top of page

Notat


Notat

Nga Fatmir Terziu


Notat më kanë udhëtuar si kohërat

më rrjeshtuan në kulmin e fëmijërisë që fluturoi

u përkulën në mbrëmjet e prindërve ku flisnin mësuesit

mbështjellë me pentagramin e koncerteve ngjyrë flamuri

dhe me urdhërin e ftohtë të gishtit tregues,

grushtin lart në një Tabelë Muri,

nëpër fletore

gjerbojnë lotët e hidhura prej tyre,

që bashkojnë tri dimensionet e flokëve të kokës sime

e mjekrën që mbulon fytyrën me nota të tjera

asgjë ndryshe

vetëm koha

lodhet me kohën e tyre

asaj që zverdhi dëftesat

pastaj zbret në faqet e historisë,

vetë notat,

sërrish nota në dëftesa të tjera

kapërcejnë në linçimin e pavëmendshëm të qepallave

duke gërmuar sa afër dhe aq larg

midis ikjes dhe ardhjes

me këmbën e djathtë në prag

në agimin e lagur prej faljes

në faqet e një Libri të Madh

ku flutura nate mësyjnë prej dritares

kanë mall

notat nuk kanë varrezat e tyre

kjo udhë është plagë

varrosen vetëm me shkencën e syve,

notat psallme që dhembin

se u hynë në „hak“ fëmijërive,

që s'patën shans të burrërohen për vendin.

28 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page