panozaqi mësova se kishin hartuar historikun e gjimnazit. Në këtë gjimnaz kanë qënë drejtues në vite Spiro Jovani- Mësues Merituar, Pirro Andoni, Adem Osmëni, Xhevdet Mahilaj, Afërdita Abazi, Dashamir Ramosaco, Mehmet Likaj, Skënder Canaj, Petraq Vojniku, Petrit Qejvani, Vladimir Hoxha, Agron Mema e Majlinda Panozaqi. Nga ky gjimnaz kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera shumë nxënës. Në një stendë janë ekspozuar fotot e personaliteteve që janë shquar edhe në ecurinë e tyre të jetës. Në qender të stendës dalloj foton e Profesor Jorgaq Kacani-akademik ,sot – rektori universitetit politeknik të Tiranës, Profesor Llukan Puka, matematikan i talentuar ish dekan i Fakultetit të Shencave Natyrore të Universitetit të Tiranës, Kur punoja mësues në gjimnazin “Halim Xhelo” ,shikoja me kureshtje kolegun Ksenofon Bita që shkonte në orën e mësimit me bazë të pasur materiale-didaktike. Më tërhoqi vemendjen se mbante edhe një paketë cigare, e cila kishte brenda shkumsa me ngjyra. Ecja e tij nga salla e mësuesit për në klasat që zhvillonte mësimin e matematikës, ishte elegante, krenare, motivuese me një përkushtim për tu ngulitur konceptet matematike nxënësve . Ndoshta thuheshin fjalë lavdëruese nga stafi drejtues e kolegët e gjimnazit për punën e tij përkushtuar, unë do të theksoj vlerësimet e mia dhe nxënësve për mësuesin e talentuar Ksenofon Bita. Kur hyja në klasat që bëja mësim lëndën e filozofisë, dërrasën e zezë e gjeja të pikturuar nga dora e mësuesit të matematikës Ksenofon Bita, të cilin nxënësit e prisnin me shumë interesim. Ai me mjeshtërinë e shpjegimit ua kishte bërë matematikën të lehte në kuptimin e qartë të koncpteve themelore e ligjeve matematike. Uniforma, bluza e mësuesit në trupin e tij gjatë orës së mësimit ishte e mbushur me pluhurin e shkumsave të shumtë e me ngjyra që ai përdorte pa u lodhur në dërrasën e zezë. Duke punuar me pasion në orët e mësimit , ai e bëri lëndën e matematikës formuese, duke eleminuar frikën tek nxënësit e dobët e duke zhvilluar aftësitë e nxënësve të mirë. Kush bënte matematikë me profesorin e talentuar Ksenofon Bita ishte i sigurtë se në konkurset e shkollës së lartë do të ishte i sukseshëm. Shumë prindër kërkonin që fëmijtë e tyre të rregjistroheshin në klasat ku do të bënte mësim Ksenofon Bita. Vlerësimet pozitive për profesorin e matematikës Ksenofon Bita janë të shumta nga komuniteti prindër-nxënës, të cilët me mirënjohje e kujtojnë dhe e përshëndesin me shumë respekt. Para pak ditëve në faqen time në facebook ekspozova fotografinë e kolegut tim të nderuar Ksenofon Bita. Mësuesi talentuar Ksenofon Bita nuk është vetëm mësimdhënës shumë i mirë, por ai është hartues i teksteve të matematikës për gjimnazistët, të cilat janë pritur me shumë interes nga komuniteti prindër-nxënës. Pasi vizitova gjimnazin “Halim Xhelo” kisha planifiluar takimin me mikun vëëlan e vendlindjes poetin e shkrimtarin Myrteza Mara Kur filloi epoka e internetit lexoja krijime letrare në medien virtuale.Lexoja edhe krijimet e shkrimtarit e poetit Myrteza Mara, por nuk e dija se ishte i biri veteranit Zoto Mara. Rastësisht në një poezi kisha bërë një koment modest. Poeti Myrteza Mara më dërgoi përshëndetje mirënjohëse duke më thënë “Kusho:” për shkakë se kemi një mbiemër. I dërgova mesazh duke e pyetur se mos ishte nga fisi veteranit Zoto Mara. Kur mësova se është biri tij,shkova në Vlorë për ta takuar. U takuam në një ditë të bukur të muajit prill 2013. Sapo e pashë në largësi më doli para syve imazhi bukur i veteranit Zoto Mara. Si dy pika uji ngjajnë Atë e Bir. E njëjta buzëqeshje pranverore. Të dy me ndjenja humane e me botë të pasur shpirtërore.Sigurisht e thotë popullli “ Bëmë baba, të të ngjajë” ,”Ku ka rrjedhur do pikojë,do vej soja në sojë”. Bisedova miqësisht me shkrimtarin e poetin Myrteza Mara duke fiksuar edhe fiksuam edhe foto. Duke qenë krenar për performancën e babait të tij, i biri Myrteza Mara e ka lartësuar trashëgiminë e veteranit Zoto Mara edhe me krijimtarinë e tij cilësore si dhe me drejtimin me sukses të Lidhjes së Shkrimatrëve dhe Artistëve”Petro Marko” Vlorë Gjatë muajit maj shkova në Prishtinë tek një miku im Xhavit Berisha për të dorëzuar disa dhjetra libra për universitetin e Prishtinës. Kalova një drekë të gëzuar me vëllezërit kosovarë shqiptar, të cilët më pritën me shumë respekte e dashuri atdhetare. Pas një jave ishte panairi librit në Prishtinë dhe kisha planifikuar që do të shkoja në 30 maj 2013,por më 29 maj pësova atakun e zemrës dhe vazhdova sfidën nda sëmundjes kërcënuese nëpër spitalin gjerman Tiranë,Torino, Milano dhe Nju Jork.



152 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page