top of page

Nuk është si Lufta e Trojës!


Nuk është si Lufta e Trojës!

Fatmir Terziu


Nuk mund ta anashkaloj. Ditë e bukur, me analogji Dielli, me cipalin fundvjeshtak të hedhur krahëve, prezenca e hijeve në park është kalimtare. Si formëza të sajuara pos gëlltitjes dinake të reve, ngjyrania e pështjellës nduk dhe zhduk vetvetiu prezencën dhe qasjen e tyre. E mesditës është ndryshe. Është vërtet hije. Por ajo e mëngjesit?

Një mëngjes, vendosa të pyes hijet se cili është miti i tyre. Miti i tyre? Më saktë miti i tyre i preferuar. I pyeta se cili mit mendonin se ishte më i madhi dhe ai që kishte një ndikim të madh tek ata. Më interesantja, miti që do t'i bënte të dëshironin më shumë. Disa hije thanë vampirë, disa thanë dragonj, disa thanë origjinën e botës dhe sigurisht, shumica prej tyre thanë mitologjinë e famshme greke.

Dhe pyeta disa hije më të mëdha. Hije rrapash të mbira e të shkrira me gjendëgjindjen e tyre të ndjeshme. I pyeta, cili mit mendojnë se është gjëja më e pamundur të ndodhë. Cili është miti që nuk do të jetë kurrë i vërtetë?

Dhe unë u befasova kur disa thanë se miti i tyre i preferuar ishte kultura e strukjes, talljes, nëpërkëmbjes, thashëthemit, e gjithë atij trendit me organin e pistë të shtrydhur pikë-pikë, në rrënjët e tyre, natyrisht i ndjekur nga të qeshura.

Sikur të jetë një mit, sikur të jetë trillim, sikur të jetë diçka që nuk është e vërtetë. Sikur të jetë thjesht vetëm një pshurrje. Pshurrje mitike. Pshurrje kulture. Pshurrje-kultura!

Pshurrje-kultura është një mit. Nuk është vërtetë. Nuk e besoj. Nuk po ndodh. Me sa duket, është thjesht një vepër fiksioni për disa koka. Me sa duket është një mit kur ndodh çdo ditë. Është një mit kur ua raporton atë dhe në vend që të pyesësh “A je mirë?”, pyetja e parë që do të bëjnë është “Çfarë kishe veshur?”.


Sepse fundi juaj ishte arsyeja, sipërfaqja juaj pa mëngë ishte ajo që u dha leje. Dhe kur ju u tha atyre se keni veshur xhup dhe pantallona, ​​ata do t'ju pyesin "A keni pirë?". Kur dikush ka hequr diçka që është e juaja pa pëlqim dhe ju do të fajësoheni. Sepse kishe veshur pantallona të shkurtra. Se fundja…, kishe pirë, sepse ishe vetëm jashtë. Është një mit kur ikja e lëngshme nëpër rrënjë hijesh është e lirë, por ajo që ndodh me hijen është sikur të jetë viktima. Viktima e tillë ende vuan dhe vazhdimisht turpërohet. Është një mit kur bota mendon se burrat që pshurrin hijet janë burra të dobët, kur ata nuk mendojnë se hija e burrave është gjithashtu e rëndësishme. Dhe këtu ngatërrohen njerëzit. A janë hije njerëzit? A kanë hije njerëzit? Do të ishte absurde të ngatërronim këtë me një përgjigje ndryshe. Do të ishte vërtet hata, se kur njerëzit vazhdojnë të bëjnë shaka, për diçka që mund të shkatërrojë jetën e dikujt tjetër. Me sa duket të gjitha këto gjëra nuk janë reale, këto gjëra nuk po ndodhin. Janë thjesht endja e një përralle.

Por si mund të mendojë një person se pshurrje-kultura është një mit? Ajo, pra pshurrje-kultura a nuk ekziston?

Nuk është si lufta e Trojës. Nuk është, sepse është shumë më kaotike. Shkatërron dhe vret njerëz. I lë njerëzit e këqij të fitojnë dhe viktimat të vuajnë. Nuk është si vampirët që nuk flenë dhe u duhet gjaku i njerëzve. Përkundrazi kjo është edhe më e rrezikshme se vampirët. Kjo normalizon diçka të rrezikshme. Diçka të tmerrshme. Dhe janë vetë njerëzit.njerëzit e krijuar hije nga hijet. Njerëzit që e bëjnë atë, që kontribuojnë në të dhe që nuk bëjnë asgjë për ta ndaluar atë?

Janë më keq se përbindëshat në mitologji. Dhe pse do ta quajmë atë një mit kur mësojmë diçka të mirë në mit? Kur miti na mëson diçka të mirë në jetë? Pshurrje- kultura nuk është një mit, pshurrje-kultura po ndodh kudo.

Ndodh dhe ne pranojmë. Ndodh me publikime. Me botime. Me mos … ndodh dhe ne heshtim. Heshtëm dhe heshtim. Ndodh… ndodh. Kur ndez televizorin dhe sheh humoristë që bëjnë shaka me pshurrje-kulture, kur njerëzit e quajnë viktimën pshurrje-kulture, ata e njohin një pshurrje-kulture, kur njerëzit nuk i besojnë dikujt kur ai/ajo i raporton, kur deri më tani, pshurrje-kultura konsiderohet ende e pashmangshme. Pshurrja-kultura nuk është një mit, pshurrje-kultura është e vërtetë, pshurrje-kultura po ndodh. Dhe thonë kjo është kultura! Ajo është pjesë e realitetit tonë postmodern, agravimit të gravurës së djeshme, në një formë më të ndjeshme, duke zbuluar e diktuar format gjenitale. A nuk është fatale? E na duket se ne po çmallemi, me të cilën duhet të përballemi. A jemi të dehur?! A jemi të pirë?! Atëherë, çfarë të bëjmë me gjërat që nuk na sjellin asnjë të mirë? Për gjërat që dëmtojnë realitetin tonë? Ne bëjmë gjithçka që mundemi për t'i ndaluar, për t'i shkatërruar, për t'i shtypur. Dhe kjo duhet të ndodhë me pshurrje-kulturën, duhet të ndodhë tani. Nuk është një humor i tillë televiziv, narrativ, apo… prezervativ një mit, që na duhet këto ditë. Edhe këto ditë po ia bëjmë marifetin vetë lojës me larushinë kulturore e 'copy-paste' të bojës. Nuk është si Lufta e Trojës!

Është analogjia e vonuar e diellit? Analogjia e Diellit i referohet momentit në librin e gjashtë, në të cilin Sokrati, pasi u nxit nga Glaukoni për të përcaktuar mirësinë, propozon në vend të kësaj një analogji përmes një "fëmije të mirësisë". Sokrati zbulon këtë "fëmijë të mirësisë" të jetë dielli, duke propozuar që ashtu si dielli ndriçon, duke i dhënë aftësinë për të parë dhe për t'u parë me sy me dritën e tij, kështu ideja e mirësisë ndriçon të kuptueshmen nga e vërteta, duke i shtyrë disa studiues të besojnë se kjo formon një lidhje të diellit dhe botës së kuptueshme brenda sferës së alegorisë së shpellës. Shpella?! Aty hija është dhe mbetet e padukshmja. E fshehta. Në psikologjinë analitike, hija është ose një aspekt i pavetëdijshëm i personalitetit që egoja e ndërgjegjshme nuk e identifikon në vetvete, ose tërësia jonë amorfe.

55 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page