top of page

NJË ZBULIM I VONUAR…


KRISTO ZHARKALLI

(SHËNIM PËR SHKRIMTARIN AMERIKAN KURT VUNNEGUT) NGA KRISTO ZHARKALLIU.

Shumë njerëz mburren se njohin shumë gjëra, ose se dine gjithçka; këta janë në përgjithësi njerëz me dituri të pakta,ose mesatare që,tekefundit, nuk çajnë kokën për njohuri të tejskajëshme…Unë konsiderohem njeri me njohuri mesatare (kështu dua të besoj!) që ka përmbushur njohuritë e tij duke lexuar papushim. Ka mundësi të kem lexuar më shumë se kushdo tjetër, madje akoma dhe sot lexoj dy libra njëkohësisht …madje dhe kur udhëtoj me urban mbaj me vete kindlin elektronik dhe lexoj anglisht libra të ndryshme.Me izolimin e karadinës nga epidemia e mallkuar,u detyrova të qëndroj në shtëpi rreth një vit e ca,përderisa njerëzit e mi nuk më lejonin të dilja nga shtëpia, duke më furnizuar ata me mjetet e jetesës. Nuk takoja njeri, nuk mundja të shikoja mbesat e mia të dashura që banojnë në një lagje tjetër të Athinës. Fatmirisht kemi mjetet elektronike, skype dhe vajber me të cilët komunikoja çdo ditë si me njerëzit e mi në Zvicër ashtu dhe të afërmit e mi në Athinë,kryesisht me mbesat dhe vajzën. Disa here dhe me të afërmit e mi në Shqipëri-Korçë Tiranë e Gjirokastër.(QOFSHIN MIRË ATA QË SHPIKËN CELULARIN, VAIBERIN WACHUP DHE SKYPE!)

Veçse nuk mund të lëvizja as të shkoja të mirrja bukë ose të shkoja në supermarket. Të gjitha i porosiste ime bije dhe m’i sillnin tek dera të maskuar si mos më keq! KJo qe arsyeja që nuk munda t’i plotësoj kërkesën një mikut tim të vjetër nga Tirana, i cili më kërkoi t’i gjeja disa dokumenta në Bibliotekën kombëtare të Greqisë. Jam i bindur se nuk më besoi, duke menduar se nuk pata dëshirë t’i plotësoj kërkesën. Më vjen shumë keq që nuk më besoi ndonse kam dhënë prova jetësore për sinqeritetin tim. Ai nuk komunikoi më me mua duket nuk ka marrë parasysh moshën 82 vjeçare dhe nuk mund të jem i sigurtë se më tepron më koha që dikur ta takoj dhe t’i shpjegoj. Sidoqoftë tani kam filluar të qarkulloj më lirisht përderisa u vaksiova para dy muajve. Do të duket e tepërt të bëj shpjegime të tilla kur është e njohur situate e epidemisë dhe rrethanat ku jetojmë ne të moshuarit.. Sidomos kur mua më kontrollonin rreptësisht fëmijët..

NJë nga nevojat e mia më të ngutëshme ishte si të gjeja libra. Të gjitha librat në kindël (anglisht) i pata lexuar kurse librat në shtëpi që kam mbushur tre dhoma me biblioteka, i pata “shrytëzuar”. NJë bibliotekë e kam me libra shqip, një me anglisht dhe tjetra sigurisht greqisht. Është e vërtetë se kam shumë kohë të gjej ndonjë libër shqip vitet e fundit dhe nuk e di se çfarë qarkullon më në botimet shqip. Nganjëherë ngashërohem duke menduar se ç’do të bëhet me librat e mi pasi të mos jem më këtu. Dihet se si vajza,djali dhe mbesa kanë biblioteka të pasura dhe nuk besoj që dikur të interesohen për librat e mi, sidomos ato në gjuhën shqipe. Por nuk është koha të brengosemi për “mëpastaj” Problemi im pra ishte libri. Nu më pëlqen televizioni, nganjëherë e urrej ekranin e gënjeshtrave dhe të ekzagjerimeve. NJë libër është diçka që më qetëson, më bën të mendoj dhe të jetoj,akoma me ëndrra. Vajza ime, pa më pyetur ma zgjidhi këtë problem! Disa here më ka porositur libra me botime të reja- tashmë janë mbledhur mbi njëqind(100) të tilla që nuk i kam vënë në rafte se nuk kam ku t’i vë dhe i kam lënë kudo…libri nuk të ndot kurrë kudo që të jetë. Lexova shumë tituj interesante dhe të panjohur për mua…Në mes të një togu ishte një libër me kopertinë pak të çuditëshme që nuk binte në sy. Madje besova se mos ishte ndonjë libër që e botoi dikush për vete. Madje edhe tituli m’u duk i pazakontë: “NJË NJERI PA ATDHE…” E mora në dorë! Do të jetë ndonjë i ri anarkist! Pastaj lexova dhe emrin e shkrimtarit, i cili ishte krejt i panjohur(!) për mua: KURT VUNNEGUT…

Nga ato që lexova në kopertinë mësova se ishte një shkrimtar i njohur amerikan! M’u duk interesante që në çdo tre katër faqe ka nga një faqe me shkronja të mëdha të shtrrëmbëra ku lexon gjëra disa here interesante dhe here të tjera pa kuptim apo humoristike. Dikur vendosa: do ta lexoj, thashë. Madje e kam zakon të lexoj çdo libër që më bie në dorë.. Merreni me mënd habinë time kur lexova se libri ishte shkrojtur nga një 82 vjeçar!! Por kjo pak rëndësi ka. Libri është i mrekullueshëm, origjinal i papërsëritëshëm dhe ai ka shkrojtur kaq libra që unë nuk i pata njohur! Madje u habita kur vajza më tha se ajo e dinte shkrimtarin dhe se kishte lexuar dhe libra të tjera të tij dhe “se nuk jeton më”…duke e krahasuar me Mark Tuen-in! E shikoni? NJë 82 vjeçar po kënaq një 82 vjeçar tjetër mjaft vite më vonë qëkurse ai shkrojti librin e tij. Nuk do të analizojmë përmbajtjen e librit- është plotësisht me përmbajtje politike shoqërore, ka një humor të mrekullueshëm që të bën optimist megjithë pesimizmin e tij satirik. Sa të rrojmë pra mësojmë dhe kur thotë se “në se Perëndia do të ekzistonte duhej të ishte ateist” që të pështatej botës dhe kryesisht Amerikës…

Më vjen shumë keq që e njoha kaq vonë shkrimtarin e talentuar …I cili me humor shpjegon pse nuk mori çmimin Nobel. S’ka gjë…as Ismailit tone do t’ja japin por kjo nuk e bën shkrimtar të vogël… Nuk dua t’i bëj rekllamë shkrimtarit amerikan, nuk e ka më nevojë se ai nuk beson në jetën tjetër as në parajsë. Këtu tregoj dobësinë time se sa gjëra mund të mësoja akoma dhe nuk i mësova…jo se është vonë:kurrsesi jo, si do të thoshte dhe KURT VUNNEGUT…

KRISTO ZHARKALLI, Athinë 20-7-2021.

32 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page