top of page

NË NDERIM DHE RESPEKT TË POETIT


NË NDERIM DHE RESPEKT TË POETIT, SHKRIMTARIT, DRAMATURGUT VLONJAT-MILIANO STEFA...

Ishin vitet 1971-1973, kohë kur unë vazhdoja studimet me korespondencë në Institutin e Lartë {3 vjeçar në Shkodër.}

Gjatë Praktikës Mësimore,që e bëra në shkollën {7të vjeçare të natës} pranë mjediseve të ndërmarrjes së Konservave, si Asistent kisha poetin, shkrimtarin dhe Profesorin Miliano Stefa, Pas mbarimit të Praktikës mësimore Profesor M.STEFA mori një vit Leje Krijimtarije, kështu që dhash dhe një vit mësim{gjuhë-letërsi}…

Në respect të të ndjerit Miliano Stefa{Lindur në Vlorë më 1937 dhe ka ndëruar jetë para pak vitesh.} Po përciell për lexuesit një poezi!

MARINARËT...

Detarët po kthehen nga rruga e largët.

Me peshk kanë mbushur hambarë...

Në bash të anijes qëndron timonieri,

Një këng’ trimërie ka marrë.

Sa shumë më pëlqen kjo këngë e thjeshtë,

Që shket nëpër valë si era:

Me të peshkatari për atdheun këndon,

Për detin,

Për valët e blerta...!

Mar nga Antologjia

E poetëve të Vlorës, viti2004,f,32

Përgatitur nga Arqile V Gjata-Shtator-2019

38 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page