top of page

NJË VERË E NXEHTË MË VETMI..


Shumë njerëz nuk e kuptojnë ndoshta se si mund të ndihesh i vetmuar në një qytet të madh ku banojnë miliona njerëz. Vetmi mun ta quante një bari me delet e tija në mal por çuditërisht ky nuk e quan veten të vetmuar përderisa ka delet- me të cilat kuvendon për bukuri, ose qëntë besnikë të cilët i qëndrojnë roje ditë dhe natën nga çdo ‘’keqbërës’’ malor. Ai ndez zjarrin, ngroh qumështin duke biseduar me veten ose duke kënduar lehtë lehtë- askush nuk e dëgjon që ta ‘’kritikojë’’ se si këndon, pastaj u jep dhe qënve-shokëve të tij besnik të hanë dhe...dhe pastaj ja shtron gjumit për shtatë palë qejfe duke ëndërruar gruan apo gocën që shpreson ta martojë! Jo,bariu atje në mal nuk ndihet i vetmuar se pranë tij ka delet e urta që përtypen të qeta.Nga ana tjetër një fshatar s’ka si të ndihet i vetmuar se shtëpitë janë të ngjitura, të gjithë janë të njohur dhe farefis dhe në mbrëmje mblidhen në kafene dhe pijnë ndonjë raki, madje luajnë dhe xing...Gjatë verës në fshatra kthehen dhe të rinjtë që banojnë dhe punojnë në qytet, ose dhe në emigracion- dhe fshati merr gjallëri të veçantë, madje bëhen dhe disa dasma.. dhe rakia derdhet lumë dhe kënga de vallja ngjall akoma dhe të vdekurit...varret e të cilëve nuk janë larg... Dihet se si në Greqi ashtu dhe në Shqipëri afo gjyma e popullsisë ndodhet në emigracion e shpërndarë në të gjitha vendet e botës (në Shqipëri këto 30 vitet e fundit, kurse në Greqi që nga fillimi i shekullit të kaluar) Kësisoj nuk habitesh kur kudo gjen grekë ose shqiptarë. Para do kohe isha në Bazil të Zvicrës dhe në mbrëmje na çuan në një lokal buzë lumit Rino..Atje na shërbente një vajzë dhe unë e kuptova se ishte nga anët tona. I fola greqisht dhe ajo buzëqeshi me kënaqësi dhe m’u përgjigj në gjuhën greke. E pyeta se sa vjet jeton në Zvicër dhe më tha: ‘’Njëmbëdhjetë vjet!’’’’Dhe nga je?’’ e pyeta më tej. Nga ishulli Mitilini...dhe kështu me radhë. Ato ditë pra që qëndrove në Zvicër- bëmë dhe një udhëtim të shkurtër në Gjarmani e Francë...Kudo gjetëm grekë dhe shqiptarë. Madje unë qeshja se zona ku banonim quhej...’’Lagjia Shën Alban..’’ dhe ngacmoja shoqëruesit dhe të afërmit e mi duke u thënë : ‘’E shikoni? Shënjtori ka qënë shqiptar! Alban-Albania...’’Sigurisht as unë i besoja ato që thoshja por një shaka nuk prrish punë askurrë..Të tjerët vjedhin Skënderbeun (Gjergj Kastriotin)dhe e paraqesin të tyre- si bëhet me Konstandinin e ...Madh e shumë të tjerë, Zvicra do të dëmtohej po t’i vidhnim ne shën Albanin?Kurrsesi jo! (Tani nuk është koha e diktaturës kur ndaloheshin shnjtorët!!!!)

POR SIKUR U LARGUAM NGA TEMA... Çështja është vetmia verore në një qytet të madh si Athina-akoma dhe Tirana-(Nuk eshte hera e pare qe mirrem me kete dukuri te te moshuarve!) kur ecën në rrugët e njohura dhe nuk gjen asnjë njeri të njohur, thua se të gjithë janë zhdukur nga faqia e dheut. Nuk është shaka. Kjo më ndodh mua vitet e fundit gjatë verës kur njerëzit vrapojnë të ‘’pushojnë’’ larg qytetit zhurmues...Por dua të kujtoj mbresat e mia nga takimet me emigrantët grekë dhe shqiptarë në vendeet e lartpërmendur. Për shqiptarët nuk më mungojnë përshtypjet e takimeve akoma dhe në Greqi (si i takojmë vazhdimisht në mjetet sociale-Internetit) Ndryshimi ndërmjet emigrantëve greke dhe atyre shqiptarë është i madh dhe i pashpjegueshëm për mua. Kudo që takova grekë- akoma dh qipriotë- (shumica e tyre ose kanë dyqane ushqimi ose janë servitore të këtyre ndërmarrjeve të vogla-) flasin me nostalgji dhe dashuri -akoma dhe krenari- për ish Atdheun e tyre Greqinë, madje kudo do të gjesh një shënjë greke-flamur ose portret- të lashtësisë. Nuk do të gjesh kurrë një nga këta të ankohet për keqtrajtim ose keqjetesë në vendin e tyre, madje përpiqen të të bindin se Greqia akoma dhe fshatrat i tyre malore-janë të bukura dhe ëndërrojë të kthehen një ditë...Dhe të mos harrojmë se edhe këta-grekët- u larguan nga vatrat e yre nga varfërie e madhe akoma dhe nga padrejtësia që mbizotëronte në vendin amë! Megjithatë ndihen krenarë që janë grekë (akoma dhe ata që dikur ishin arvanitas ose vllehë që u asimiluan!) Këtë dukuri fantastike e kam takuar shumë herë në udhëtimet e mia gati gjashtëdhjetëvjeçare! Dhe pse të mos e them?I kam pak zili...

Tani le të kthehemi pak tek shqiptarët e emigruar. Emigrimi masiv i shqiptarëve filloi pasi u shëmb diktatura-(dihet kjo) se më parë ishin të pakët dhe mirreshin me politikë- me antikomunizmin. E çuditëshmja ishte se ata që e donin shumë Shqipërinë dhe ishin krenarë me të aso kohe-para shëmbjes-ishin kosovarët. Aso kohe më ishin afuar shumë kosovarë me të cilët kisha krijuar miqësi vllazërore,madje askush nuk guxonte të thoshte një fjalë të keqe për ‘’Atdheun amë’’ si e quanin ata Shqipërinë. Pastaj gjithçka ndryshoi. Shqiptarët e Shqipërisë i u sulën vendeve fqinjë nëmënyrë të papërmbajtur. Por kjo është një histori e hidhur dhe e paharruar, aq dhe e shëmtuar për shqiptarët. Me të drejtë aso kohe shanin regjimin komunist dhe besonim se urrejtja e disave prej tyre ishte vetëm për diktaturën...Mjerisht u gabuam! Mllëfin më të madh e kishin për atdheun e tyre Shqipërinë dhe kush mundi shpejt e shpejt ndryshoi emër, indetite-ndërroi fenë dhe...harroi se ishte shqiptar! Shumë prej tyre u pagëzuan të krishterë-në moshë të madhe- thua se donin të ndërprisnin çdo lidhje me vendlindjen e tyre. Por vitet kaluan dhe Shqipëria duke çaluar po bëhej demokratike...qoftë duke çaluar. E, me kalimin e kohës dhe me ndryshimet politike që po bëheshin besonim se edhe emigrantët do të zbuteshin dhe do të dashuronin atdheun e tyre! Ba-a-a! U egërsuan më shumë! Madje kur shkonin-dhe shkojnë për vizita (kanë lënë pleqtë prapa!) kapardisen me vetura duke lavdëruar jetën e tyre në mërgim dhe duke përbuzur çdo gjë shqiptare! Asgjë të mirë nuk ka Shqipëria..kurse Italia ose Greqia..lëre mos e nga! Thua se nuk e dimë se ç’punë bëjnë në këto vende! Ato gra që kapardisen...në Itali ose në Greqi- shumica e tyre dërmuese janë pastruese nëpër shtëpi madje shumë herë ushqejnë dhe burrat dembelë që nuk gjejnë punë, madje hidhen dhe deri në kafene të pijnë ndonjë uzo me ndonjë bashkatdhetar! Ndërsa gratë rropaten duke pastruar shtëpitë e grekëve, italianëve, gjermanëve... ose duke mbajtur e pastruar ndonjë plak të sëmurë.. ata,burrat, bëjnë qyfyre duke sharë Shqipërinë në...internet se domosdo internet kanë! Më bëri përshtypje se si në disa portale shkruajnë komente se sa të mira na qënkan bregdetet greke- ku të krahasohet Saranda me Korfuzin? Madje-thonë- se plazhet në Greqi na qënkan të gjitha të lira për popullin- plot pastërti e shërbimet plot kulturë dhe si nuk thonë dhe...falas! Kurse plazhet e Shqipërisë- nga Ksamili, Saranda, Himara, Vlora Durrësi e deri në Shëngjin janë për turp- për faqe të zezë... ndonse vetë nuk i kanë shkelur...

Është e kuptueshme që të bëhet rekllamë turistike- por kjo nuk ka të bëjë me komentet e emigrantëve shqiptarë që urrejnë kaq shumë ish atdheun e tyre. Jo se nuk ka të meta..por asgjë të mirë nuk gjejnë ? Ashtu si bëjnë disa fletushka që akoma qarkullojnë me letër në Tiranë që përditë vjellin vrer- gjoja kundër qeverisë por në fakt urrejnë vetë vendin e tyre. Çdo fjalë e keqe antishqiptare që thuhat jashtë- nga kushdo- këto fletushka e botojnë në faqet e para me shkronja gjigante ! ‘’Ja ç’tha filani kundër Shqipërisë!’’ ‘’Ja si e cilëson Shqipërinë filan gjerman ose grek!’’ Ky qënka narkoshteti që kalb gjithë botën! ‘’Bobo, në Shqipëri nuk ka liri shtypi! (Dhe le të thonë vazhdimisht ‘’Hajdut’’ kryeministrin e vendit..). Dhe emigrantët? U mbajnë ison! Po, Shqipëria është vend i kalbur vend i hajdutëve, vend i kriminelëve dhe ne shpëtuam se jetojmë në parajsën e Greqisë, Italisë, Gjermanisë dhe Anglisë ku nuk ka kusarë, nuk ka drogë, (droga është shpikje shqiptare! Mëparë në botën engjellore të perëndimit të lirë,nuk ishte dëgjuar se ekzistonte droga dhe prostitucioni!!!) nuk ka kriminelë...nuk ka mafje..që është shpikje shqiptare .... Të gjitha këto i mendova sot në këtë ditë të nxehtë në vetmi...se edhe unë në njëfarë mënyrë emigrant jam dhe nuk kam dhe kujtimet më të bukura nga Atdheu. Por ai është Atdheu Ynë.. Në atë TOKË na ka rënë KOKA! Por me këtë rast do t’ju tregoj një histori të vjetër. Në kohën e diktaturës kur lejoheshin shumë pak njerëz të vizitonin Shqipërinë, më erdhi një letër nga i ati i Elena Kadare –(gjë tepër e çuditëshme dhe e papritur për mua armiku i popullit) ku më lutej të ndihmoja një të afërmin e tij që vinte nga Amerika se si të orientohej të vizitonte Shqipërinë-se si duhej të shkonte në ambasadë etj. Dukej se i ishte aprovuar leja të udhëtonte si vizitor në Shqipëri. Dikur erdhi nga Amerika vizitori në fjalë dhe me njiherë kërkoi të takohej me mua:Ishte një njeri i mirë dhe unë sigurisht nuk isha nga ata që do ta inkurajoja për një udhëtim të tillë (Vetë Kadareja kishte refuzuar të takohej me mua kur kishte vizituar Athinën dhe kishte të drejtë!) Sigurisht e udhëzova se si mund të shkonte në ambasadën shqiptare që të konfirmohej viza.Pastaj ai donte të më bënte darkën. Atje pasi biseduam e thamë mjaft gjëra për Shqipërinë dhe kur ai vuri re se mendimi im Ishte negativ për gjëndjen e brendëshme të Shqipërisë, ai më ndaloi dhe më bëri këto pyetje: ‘’KA DROGË NË SHQIPËRI? ‘’Jo zoti na ruajt!’’u përgjigja unë ateisti. ‘’KA PROSTITUCION NË SHQIPËRI?’’vazhdoi pyetjet ai. Jo, sigurisht nuk ka’’-thirra unë duke harruar kësaj radhe zotin!’’ Atëhere ai ngriti gotën dhe tha: ‘’Kjo shoqëri më pëlqen! Ne në Amerikë na ka mbytur droga dhe prositucioni! Sëmundje tepër të rënda!’’ (Kjo tregon se nuk janë shqiptarët shkaktarët e drogës dhe të prostitucionit..)

Besoj se Kombi i Arbërit ndodhet në periudhën historike,ë të mirë të historisë së tij Sot kemi dy shtete shqiptare, qarkullim ilirë me shqiparët e Ohrit dhe Dibrës së madhe (republika veriore të Maqedonisë) ku shqiptarët kanë fituar të gjitha të drejtat kombëtare- shqiptarët e Malit të Zi kanë kryeministër një shqiptar dhr, kryesorja tashmë ekzistojnë dy shtete tç pa varura shqiptare-Kosova dhe Shqipëria. Madje dhe studentët e Luginës së Pershevës do të shkollohen në Gjirokastëe...ku ka më mirë? Sigurisht ka më mirë dhe do të kishte në seshqiptarëtnuk do të vazhdonin të luftojnë njeri tjetrin...Ëshntë e çuditëshme ajo çka po ngjet me kombin shqiptar ku të dy kryeministrat- Kosovë dhe Shqipëri- nuk flasin me njerfi tjetrin, nuk komunikojnë veçse me ironi dhe batuta armiqësore...Ështrë epabesueshme që një kryeministër i një vendi-qoftë Kosovës ose Shqipërisë-të mbaë mëri dhe të mos takojë kryeministrin e vendit Amë (por duket nuk e konsiderojnë më Shqipërinë Vendi Amë!) Çfarë armiqësie është kjo? Edhe njëherë shqiptaët po përçahen dhe po i nxjerrin sytë njeri tjetrit? Duket e pabesuar! Thua se njëri është Zelenski dhe tjetri Putini...ndonse unël besoj sekëta do të flasin me njeri tjetrin në se do të krijohen kushtet që të takohet... Kurse Albin Kurti nuk e bën kabull të takohet me Edi Ramën! Sëmundja e shqiptarëve është mosmarrëveshja ndërmjet tyre, ambicjet personale, xhelozia dhe patjetër mëndjemadhësia. A nuk është turp që dy Kryeministra shqiptarë të mos flasin me njeri tjetrin, të mos mirren vesh dhe të caktojnë një politikë të përbashkët kombëtae!?Ç’tjetër mund të bëjë Albin Kurti? Mos të mbyllë kufirin me Shqipërinë? Marrëzia shqiptare nuk ka kufi...Pse nuk marrin shëmbull Greqinë me Qipron që kanë përherë politikë të përbashkët dhe mirren vesh për çdo hap që do të ndërmirret? Këta arrijnë të thonë se kryeministri shqiptar nuk ka të drejtë ktë ndërhyjë në punët e brëndëshme të Kosovës! Mor të uruar Shqipëria është VENDI AMË! Kështu er auanin kosovarët qëmoti...nuk ju kujtohet?Sigurisht nuk do t’u jap mend unë politikanëve shqiptarë..Ata kanë historinë e tyre-e njohin mirë tragjedinë e përçarjes kombtare.

Kristo Zharkalli, Athinë 3 gusht 2023.

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page