top of page

Nuk është vonë kurë për Forumin Qytetar



Lulzim Basha, Kryetar i PDSH

Nuk është vonë kurë për Forumin Qytetar




Shqipërisë i duhet Opozita. I duhet opozitë. Ndryshe vendi shkon në anarki. Me një fitues të tillë mazhoritar, rrezikon mjaft dhe e ardhmja. Si pasojë i duhen rrugë, i duhet punë asaj që sot është Opozitë reale. Dhe si?

Adolf Müller (13 maj 1916 - 22 shkurt 2005) ishte politikani gjerman i Bashkimit Demokristian (CDU) dhe ish-anëtar i Bundestagut Gjerman, që në momente të rëndësihme politike për CDU ngriti zërin e tij për Forumin Qytetar. Me këtë term nënkuptojmë thelbin politik ku teknologjia e shndërruar në një lëvizje masive të ndryshimit revolucionar, praktikisht në të katër pikat diktuese: euforia, përçarja, cilësia dhe kaosi, autoriteti i lirë dhe heqja dorë gradualisht nga strukturat klasike politike, kanë forcën e madhe shndërruese dhe bindëse në fitore. Kjo ide e tij vlente edhe për lëvizjet anti-totalitare, natyrisht me një zgjerim më të thukët të mendimit politik. Që nga ajo kohë në CDU, natyrshëm suksesi ishte në ngritje, madje më pas me një rezultat dominues, pas një epoke të errët poltike. Kështu, Müller, që si politikan u bashkua me CDU në 1945 me idenë e tij bëri mjaft efekt, madje dhe cende të tjera si Republika Çeke e përshtatën më tej këtë ide.

Forumi Qytetar u kthye në një lëvizje politike në pjesën Çeke të Çekosllovakisë, themeluar gjatë Revolucionit Kadife në 1989. Lëvizja përkatëse në Sllovaki u quajt Lëvizja Publike Kundër Dhunës. Qëllimi i Forumit Qytetar ishte të bashkonte forcat disidente në Çekosllovaki dhe të përmbyste regjimin Komunist. Kështu ky Forum pati disa ngritje, ndryshime, anatemime, derisa u forca dhe u përshtat në forma të reja. Sidoqoftë, Adolf Müller me idetë e tij, kishte gjithnjë ngritje politike, ku më vonë u zgjodh në ekzekutivin shtetëror të CDU Rhineland. Müller ishte anëtar i Bundestagut Gjerman nga 1961 deri në 1987. Ai kishte hyrë gjithmonë në parlament përmes listës shtetërore të Nordrhein-Westfalen. Eksperti i politikës sociale ishte edhe Kryetar i Komitetit të Punës të Bundestag nga 1965 në 1969, gjithashtu dhe Zëvendës Kryetar i Komitetit të Punës dhe Çështjeve Sociale të Bundestag nga 1969 deri në Shtator 1981. Nga 1981 në 1987 ai ishte nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman.


Forumi Qytetar (Pragë, 11 nëntor 1989)

Po përse i duhet PD-së së sotme të Lulzim Bashës një rifreskim i idesë së Adolf Müller për të gjetur rrënjë të reja me idenë e një Forumi Qytetar? Kur dihet se euforia, përçarja, cilësia dhe kaosi, janë para së gjithash dukuri që dolën edhe nga zgjedhjet për frejtuesin e PD-së, po aq dhe një stuhi që fshihet pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit elektorale, Forumi Qytetar mbetet një domosdoshmëri dhe një rrugë e pashkelur për këtë forcë politike. Kjo hyn edhe tek mendimet që qasin lëvizjet e reja, ose të rinovuara poltike. Lëvizjet e reja politike filluan të shfaqen veçanërisht në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Ata shpesh karakterizohen dhe rriten me iniciativa qytetare (p.sh. ambientalistët, duke protestuar kundër ndërtimit të atomeve të energjisë elektrike, duke shkaktuar një lëvizje mjedisore). Lëvizje të tjera të tilla janë pacifizmi, feminizmi, anti-racizmi ose lëvizja studentore.

Të gjitha këto lëvizje jo-tradicionale zakonisht kanë tendencë të flasin për të gjithë brezat e tyre, ose për ata që janë të prekur në mënyrë të barabartë, qoftë të diktuar nga zhvillimi i ekonomisë, një patriark politik, ose një brez tjetër, mendimi konservator ose totalitarizmi, në një kohë kur ata përballen, jo vetëm për të shkatërruar „yllin“, por për të krijuar një koncept aktiv gjithëpërfshirës për rindërtimin e shoqërisë, politizimin, shartimin dhe pjesët e tyre zakonisht marrin formën e partive politike klasike, që pas kësaj mbeten të dallueshme vizualisht.

Por duhet kujdes se kjo ndonjëherë mund ta bëjë këtë insinuatë poltike që të preferojë një lëvizje që karakterizohet nga një qëllim i vetëm (monotematik). Monotematizmi mbett pastaj më shumë problematik dhe problematika zgjerohet dhe sfumohet nga diferenca midis palëve dhe grupeve n të presionit. Këtu natyrshëm vihet në funksion jeta politike. Dihet se, jeta politike në shtetet moderne demokratike dominohet kryesisht nga organizata të specializuara që janë përshtatur ndaj konkurrencës politike. Ato mund të klasifikohen në dy kategori kryesore.

E para janë partitë politike, nga të cilat zakonisht vijnë politikanët. Partitë synojnë të fitojnë pushtet ose, nën vite, të ushtrojnë fuqinë e tyre për të fituar vota në zgjedhje, për të pushtuar vendet parlamentare dhe ministrore, për të formuar një qeveri. Kategoria e dytë është presioni i grupeve, të cilat synojnë të ndikojnë në fuqinë politike, për të bërë presion mbi të. Jean Meynaud thekson se një parti politike synon të fitojë pushtet dhe ta mbajë atë, ndërsa një grup presioni është i kënaqur të veprojë ndaj liderëve politikë pa dashur të marrë vendin e tyre. Në mënyrë të ngjashme, sipas Maurice Duverger, partitë politike kërkojnë të fitojnë pushtet dhe të ekzekutojnë fuqi dhe qeverisje, ndërsa grupi i presionit vepron në fuqi, por qëndroni larg pushtetit.

Në presionin e grupit, përpjektet janë për te njerëzit që janë në pushtet, por jo të sjellin në pushtet njerëzit e tyre. Për më tepër, ndryshe nga partitë politike, presioni i grupit ndodh në të gjitha regjimet politike dhe në çdo kohë. Presionet e grupeve përfaqësojnë një fenomen shumë të gjerë, i cili nuk ka nevojë të trajtohet në detaje këtu. Të paktën shkurtimisht, le të ndalemi në një nga kategoritë e diskutuara kohët e fundit të grupeve të presionit, të ashtuquajturat lëvizje të reja politike.

Për shkak se në dekadat e fundit ata janë uzurpuar nga „Rilindja“ e Kryemnistrit Edi Rama, vihet re qartë se kanë shtyrë kryesisht në anën e kthimit pas, në një gamë të gjerë të votuesve të skualifikohen nga të qenit aneks i Forumit Qyetar dhe të kenë interesin dhe përfshirjen e një numri të madh të (jo)anëtarëve, duke mos u përqëndruar më vetëm në një pjesë të veçantë të popullsisë, ose vetëm në disa shënjestra lehtësisht të kuptueshme. Kësisoj me një zgjerim të vëmendjes, të ristrkturimit të strukturave partiake, të riorganizimit shtresor dhe strukturor votuesit nuk do të gjenden domosdoshmërisht në një anë që do t'i shkonte për shtat veçanërisht dominuesit të sotëm, e cila do të ishte humbje me porosi për të, por një avantazh për të renë, për vetë Forumin Qytetar, i cili ka mjaft arsye të jetë fitues dhe larg grupeve diktuese të interesit politik. Duhet kujtuar se sot Forumi Qytetar Evropian mbledh më shumë se njëqind OJQ & shoqata në 27 vende Evropiane, të përkushtuara çdo ditë për interesin e përgjithshëm. Kjo dhe në poltikën e sotme të PD-së kërkon forcimin e pozitave, rritjen e besimit dhe rikthimin tek dora drejtuese e një Lideri të Fortë, të pandikuar nga Grupet e Interesit, por me sytë tek qytetarët, tek Forumi Qytetar.

Shqipërisë i duhet Opozita. I duhet opozitë. Ndryshe vendi shkon në anarki.

@copyright fjalaelire.com

43 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page