top of page

Nuri Bufi: Avantazhet e shkrimtarit e poetit Durrsak Skënder Milaqi                                                                                      

  • 3 hours ago
  • 9 min read

Avantazhet e shkrimtarit e poetit Durrsak Skënder Milaqi drejtë letërsisë moderne kombëtare

Baballarët e kombit ,rilindasit tanë janë kontribuesit e parë mbi shquarjen e vlerave kulturore të kombit tonë ,të fosilizuara në shekuj,me zbardhjen në lashtësi të etnive bashkë me linguinat pararendëse,shqip-folëse.  Ata rivitalizuan kulturën e mbartur mes rrotacioneve dhe apokalipteve ,të shpeshta në historinë e kohës së errët ,të ekzistencës e të rezistencave.   Me formëzimin i gjuhës dhe të shkrimit shqip,ishte piknisja e mundësisë  të bashkonte pakicat e kombit me njohjen e vetë- vetes së tyre,në bërjen të njohur kombit tonë ,nga kombet e tjera dominante e mbytëse.  Gjuha dhe të shkruarit e sajë hodhën dritë mbi vlerat kulturore që në embrion të  gjenezës sonë ,shtresë pas shtrese e brez pas brezi të nisura nga rilindasit tanë e në vazhdim.  Holumtimi i vlerave kulturore-letrare të kombit tonë,kanë rezultuar në përpjestim të zhdrejt me nocionin kohë dhe përparim, të kushtëzuara me përjetime sistemesh dhe me investimet  .  Këtë e dëshmojnë gjeneratat e sotme artëdashëse të cilat pa u kursyer me vullnetin e atdhetarizmit kanë shpalosur e hedhur dritë në mjaftë gjurëm të hershmërisë, si në Vatikan dhe nëpër botë,lidhur me gjuhën e kulturën e kombit tonë.  Frymëmarrja e artit e cunguar nga fasha e së djeshmes të realizmit socialist ,e shohim të riaktivizohet veçanërisht me studimin  këmbëngulës të shkrimtarëve e poetëve të sotëm.  Falë vullnetit e dashurisë që kanë për artin shkrimtarët durrsak,të cilët nuk shkruajnë vetëm histori,por ata ndërtojnë ura mes brezave dhe epokave . Me lëvrimin e letërsisë bashkëkohore  mes shkrimtarëve e poetëve të këtij qyteti ,me një vëmendje të veçant vjen krijimtaria  zhbiruese ,letrare-artistike nga shkrimtari e poeti Skënder Milaqi ,lindur e rritur në Durrës.  Jeta që në moshën e fëmijërisë Skënderit i riskohet me disavantazhe e lëndime të pa përballueshme për një fëmijë pesë vjeçar,të cilit i ndahen prindërit. Djaloshi i mitur pa kuptuar,boshllëku e mungesa e prindit i sjell frikë,dhe parandjenjat në dritë të syrit shprehnin mbrojtje dhe pritshmëri të zëvëndësimit  të ngrohtësisë së prindit .  Një mbrojtje dhe ngrohtësi e mjaftueshme ,por asnjëher ajo e prindit,do ti bëheshin gjyshllarët e në vazhdim pozitivisht u bë dhe qasja e interesimi i fqinjëve brënda lagjes së banimit,ku kishte lindur.  Në vitet që po kalonin  ai  do të merrte shërbimin jo vetëm për mirërritjen por edhe në arsimimin e tij. Në shkollë përpiqej dhe kishte një frekuentim të mirë ,dëshira per të mësuar ishte dhe një përmbushje e boshllëkut të tij shpirtëror.Rezultatet e mira në shkollë  do ti ndjente dhe si detyrim i vetëm ndaj shërbimit e përkujdesjes që vazhdonte ti afrohej. Me mbarimin e shkollës së Mesme Bujqësore në Kavaj ,do të ndiqte studimet e larta pranë Universitetit  Bujqësor  në Tiranë. Skënderi tashmë jo vetëm kishte krijuar autonomin personale,por ai ishte përformuar një intelektual,një kuadër që do i besohej të udhëhiqte sektorin më jetik ,me prioritetin e veçant që i jepte politika e qeverria e asaj kohe ,bujqësisë në tërësi. Vendimi i partisë-shtet të asaj kohe me frekuenca autoritare e të rrepta ligjore kishte shpallur aksion për mbarë popullin e në veçanti për rininë me parullën ‘’Tu qepemi male ,kodra e tokave djerra,ti kthejmë ato pjellore si dhe fushat’’. Piksynimi i asaj qeverrie për atë kohë në kushte rrethimi ,ishte të sigurohej buka në vend,pasi partia!-  vartësinë  ekonomike  e konsideronte vartësi politike, ndaj armikut të jashtëm. Këto aksione do të ndërmereshin rrethë viteve 70 ,kur vetë udhëheqësi i partisë Enver Hoxha do ti drejtohej popullit me kushtrimin se;’’Po ta lyp nevoja, bar do të hamë dhe askujt dorën nuk do t’ia zgjasim’’. Këta kuadro të rinjë si monopol i shtetit ,gjatë asaj periudhe do të realizonin trazicionin e politikave ekonomike të vendit me shndërrimin e këtyre etapave;Nga një vend ‘’Bujqësor Agrar’’,drejtë etapës më të avancuar, të një vendit’’Bujqësor-Industrial’’,gjithmon me normat e zhvillimit të ekonomisë socialiste,bazuar me proritetin’’Forcat prodhuese mbi mjetet e prodhimit’’.  Skënder Milaqi si kuadër i pregatitur e vizionar ,paralel me tematikat e ndërmara në zhvillim të bujqësisë,ai filtëron në kohën e duhur të njoh partneren e duhur.Ajo do të ishte Ida, e cila do të bëhej bashkëshortja dhe bashkëshoqëruesja për një jetë familjare të mirëkompletuar. Mes dy intelektualëve ,tashmë si bashkëshort jo vetëm do të kishin  mirëkuptimin midisë tyre ,por ata do të mbështesnin njëri –tjetrin dhe do mbeteshin bashkë përjetësisht të lumtur. Një familje sa e shëndoshë aq dhe moderne e kohës për qytetarinë durrsake.  Sedra parimore dhe pasioni i këtij specialisti të ri e shtynë atë në gjetjen e zbatimin konkret të teorisë me praktikën ,e jo vetëm; Skënderi do të ndërmar  inisiativa të eksperimentoi në fushën e bujqësisë .Mbi baza shkencore të mirë studjuara nga vet ai ,bujqësia shumë shpejt do të merte një hob zhvillimi të dukshëm me rritjen e rendimenteve të prodhimit dhe të cilësisë së produkteve . Praktikave rutinë që përdoreshin në bujqësi ,me moton e vjetër ‘’Po mbollëm do të korrim’’,do të ishte prania e këtij specialisti me vënien në zbatim të njohurive të përparuara shkencore ,do të trefishonte prodhimin me të njëjtin investim dhe punës së mëparshme . Baza fillestare në mbjelljen e kulturave bujqësore ,do të niste me analizat e tokës ,në përshtatje të kërkesave për kulturën përkatëse.  Prioritet mernin si  zgjedhja e farës,dizefektimi i saj dhe i tokës pasë plugimit ,deri në sigurimin e numërit të bimëve në mbirje për sipërfaqe, që do të konsiderohej baras rendiment. Ky  specialist me punën e tij shkencore në vazhdim do të përfeksiononte mishërimin e teorisë me praktikën ,ku do të  shprehej se;’’Se teoria pa praktikën është e verbër dhe praktika pa teorinë,si anija pa busull në oqean;Pra teoria e drejton praktikën dhe praktika e pasuron teorinë’’. Mbjellja e kulturave përkatëse në parcela seri,pa u shkëputur nga njëra tjetra ,kjo do të çonte në pjalmimin e plot të bimësisë nga erërat,gjë e cila do të ndikonte në rendimentin e asaj kulture.    Kontrolli i kulturave në mënyrë periodike në fazat e zhvillimit ,do të ishin shprehi për agronomin ,interesim ky që plotësonte thënien e popullit se;’’Ku shkel këmba e agronomit ,prodhimi do të bëhet më shumë’’.  Kjo shprehje e popullit për Agronom Skënderin prevalon më tej. -Ja si do e përshkruante një shkrimtar!!   ’’Prania e tij është e shpesht në kodrat e bukura të periferisë së qytetit ,të cilat në këtë periudhë kohe i zotëron ngjyra jeshile e pranverës. Këtë pejsazh më magjike e bënë thyerja e ngjyrës së kuqe flakë të lule kuqeve që lëkunden mes kallinjëve të grurit ende të pa pjekura.  Ata kallinj  kanë rënë në dashuri me lulëkuqet;Tashmë dashuruan praninë paksa rozë e të buzëqeshur,të agronomit Skënder Milaqi’’ . Ky specialist me një karier jo shumë të gjatë në kohë ,por me ndryshime e përparime të mëdha në sektorin e bujqësisë e kthenë agronom  Skënderin në një Biolog dhe shkencëtar të natyrës. Ishin këto merita që do ta çonin si Agronom i mbrojtjes së bimëve pranë komitetit ekzekutiv të rrethit.  Gjatë viteve 90-91 ,me ndryshimin e sistemit të mëparshëm monist. E pa pritura nga populli?-por e vetëdijshme nga kupola shtetërore,ekonomisë së vendit e ndërtuar për 50 vite do ti sulej vandalizmi i shkatërrimit.  Ky kaos mbolli papunësi ,revoltë dhe bashkë me urinë e bukës populli vërshoi rrugëve. Ngjau ajo që ndodhi! -Populli i uritur u hodhë mbi gardhet e ambasadave ,qindra burra,gra e fëmij do të rrëmbenin anijet pranë portit të durrsit,drejt Italisë me shpresën e sigurimit të bukës dhe të një jete ndryshe. Këtij eksodi të dhimbshëm,ku nënat,motrat nga bregu përcillnin me lot në sy bijët e vëllezërit e tyre ,jo vetëm në mes atij terri të asaj nate ,por me dhimbjen shpirtërore të një ndarje, pse jo të përhershme.  Mes asaj gjëmbe dhe ankthi ,gjendet dhe Skënder Milaqi,intelektuali që deri dje i hidhte hapat duke shfletuar tabelën e logaritmave të  ‘’Mendelejevit’’ ,në këtë natë kjo tabelë i kishte rënë në detin Adriatik!!.  Në kujtesën e tij ky popull ruante se pikërisht pranë këtij bregu portual,kishte bërë beteja mes armiqëve pushtues me hedhjen e tyre në det,në shenjë ideali të mos durimit të shtypjes nga të huajt. Por në këtë natë nga kush po kanosej kjo trusni që po i kalonte kufijt e shtypjes nga të huajt ?  Ata po hidheshin në ato çaste vetë në det!.  Eksodi me detin në vite u bë burim fitimi nga eksponent e shërbëtor të administratës shtetërore ,pa mar parasysh qindra bij e bija nënash që nuk u dëgjuan kurr si të gjall ,të përfunduar në det ,si rasti më vulgar i Otrantos.                  

Lutja e Skënderit ndaj zotit u dëgjua,bashkë me lutjen e familjes që la pas,të bashkëshortes Idës dhe fëmijët, dy djemëtAlberti e Bledari dhe vajza Neda.Më vonë këta fëmij do t’u dhuronin jetët më të shtrenjta e më të dashura ,nipër dhe mbesa.  Skënderi në vend të huaj  me trup fizik dhe me mëndje pas tek familja ,ju përkushtua qëllimit dhe nevojës. Mes pelegrinazhit njërëzor ,rracave të ndryshme nga bota,pa i përbuzur ata,do të kërkonte bashkëpunimin reciprok qoftë për një vendë pune të rëndomt fizike.  Formimi i tij intelektual ,ndershmëria ,besushmëria si vlerë e çmuar që kërkonte tregu i punës ,ishin komunikimi më i drejt për drejt dhe i besueshëm ndaj punëdhënësve.  Një etikë kjo te bota e jashtme ,që nuk shikon punëtorin për nga ngjyra dhe rraca prej nga vjen ,por punën ,formimin e besushmërinë tek ai. Mes sjelljes së kulturuar dhe njohjes së gjuhës italiane  Skënderi shumë shpejt u bë i pranishëm ,me gjetjen përkrahje e ngrohtësi kudo mes njërëzve e në veçanti me italianët ,që do të mbante lidhje edhe të mëvonshme. Në vazhdim të plotsimit të nevojave ekonomike për familjen e tij të lënë pas ,si kundër shprehet Skënderi ,një përfitim më me vlerë për atë ishte dhe njohja me kulturën italiane ,me vizita të bëra në qytete, e qëndra muzeale.  Kultura italiane do t’i linte shumë përjetime ,me ekzistencën e trashëgimisë kulturore e historike si në qëndra kulturale ,kisha ,amfiteatre dhe deri te ekspozimi i  mjaftë  figurave të  gdhendura të artistëve të mëdhenj në rrugë ,sheshe e qëndra kulturore. Skënderi në pak vite pune në Itali dhe me një ekonomi të arsyeshme ,s’vonon realizon ëndrrën e kthimit në vendin e tijë ,pranë familjes.  Pas kthimit nga italia ,bashkë me bashkëshorten u aktivizuan me aktivitete biznesi privat dhe mes ëndërrimesh i kthehet pasionit të tij të hershëm letërsisë. Krahas biznesit privat Skënderi në vitin 2007 e në vazhdim emërohet si specialistë pranë Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës.  Përkushtimi ,dashuria dhe pjekuria e një intelektuali i cili ishte bërë rrugë rrëfyes, jo vetëm sektorit të bujqësisë,por dhe mbarë shoqërisë ,të mbartura si një bagazh kujtimesh hap pas hapi të jetës,u bënë indicje .Këto shërbyen si avantazhe që i dhanë forcë dhe moral ti hedh në shkrime në vazhdim.  Mes krijimtarisë ,shfaqet së pari modestia në sensin e moralit të lart qytetar të vet autorit,e më tej si menaxhues i pregatitur i derivateve shoqërore.   Me evidentimin e nxitjen,të karakterit e moralit të shoqërisë deri tek celula familjare ,si rrënjë e qytetarisë së ardhshme shqiptare.  Pa  mohuar,ai i këndon  natyrës,dashurisë,i këndon artit italian.

Autori me poezit,mes vargjeve prek fenomene sociale,godet papunësin,emigracionin,drejtësin e munguar,prek ndjesit e fëmijërisë,thur vargje kushtuar nënës etj. Këto tematika poeti i klauzon përmes vargjeve poetike të hedhura në librat me poezi ‘’Buzëqeshje nga minibota’’dhe libri ’’Më pëlqen të shkruaj’’.  Vëmendje të veçant në shkrimimet e tij autori do ti përkushtonte librit autobiografik’’Udhëtimi i një jete’’. Këtu autori shkruan kujtime e copëza të jetës së fëmijërisë tij.-Referohemi thënies!-‘’Retë e ngarkuara duhet të shkarkohen pa të kemi kohë të qet, me diellin ndriçues’’. Kjo metafor përtej autorit tonë edhe shumë autor të mëdhenj,mes kujtimesh të jetës së tyre, e gjejnë të nevojshme shkarkimin e barrierave shpirtërore ,që do ti ngjante harkut të  ylberit me reflektimin e kohës së bukur me diell.Autori me këtë libër përmbush në shenjë mirënjohje e respekti ,vlerat e larta morale ndaj dashamirësve  ,si shëmbull i pa kursyer në kujdesin e fëmijërisë së tij.  Me romanin ‘’Klara’’ autori kthehet në një rekutor letrar ,në luftë me fenomenet e shoqërisë gjatë periudhës së trazicionit si dilem adekuat e kohëve në vazhdim. Ai vendos lexuesin përball pyetjeve mbi përgjegjësit historike dhe e kthen lexuesin si mjet për të kuptuar e nxitur reflektimin e shoqërisë. Thellësit e ndjenjave tek shkrimtari e poeti Milaqi ,janë një det, askush nuk e mat dotë.  Krahas krijimtarive të tjera ,ditët e fundit autori vjen me librin me poezi titulluar’’Jeta është dhuratë’’. Është e vërtet mes poezive të hedhura në këtë libër të pushtojnë emocionet ,aty përfshihet gjithë  evulucioni  i marrëdhënieve  njërëzore,me avantazhet e disavantazhet brënda erudicionit në limitet kohë e vitalitet njërëzor. I këndon vendit me poezinë titulluar ‘’Shqipëria ime’’- ‘’ Shqipëria ime bujare,zemër e hapur si qielli.  Mikpritja si traditë të ngroh si rreze dielli.  Bukë e kripë janë një shpirt i bardhë.  Buzëqeshjen për mikun e ke gjithmonë pranë’’.  Tingujt e fillimit të krijimtarisë tek poeti, i shohim të valëzojnë pa mbarim kohe,madje riaktivizohen nga akustika si fenomene natyror.  Novatorizmi në periudhën e së kaluarës ,analizohej në prizmin e disiplinave, dhe jo me ngjyrime letrare.   Këtë nostalgji si art i munguar  autori e afron ta shquaj tek libri i tij me poezi’’Jeta është dhuratë’’,ku do ti këndoj bukur profesionit të tij si Agronom.  Me vargjet të titulluar ‘’Unë  agronomi’’  -- ‘’Unë agronomi isha djal i ri.  Djalë nga qyteti ,me ëndrra në gji.  Jeta më degdisi n’bregore ,kodrina.  Ndonjëherë në zyrë,shpesh nëpër lëndina.---Agronomi--- Fisnik i fushës dhe i njërëzve të thjeshtë.  Që su përkul kurrë në vështirësi.  I trajtoi njërëzit ,bimën dhe tokën.   Si këshilla e Hipokratit për mjekun dhe njërinë.                                                           

Poeti jonë nuk është dhe nuk merret me politik,por ai në krijimtarinë e tij letrare ,mes trajtimit të tematikave shoqërore ,pa lënë mënjanë mer guximin të fshikulloj ,mes vargjeve të tij të përdorura në vënd të shpatës ,kundrejt heretikëve ,dinosaurëve e ca vampirë siç i cilëson vet poeti.  Ai shpreh ‘’Liria dhe Paqja janë të shenjta’’. Më  tej në vargjet e poezisë ‘’Ku shkon kjo botë’’  Një hije e errët mbulon horizontin.  Nuk është faji jonë. Tek gjaku rrëke që derdhet lumë. Që mbulojnë botën ,dhe të lënë pa gjumë.  Kjo luftë në Gaza,Ukrainë e gjetkë.  Është genocid i pastër me mijëra të vrarë.  Gjaku i derdhur s’ka oqean ta lajë. Shkrimtari e poeti Skënder Milaqi ,është vlerësuar me çmime të ndryshme për kontributin e tij në krijimtarinë letrare-artistike e të fjalës së shkruar.Ka marë çmimin e parë në vestivalin  ‘’Poezia e detit’’,organizuar nga Shtëpia e Shkrimtarëve e Artistëstëve Durrës. Eshtë vlerësuar me’’ Çertifikatën’’ ‘’Ambasador i Paqes’’akorduar nga ‘’Federata Universale e Paqes’’Dyrrws- Tiranë e tj. Aftësit promovuese të këtij shkrimtari e poeti, me pasqyrimin e çështjeve sociale e shoqërore ,natyrshëm ato ushqejnë  e përbëjnë historinë e vet popullit. –‘’ Si biri i këtij qyteti të lashtë ,ky shkrimtar e poet shpreh:Më dridhen gjunjët e më digjet shpirti ,ndërsa vazhdoi të hedh çapet mbi plloçat e trotuarëve ,mes çarjeve të tyre ndjej pshertimat pa zë të rrënjëve tona  stërgjyshore’’.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page