top of page

Minush Hoxha: Zonja Maska

  • Jun 26
  • 8 min read

Të shkruaj leter!? Tani!? Tani kur gjërat u struken qetë në një të kaluar aqë të bujshme sa si zë kujtesa. Një këso letre?

Kjo është pyetja vetes që nga ata që gjënden paksa largë raportit, mund të trajtohet frustracion mendjeje, aventurë gjëkoti. Mirëpo, në rrethanat që më vërdallosen mendjes si një çikrrik tek e vështroj shtytsin nga shumë faqe, një zë nga brënda, më urdhëron: shkruaje! Të mësohet storie se si në një kohë deri tek tjetra më pas, ndryshon karakter i njeriut aqë thellë e befasisht.Aqë sa atë shtysin e të shkruarit te letres, nuk ke forcë ta prapsosh! Shtysi që pa konsiderata shkelë përpelitjet e arsyes për ndalim! Dhe tani, sikur e dhash më parë, pasi paprapsueshëm mu nxorr amini i të shkruarit të letres, në përpjekje për të dhënë përgjigje në pyetjen sipër sipas rrjedhes logjike, vie ajo pyetja tjetër: Mirë, tashmë u bë e dijtur se, dashta s’dashta-u detyrova por , në kam gadishmëri që i detyron seriozitet shkrimi? Dhe në këte më ardhi përgjigje që e pritja dhe gadi me te e reja: zotëri, di se je në muzgun e jetes! Shih-dielli sa nuk ka hikur pas bjeshke. Dhe, më pas, del vetë dyshimi e ma thot: mendoje pak më thellë, nëse është oportune të shkruash një të këtillë letër. Një letër që sapo të nisen të ecen, i vërehet tipari: sallë vrerë! Një kjo letër që dukshëm e fill të bie në sy, e cytur nga zemërimi dhe e tillë do mar dhenë. Jo zemërimi-nga ai sentimenti i lënduar pa dashje si në lojë çamarrokesh por nga të qëlluarat me dashje e në pusi! Ashtu, tek je gjetur gjatë në një raport me një person përsosmërisht në dukje miku, ai poaqë përsosmërisht të qëllon fshehur mu nga pas asaj dukjeje. Të bëjë një letër nga zemërimi që doli nga të kuptuarit se një raport midis dy personave, i pranuar si një raport miqsie exellente e i admiruar në një gojë pa rezervime, një raport që i tillë duhej natyrshem të reflektonte nga një ndjenje e çiltër si dielli-në një çast papritshëm u eklipsua e doli shëmti! Në fakt, tek u shfaqë reale, doli nudo lemeri nga shëmtia,. Nudo tmerri të një njerimi shpërfaqur kur aktrimimi mbërrijjti synimin. Njerimik që tek shploj fytyren, seqë reflektonte përdhese të etikes i cili tek arriti ku synoj, tashmë ashiqare liruar konsideratash, vete deri dhe tek krimi. Dhe, ç’pritet nga ai që është i qëlluar! I lënduar e në dhimbje? Në të vërtetë i vrarë! Thoni! Pa anime! Patjetër që në këte botë diversitetesh pa limit, ka ndonjë që edhe moralizon si besimtarë e filosofon sa për të veçuar personin e vetë si një ëngjëll mirëbëres dhe e thot shkujdesshëm ,,fale”, po në thelb, dhe ai s’do e falte! Ka! Por, logjikisht, pas lojes me masken e tek del fytyr e vërtetë, asgjë tjetër nuk mbetet veç shpërthimit të një dufi të furishëm, që i ikën kontrollit të arsyes dhe i pandalueshëm sikur është, do domosdoshmërisht shtrirjen e vetë jo më pak se në këte letër. Në këte leter për t’u zbrazur sa të mos shpërthej shpirti si një bombol gjigande gasi! Si një re e përhirtë stërngarkuar me elektricitet që bubullon e shkrepëtinë duke u zbrazur sa të bëjë batërdinë! Dhe, ndonëse nuk e kam të lehtë që më këte letër të shkelë urdhërat dhe rregullat e shërimit pasoperativ që m’u tha e dha me shkrim diten e largimit nga ata ustaet e zemres, bile në trajtë urdhërese të pathyeshme duke më vënë në dijeni se me kanos rreziku për jeten, nuk kisha tjetër përveç të bëjë ate që ma urdhëron zhgënjimi, zemërimi. I fuqishëm sikur është dhe kërcnues, si do trajtohet ndryshe pos si aventurë me risk për jeten. Po, në çaste të hamendësimeve që dilnin nga konsideratat e përfolura, doja t’i ikja disi dhe në kërkim shikova nga anet që mund t’i shihja. por nuk pava një shteg tjetër! Ashtu, veç ky ishte, e ky ma detyronte: jipi, jipi shkrimit!

Po, të lë anash ciflat që hedhë anash letra, të shtirem sikur nuk më janë thënë ato që i thash më lartë dhe të nis të t’i futem temes. Hë më! Mjaftë me preludin! Është kjo-se si më sos fryma-kjo pra që mori trajten e prerë si një gjykim gjyqësor dhe m’a detyroj të shkruaj një letër në një çast pothuaj trupndarë në dysh e bashkuar sërish sipas rregullave të mjekësisë kulmore, me skeptiket anash, e mbi kokën time-të ndriçuar nga inkondaneshentet verbues operativ që njëkohësisht bëjnë sehir për jeten time dhe për promovimin pa telashe akcesore të shkathtësive profesionale të veta, me shpresën time të deklaruar ftohtë që më parë, gadi të fikur se, pas furisë anginopektorale që atakonte pa paralajmërim, do hap dhe njëherë syt të shoh jeten. Të shoh jeten dhe sa për fillim, sa t’i jap krah shërimit- Zonjen Maska në kujtesen time, aty ku e kisha vendosë vite e vite më parë, mu të tillë sikur e kisha parë gjithë dhjetëvjetshat e kaluar. Tani , shih të pabesueshmën, t’a kundroj në një dukje që nuk e kisha vënë re më parë, pa atë grimin që vënte me kujdes në parukeri harbutesh bravuroz sa të aktron në galla shfaqje teatrosh a të fshihje prirjet prej kukafshehti.

Dhe sërish, tek më cyten ndërgjegja me arsyet shtesë, këthen pyetja cytëse,. Përse do e bëjë xhan? Përse do e bëjë këte një krusan që vreros fytyren sa të shoh në pasqyrë portretin e vetë të kohes. Një rudhan me qeska të zeza nënsyri, që të tërat që mund t’i jetoj e sheh njeriu nga një jetë, tashti i ka të përmbledhura në kujtesë dhe aty në një trastë metali të mbyllur, i ruan si një koprrac xhevahirët, ashtu të palosura mirë sipas logjikes a kronologjisë së renditjes skedaresh, e në një këndë të vogël të saj -në fakt një cep të vërejtshem, këndi që memzi e zë optika, gadi frustrak - në imagjinatën e vetë, do që ashtu inatçor, t’a bëjë jetë tekin e vetë. Do që të sos këte rrugen e tekit dhe një Zonje Maska- bastaxhoreje, që poq zanatin tek ustaët e njohur të kohes-ata terrtabiqet e nates, tek përceptoj me të mirat nga ustallarët dhe poq marifetin, nxorri rruges së shkurtër aman sa shumë përfitime nga të gjitha bastet jetësore. Ashtu thjeshtë me një dukje biçim ëngjëlli, duke qeshur kur nuk i qeshej ose duke qarë si një divë aktrimi dhimbëshem kur nuk i qahej, sa për ta përvajtuar tjetrin e t’ia rrëmbej kocken e bëshme të kërdhoklles me mish të gjeldetit, sipas konjuktures tregore. Lakmia bëri dhe mbërrijti t’a kuptoj biznesin e,,leseferit”. T’ia thot se, ajo loja meskine që bëri e nuk e jipte për syrin me asnjë nishan jotëvirgjërisë shpirtërore, jotësinqeritetit, në të vërtetë, kishte qenë një maskotë ustaësh kulmor e punuar gjatë sipas mustres e lekcioneve të harbutve të shkalles së përtokes që s’kishin tjetër zanat, përveç të sosnin jeten në marifete rrugaçërie!

Po, Zonja që në e para lundronte në varken shpëtuese, tek niste rrugen sajimi i sages kur e drejtonin varken me pasagjerët klandestin, lundërtarët që kishin kontrabanduar gjithë që kishin në jetë (imigjin e sokakut e plaçkat e konakut), Zonja bastaxhore që tashmë bënë zefke me gondola venedikase prockave të qeta, që nga prirje e karakterit e në ikje nga vendi ku takonte u gjetë në epiqender të kumarhanes, tashmë e dijtur se e kishte shteg shpëtimi, e kishte piqur ate e kishte në zotërim dhe dinte të depononte baste të vogla për fitime të mëdha, Zonja aktore që di njësoj mjeshtrinë e miklimit subtil erotic sikur në storie dashurie dhe ate të vrasjes si një merimangë e zezë jomirënjohëse, Zonja siintelektuale që rropatej me rrefimet e nobelistëve sa për snobizem e mbante dhe bartte tashnën nga doreza e forte si një hamall i truar, me ngarkesë të rëndë por të ,,çmuar” atë literaturën profesionale si i thonin në pionerllëkun e vetë “fjalë e fundit e diturisë”. Në një plan tjetër, dukej groteske tek shihej se mu si një breshkë e përvuajtur mbante mbi veten guacen brinore shkurreve të zabelit, në një çast nga një frikë që dijnë t’a shkaktojnë të uniformuarit, ata tomangaxhinjtë me kapele me shtrehë, ata hyzmetqarët e krijesave të Luciferit- shërbëtorët e zi të sërt tek duan që sipas kontrates të bëjnë zallahinë e aferen sipas detyrimit të mëkatarëve të vërtetë pushtetor. Ata vrasësit e heshtur, sa për ndëshkim (ndofta një emërtim tjetër për ta u rri më bukur), të nxjerrin nga fundshpina atë fjalen tënde të shpifur, të trilluar po që si fjalëz e leksikut për nevoja biznesi e lojerave në maskenballe, e kishte piqur gjatë në kokën tashmë të stërvitur për trillime e aktrime, që endte nëpër mendje si në një lojë fëmijesh me një sferë lara-lara e lehtë xhami deri tek goja, e pritte çastin t’ua thot. T’ua thot dhe ashtu, t’a futen në bast e nga aty t’a marë hakun-apo si e thon “ta nxjerresh vetën“, dhe-shih ti, e lajthitur nga kërcnim uniformatësh (se ata të tjerët i kishin në sy dhe me te bënin blofe) ta thot atë fjalën e trilluar nga arsye frike se po nuk e tha, se po nuk do denigroj me te viktimen e grackes- ate për të cilin është urdhëruar nga harbutet e do i dal doresh fajdeja- do e zë mallkimi dhe-sikur të tjerët –të gjoren e gënjen instikti mbi mundësinë se do kaloj ca kohëra në terr. Siintelektualiteti i Zonjes Maska, ai përceptimi nga përdhesa i botes, kësaj here i shkeli besen dhe nuk ia mundësoj të kuptoj se ku del kjo puna me uniformatët blu. Dhe e tillë e shtesë kësaj dhe hedoniste sikur e kishte bërë koha dhe tani e trembur sikur një lepurushe-si një rendse e palodhur nga ahengu në ahengë, nga banketi gallat në banketin gallat, nga një promovim vlerash në tjetrin,nga një sesion “promovim diturishë ” në tjetrin, nga kjo paksa e mëpirë e sy xixa-xixa, duke u sjellur me përkulje vërdallë batakqinjëve ordiner që rrënuan tërë një sistem vlerash për lekët e zi dhe katandisen tërë një popull dhe për të mbrojtur një imazh të rremë e dogjën për të bërë pluhur e hi ate që duhej zhdukur, duke përfytyruar rrezikun që kanoste “oazen e lumturisë” dhe jeten gallatë. Jetën gallatë që s’mund të ishte tjetër veçse derivat i siintelektualizmit të saj dhe atij marifeti ordiner në lojen me maskoten dhe tek ia endtte mendja mendimin dysh që kanoste sukseset e lundrimit klandestin stuhive të kohes, fitoret e kurdisura bastoreve të ndyra , se ç’u çjerrë maskash dhe teksa me te në fytyr dukej fisnike, pa te ishte harbute e mbytur në makutri. Një zvarranike! Shëmti e vërtetë! Një terranatë frikësues sa të çartet e të të ikë mendja posa i hedhë syrin.

Ishte kjo ngjarje që të shkulë rrënjet e mendjes dhe ulërinë rrugëve nga siklet gënjimi apo vetem një befasi e zakontë e papritur nga personi që kishte ushtruar mire e gjatë që me dy duar të bashkuara para lterit të lutjes në atë poziten ëngjëllore, ishte betuar në nderin e sinqeritetin?

Jo! Ishte e para se kjo nuk ishte zonja e befasisë së papritur me dy duart e bashkuara tek lteri që ishte betuar për nderin. Ishte kjo Zonja me masken e përsosur në fytyr e bindur, e sprovuar se nuk do e tradhëtoj maskota sikur ia kishte bërë ajo me të tjerët, se nuk do e tradhëtoj sa të zbulojë se përketë nga botë harbut ustallaresh. Rrëmbimtarëve në terr të të mirave, shkaktarëve të fatkeqësive të tjerëve! Shpifësira frikësuese! Ishte Zonja që kishte jetuar tërë jeten me masken e ëngjëllushes duke dijtur se pa te do ishte hiqkushi. Ajo përdhesa morale që zhvlerëson personin femror deri tek një neveri e urrejtje e papërmbajtur duke t’a hedhur dashte-s’dashte pas shpatullash detyren iskonike të hymnizit të zakontë personit të femres. Ishte Zonja që në plotërinë e dukjes reale të saj, me mizerinë që shpërfaqë, rrënon imazhin frymëzues për femren, atë perceptimin spontan inspirativ të cilin e shkakton vetë natyra (libido frojdian) për ta bërë pamatur ngacmonjëse e të qëndrueshme përtritjen e jetes nëpërmjet adhurimit të gjinisë tjetër. Ishte një shëmti që sapo u zbulua e tillë, sapo u zbulua shkalla në të cilën takon-ajo shkalla e harbutrisë neveritëse, makutria e saj, makiavelizmi, falcitetet prej gjithëfaresh, në sagën që tashmë gjëndej tek pika përfunduese- më saktë mu tek epilogu, tek krijoj zagushi tek personazhet e kaos tek sistemimi i tyre e në e para dhe huti tek unë, detyroj revizionin e sages, riinterpretimin dhe rikonstruktimin e gjithë procedeut për ta vendosur në vendin dhe këndin që përket.

Ishte kjo personi që e maskuar jipej heroina e guximshme, personi në poziten ëngjellore që ishte betuar tek lteri për nderin e sinqeritetin dhe ashtu duke improvizuar, dominoj sagen. Sapo hoq ate, doli shëmti neveritëse që e zhvlerësoj deri tek turpi. Ishte Zonja Maska!

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page